Jari vlerëson heronjtë e tragjedisë së tërmetit

27 Nëntor 2019, 20:24Antena TEMA

Jari vendosi të vlerësoj sot disa fenomene pozitive të vrejtura gjatë tragjedisë që pllakosi pas valës së tërmeteve në Shqipëri.

Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron.

Më poshtë po ndaj vlerësimet e mija për disa nga zhvillimet e fundit në vend. Për këtë kam dhe disa porosi të mija për situatën.

Së pari falenderoj Tv Klan dhe pronarin e saj Aleksandër Frangaj që ka shmangur në maksimum tragjizmin në opinionin publik, duke vazhduar të transemtojë telenovelat turke dhe programe humori.

Kjo bën që njerëzit të mos jetojnë me tragjedinë, por të qetësohen dhe të vazhdojnë jetën njësoj si më parë. Kjo ka shumë rëndësi në këto momente.

Së dyti falenderoj disa gazetarë nga Kosova që kanë mundur të përgjojnë bisedën Rama- Kastrati dhe skenën kur Rama i bërtet Kastratit “pse nuk ua merr lekët atyre kosovarëve”.

Kjo ka shumë rëndësi pasi tregon që Rama është dhe më i keq se oligarkët, pasi ai taksën e ka nga inati i Kosovës.

Së treti falenderoj disa patriotë shqiptarë që refuzojnë ndihmën e serbëve, grekëve dhe francezëve si armiq të kombit shqiptar. Fakti që Edi Rama i ka thirrur ata për ndihmë, është një tentativë e tij për t’i bërë ata familjarë me shqiptarët dhe ta na i fusë këtu si “Kalë Troje”. Mendoj se duhet të organizojmë protesta kundër tyre.

Së katërti një falenderim të veçantë dhe për Aleancën e Teatrit që po grumbullon lekë dhe ndihma për të dëmtuarit, duke mos ja dorëzuar ato shtabeve të qeverisë, por duke i administruar ato vetë, për shkak të përvojës që kanë drejtuesit e saj si njerëz të pakompromentuar .

Së pesti falenderoj ndërtuesin e vilës së Famlijes Berisha dhe familjes Meta në Gji të Lalzit, që kanë duruar 543 tërmete dhe nuk kanë asnjë krisje në mure. Kjo tregon se Shqipëria ka ekspertë të mirë ndërtimi por dhe përgjegjshmëri.

Fakti që ato vila nuk janë rrëzuar ose dëmtuar është një fat i madh për Shqipërinë, pasi tashmë energjitë e këtyre dy burrave të shtetit po kanalizohen tek situata emergjente dhe demaskimi i qeverisë.

3 komente në “Jari vlerëson heronjtë e tragjedisë së tërmetit”

  1. Baton DR says:

    As për shaka mos na i përmend këto pushta këto ditë Mero…po qe nxirr prapë atë mjeshtrin e mallkimeve këto ditë këtu….ishalla na bën ai të heqim pak mendjen

  2. Ilia Toli says:

    E morëm vesh që Jari është koqe. Po ju që merreni vetëm me të ça jeni?

  3. degelisi says:

    Aktualisht nuk eshte momenti per te shkruar kete rubruke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje