Lulzim Basha ka meritën që sillet si politikan normal

28 Nëntor 2019, 17:30Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Opozita nuk ka shumë gjëra në dorë në situata të tilla. Nuk ka në dorë mekanizma financiarë. Nuk ka në dorë institucione që mund të bëhen efiçente për situatën. Në këtë situatë dramatike të opozitës sonë, që nuk është as në pushtet lokal, as në Parlament, nuk ka as përfaqësim formal politik, që mund ta vinte në lëvizje.

Ndaj qëndrimi normal i një politikani në këto kushte, merr më tepër vlerë. Nuk është pak të sillesh si njeri normal.

Lulzim Basha po përpiqet të bëjë diferencën me liderët e tjerë të opozitës së vjetër në këto ditë të vështira për vendin. Ndryshe nga përpjekjet për të minuar situatën, edhe ashtu të brishtë, ai është shafqur në publik në detyrën e një një lideri politik, për t’i bërë qytetarët të ndjehen të mbështetur nga të gjitha palët.

E vendosur kjo në një kontekst shumë agresiv të disa qëndrave të opozitës, sidomos Berishës e Metës, qëndrimi i Bashës është në kontrast të thellë me ta dhe bën diferencën.

Vizitat në Thumanë apo në spitalin e Durrësit dhe paraqitjet e tij publike, përcjellin përgjegjshmëri dhe pozitivitet.

Ndryshe nga Presidenti, që në daljen e parë tek dera e spitalit të Traumës ishte i mërzitur që ne nuk e besuam që do binte tërmet, dhe jo që njerëzit po vdisnin, apo Berishës, që ka ‘zbuluar’ se tërmetin e ka shkatuar Edi Rama, pasi ka betonuar me 300 trajlera Gjirin e Lalzit tek një vend i quajtur “Syri i Kuçedrës”, për të shkaktuar tërmet, Lulzim Basha nuk ka rrëshqit në këto marrëzi.

Fusha e minuar e menaxhimit të tragjedisë ka çdo sekondë rreziqe të mëdha. Aty nuk ka vetëm vullnetarë të përgjegjshëm, apo njësi qeveritare që menaxhojnë. Në ato fusha janë vërsulur edhe plot batakçinj e sharlatanë, njerëz që duan të bëhen të njohur se çojnë një batanije apo dy bebelina, mitomanë e delirantë që mendojnë se ka ardhur dita të shfaqen si shpëtimtarë të kombit, duke bërë më shumë rrëmujë e duke ngjallur më shumë dyshime, se sa besim.

Beteja heroike e gazetarëve dhe reporterëve shqiptarë që raportojnë 24 orë nga gërmadhat, prishet shpesh nga ndonjë pronar i neveritshëm, që kënaqet më shumë kur terrorizon njerëzit, se sa kur informon për hallet e tyre.

Por nuk ka katastrofë që i shmang dot këto fenomene. Ndodhin kudo dhe kurdo. E rëndësishme është t’i izolosh dhe të vazhdosh përpara.

Ndaj kur Lulzim Basha sillet si njeri realist, kur e kupton se ata njerëz sot nuk e  kanë mendjen tek Edi Rama apo Luzlim Basha, por tek halli që i ka zënë, ai zë vend më shumë se ata të tjerët.

Qëndrimi i Lulzim Bashës merr më shumë vlerë, jo se distancohet prej tyre, por tregon fuqinë që ka për të vepruar me realizëm dhe jashtë psikopatisë politike të liderëve të vjetër të politikës, që mendojnë se çdo e keqe që vjen për popullin, qoftë dhe nga Zoti, vjen për të mirë të tyre.

Kjo është një fatkeqësi natyrore që do ketë pasoja afatgjata për Shqipërinë. Dhe jo vetëm financiare. Kjo fatkeqësi do të duhet të na riformatojë si shoqëri, duhet të na hapë një axhendë të re të zhvillimit urban, të standardeve të sigurisë dhe nevojës ulëritëse për njësi speciale të trajnuara dhe të mirëpajisura për fatkeqësi natyrore.

Kjo është një axhendë që tejkalon mandatet e një qeverie dhe duhet të jetë objektiv kombëtar. Fatkeqësia nuk mbaron kur mbarojnë goditjet e tërmetit. Ajo tamam tamam, atëhere fillon.

Ata mijëra njerëz të mbetur pa shtëpi e punë, duhet të ri-integrohen në jetë. Dhe kjo do të jetë një betejë afatgjate, ku do ketë plot kohë dhe mundësi për të bërë dhe politikë.

Guximi dhe qetësia për t’i parë në sy problemet që shkaktoi dhe do të vazhdojë të shkaktojë kjo tragjedi na e bëjnë më të lehtë të nesërmen e përsëritjes së saj.

Kjo nuk është një paqe politike mes opozitës dhe qeverisë, por një dënim i përbashkët ndaj tyre, për të mbajtur shënim njësoj, atë që po ndodh për fajin e të gjithëve.

Ndjehesh mirë kur shikon se lideri i opozitës e ka kuptuar këtë dhe të duket se të përfaqëson dhe ty në këto ditë të vështira për të gjithë.

Përjashto ata që u duken ditë feste, pasi mendojnë që tërmeti ka shembur qeverinë, dhe jo jetën dhe pasuritë e qytetarëve.

27 komente në “Lulzim Basha ka meritën që sillet si politikan normal”

  1. Endri says:

    Rama ka meriten te fshihet pas opozites diten kur shteti tregon se ka vjedhur para per dekodera ne vend qe te pregatitej per katastrofa natyrore te pritshme dhe te paralajmeruara. Ti ke merite qe vazhdon bythlepirjen 20 e ca vjecare nga Berisha tek Rama dhe sapo ky i fundit shperndan videon e Bashes nxiton dhe ti si majmun te imitosh shefin.

    1. lora says:

      kurse ti je nje cope idioti

    2. Si nuk pushojne llapaqenet says:

      Ti more llapaqen cmirzi ja ke mbledh Meros.
      Duhet te jesh nga ata hajdutet qe perfitojne nga momenti dhe fatkeqsit e tjetrit qe te ngresh lumturine tende dhe te shpellarit sali

    3. Ani says:

      …ti je një legen!

    4. Plugu says:

      S’ke ç’i bene,ka kafshe si ky ENDRI qe shkruan nga bytha.Po pse more injorant kush t’a ka fajin ty? Mero Baze shkruan ato qe jane ne realitet.Gjithashtu Edi Rama po punon shume mire,sidomos ai eshte mjaft aktiv ne kete tragjedi te termetit.Ke sy ne ball te shikosh se si po punohet? Kot te meresh me ty.

  2. I urti says:

    Termeti tregoi se cfare shteti prej letre jemi.

    1. Zagali says:

      I urti! Je si muti.

    2. NjeQytetarOptimist says:

      Eshte heret akoma te thuash dicka te tille.. Megjithese nuk ishim te pergatitur per nje katastrofe te kesaj mase (nga ana e ndihmes se shpejte qe duhet riparuar) nga ana monetare shpresoj dhe besoj qe ky shtet do bej gjene e duhur.. I ka kapacitetet qe financjarisht dhe administratisht gradualisht ti sjelli keta njerez ne jeten normale.. Mos u nxito se do flasi puna !!

    3. Tetovari says:

      Dhe ti je pjesë e saj bile shembulli më i neverit-shëm i saj!

  3. Tonin says:

    Deklarata më e gabuar politike e bërë nga z.Basha.
    Pa asnjë kuptim.

  4. Sit back and relaks says:

    Mero e kupton qe je bere gazete militante, po behesh karagjoz dhe gazi i botes. Mire qe kerkon te shpetosh Ramen duke perdorur Bashen po fut dhe diversion fhe per me teper megjithese titulli i kushtohet Bashes ne shkrim merresh me shume me Meten e Berishen. Sa per te ashtuquajturin parashikim te Metes per termetin qe keni kaq kohe qe e keqinterpretoni qellimisht ti dhe gjithe shpura e propagandes Ed Rames, Meta nuk parashikoi se kur e ku do bjere termeti, tha qe pritet nje termet heret apo vone dhe qeveria duhet te marri masa e te jete e parapergatitur per situata ekstreme si kjo qe po kalojm. Pra thirrja e Metes ishte per tu pergatitur e per ti dale perpara se keqes kurdo e kudo qe te vinte. Ne vend te merreshit me thelbin e asaj qe tha Meta propaganda e shalegjatit me leshe ne goje perfshire edhe gazeten tende u versulet ne nje denigrim e sulm personal ndaj Metes duke relativizuar rrezikun qe Meta permendi. TANI HANI MUT sa te doni, por Meta sado qen bir qeni e hajdut te jete pati te drejte ne kete rast, ashtu sic ka te drejte edhe per shkeljet kushtetuese per emerimet me kushtetuese dhe perpjekjet e pozites per te anashkaluat institucionet kushtetuese e per te vendosur nje rregjim policesk me gjykata te kapura. Grini sallat gjithe diten e gjithe naten. kjo eshte e verteta qe se luan as topi allamanit si thote populli.

    1. Tironsi says:

      cfare injorance o mjerane cdo te thote e parashikoi Meta para 3 muajve apo do i vije gjoksin ti dhe monstrat si puna jote.Bravo Rama qe po manaxhon si asnje tjeter kete fatkeqesi

      1. Sit back and relaks■●▪%^* says:

        po mer carac po, ti duhet te jesh debili ne fis mas caracit ene pusit ke bacja.

      2. Sit back and relaks■●▪%^* says:

        po mer carac po, ti duhet te jesh debili ne fis mas caracit ene pusit ke bacja..

  5. ish lexues says:

    Jam I shokuar nga ky artikull Meros se duhet te kete nje fare morali ta haje dreqi..…
    .Dihet qe Lul Basha eshte nje zorre e trashe e Berishes dhe te dy se bashku kane vrare njerez..
    .
    Eshte rasti I vetem ne bote qe nje politikan si Lubia Lul ka nje seri krimesh qe me vogla do ishte burg I perjetshem dhe normalja do ishte egzekutim nga familjet e 21 janarit 2011..
    .
    Ti Mero e ke kthyer gazeten ne Nerkorofili karshi Enver Hoxhes ( kam qene gjithmone kunder tij) por me keto qendrime tuaj xhorxhsorriste dash kalociste dhe ediramiste si dhe te politikes amerikane nga Bushet Klintonet dhe deri Trampi me dyshen satanike Lul Berishaj e keni bere ate “xhaxhi Dikatorin” profet me permasa planetare qe u duk ne termetin e fundit qe ti bashke me Ramen ..Lul Berishen dhe ciftin Meta jeni nje kompani qe e groposet ate vend

    . A eshte normale ti thuash nje gangsterri tradhetari dhe spiuni Normal ??
    .
    Vetem ky artikulli me poshte ju nxjerr “offside”
    .
    Lulzim Basha’s Gangster complott and Damir Fazllic
    07/10/2008 – 16:00.

    I personally know Damir Fazllic. I think I met him first time on the same day with Sali Berisha, unless the latter was feigning during that first meet in Washington , January 2005. The American company BG&R contracted him as a specialist for Balkans and he would be part of the team for helping PD electoral campaign in 2005. After contract was signed and it was agreed BG&R would stay by the side of PD, Fazllic asked for a contact person in Tirana. KOP (policy orientation committee) had 2 weeks it was created.
    Lulzim Basha was not that known during the time. While I had his name on the tip of my tongue to give him as the contact person. Fazllic pronounced it almost like me.- He is the one I need, – he said. Wondered where they knew each other, but I had no bad impression. Like 2 people from Balkan emigrating to Europe and Balkan it was no wonder they knew each other. But BG&R left in July. Damir Fazllic, on the contrary deepened his friendship with Lulzim Basha and his brother-in-law, who for a reason always used to stay two steps backwards or open the car door. In September 2005, during the second week of PD coming into power, they were very clear in their plan. They would make money. Damir Fazllic opened 3 companies within 2 days which always had as administrator Lulzim Basha’s brother-in-law, Erion. He sold the 3 of them later: one in Cyprus and 2 partially to a former Partizani football player of Beograd .
    .
    epilog
    Qe nje gazetar te genjeje..apo ta dredhi ne kohe te ndryshme edhe I falet
    por te lepije gelbazen e tij dhe te poshtroje lexuesit nuk I falet

  6. Dritani says:

    Mero realıst.
    Vetem mundet t ıa kursente Bashes kete shkrım sepse duke e nxjerre te ndryshem nga mortjet Shqup-Presıdence mund te lındı nje hakmarrje ndaj tıj-Bashes.
    Por fealısht Basha eshte njd zgjatım ı shemtuar ı tyre, por aı aktron.
    Te jenı te bındur per kete. Do e shıhnı pas nje jave se sı do bjerı ne fıs.
    Ka prova per kete, por Mero eshte ne te drejten e vet.

  7. Uau says:

    Bravo ish lexues , ai qe lepin gelbazen e vet ha dhe aty ku dhjet thot poplli

  8. Joti says:

    Ktheje cunin idiot nga Londra o Mero plaku dhe coja ato pare qe te ka zene fytin Ed Roma, njerezve qe kane me shume nevoje sot.

  9. Andi says:

    Shtet i deshtuar o shtet i deshtuar

  10. plaku mere says:

    Z. Baze. Ketij shkrimi sot i pershtatet perkufizimi: pordhi kali (luli) ne dere te hanit.

  11. vi says:

    Dramat vazhdjon, te trijat luhen ne te njejten vend e kohe.
    I. Politikanet: Rama, Luli e Meta, mbrojne plaqken qe moren prej nje populli te rjepure ne nje shtet prej tyre te banditizuar e me institucione qe
    kulture kane plaqkitjen…
    II. Mediat: Blendi, TOPi, Klani e gjithe soji i tyre ( pa harruar tashme edhe Meron) flasine e filozofojn, s’lene tema pa shpikur, sterpshtjellin fjale e
    fjali… Dhe duke ferkuar duart, per lekun qe po u shtohet, qajne popullin e rjepure duke mbrojtur rjepesit e tij…
    III. Populli i rjepure, nen stuhi politike e klimatike, mbi dhe e nen dhe…
    Perdja, te bie? Kursesi…sepse , separi, duhet te perfundoj drama!

  12. Shqiptar says:

    O njerez te shkalluar qe cdo gje e lidhni me politiken,poju bej nje pyetje :”A jeni te zot te luftoni me netyren?”????Po si nuk u kulluat njehere?Po cfar bagetije jeni?Po lejini institucionet e njerzit pergjegjes ute bejne punen e kush shikon dicka qe nuk shkon te veproje me ndergjegje,ndershmeri si per shtepi e vete te vet!!!

    1. era says:

      Nuk e beri krejt natyra, jo! E beri hajnia e politikes qe la njerzit ne shtepi qe vec ishin demtuar me perpara, …perse cirresh kot.Hapi syt e fole drejte se akoma mund te dridhet!

  13. Tironsi says:

    Zoti Mero Baze mbeteni nje gazetar realist dhe i sakte ne komentet tuaja, Le te jete ky nje shembull per Yllrat Farite Cimrat dhe shume felliqesira te tjere te kesaj katigorie qe perkembin gazetarine ne partiake dhe i kane kthyer ne biznese fitimprurese Respekte Mero Bazes

  14. Miku says:

    Ti z.Mero Baze, e ke ditur qe ky brek varuri eshte ne kampin tend.Ti ke 16 vjet qe bashkepunon me te, por nuk po u thoshte tamam juve me ze e figure qe ishte me ju.Te lumte Mero, ky larash eshte ne kampin tuaj, ky eshte nga fshati gruas, d.th.n. Mero nga fshati jote.Jeni 24 karat komunista, jeni pergatitur nga Sala.Ti,Lulka,Ramua , Likja etj.jeni pjelle e Saliut dhe Ramos.Tani ju doli boja fare, se deri tani ishit ndare ne kampe.Enveri ishte diktatore, por nuk shembi asnje pallate, ju bastarde po shembni gjithe Sjqiperine.Une kam urrejtje per regjimin 50 vjecare por kam 10 fish urrejtje per rregjimin tjeter 30 vjecare.Hajer mo befshi, ju ngelte me fyt haku i ketij populli te varfer por trim.ZOTI MARRTE HAK TEK JU…….!!

  15. luani says:

    O z. Mero , Luli duket se po rrin urte dhe ty te duket sikur ka ndryshuar eshte bere njeri i si te tjeret por jo Mero ai duket keshtu se e ka mizen nen kesule si i thot populli , sepse ka bere edhe vete shtese ne katet e shtepive te tij e thot po rri urte se ishalla kan harruar qeveritaret e drejtesia e nuk me rrasin brenda sepse nga ka shkele kemba e Lulit ne çdo pozicion qe eshte caktuar ka dosje te hapura te gateshme per drejtesine e re . Do ta shikosh Lulin pas pak ditesh si do shperthejne se mos ndien dhimbje ai dhe Berisha , Meta .,dhe kryemadhja , Vasili dhe Nishani .

  16. Doni rrumpallen dhe anarkin vdekjeprurese says:

    Me mire vone se kurre. Por luli nese don te patroje plotsisht ndergjegjien duhet te deshmoje te gjitha te zezat e klanit terrorist te saliut. Njejt si po vepron Izet Haxhija. Te gjith e din se ai esht perdorur prej tyre. Esht koha te behet burre dhe te bashkpunoj me drejtesin e re qe po ndertohet. Pastaj edhe populli do e besoj. Lul basha dil ne media dhe tregoju shqiptrve se kush qelloi me 21 janar 2011. Si ndodhi gerdeci dhe kush e manipuloi. Si u vodhen qindra milion dhe iken jasht ne kompani fantazem offshor, shitjen e detit etj. Do jetosh te pakten si nje njeri i ndershem. Behu si Mojsi Arianit Golemi. Edhe pse gaboi populli e fali dhe nderoi si hero

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje