Jari shpjegon se si e zbuloi që Edi Rama është idiot

29 Nëntor 2019, 20:58Antena TEMA

Dy ditët e fundit, Jari, por dhe portali i djalit të Doktorit, kanë zbuluar se Edi Rama është idiot.

Zbulimi i Jarit ka tronditur shumë njerëz, të cilët janë kuriozë ta dinë se si Jari arriti në këtë përfundim.

Sot Jari vendosi të sqarojë demokratët, se si arriti ai në këtë përfundim shkencor:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Shumë nejrëz të entuziasmuar më pyesin se si kam arritur unë të konstatoj që Edi Rama është idiot.

Ka pas shumë akuza ndaj tij, të cilat nuk bëjnë shumë përshtypje.

Fakti që e kam thënë unë këtë gjë, ka bërë shumë bujë.

Kjo natyrisht është një tregues i personalitetit tim dhe aftësisë që kam për t’i bërë njerëzit kuriozë, se si unë arrij ta njoh dikë që është idiot.

Së pari, kam kuptuar që Edi Rma është idiot, kur ai nuk besoi presidentin e vendit, që dha alarmin se do të binte tërmet.

Me kompetencat kushtetuese që ka presidenti dhe duke i krahasuar ato me kompetencat e kryeministrit, kryeministri, d.m.th. Edi Rama, nuk ka asnjë të drejtë të dyshojë tek presidenti.

Është në përgjegjësinë e presidentit ajo që thotë.

Detyra e kryeministrit është të besojë presidentin.

Fakti që ai nuk beson presidentin, tregon se është idiot.

E dyta, është që kryeministri e ka thelluar idiotësinë e tij duke mos besuar as zëra realistë që përhapin lajme rreth tërmetit, siç ishte portali “Jeta është qejf”, apo ajo vazja nga Durrësi.

Duke mos i besuar ata, duke mos besuar që mund të shpërthejnë depozitat e Porto Romanos, ai në fakt nxit elementë armiqësorë, që t’i shpërthejnë ato.

E kundërta do të ishte më e lehtë.

Nëse ai do t’i pranonte këto lajme, atëhere armiqtë do të rezervoheshin.

E treat, që është dhe më e rëndësishme, Edi Ramës i ka thënë idiot dhe Çim Peka.

Nëse nuk më besoni mua për shumë arsye, kur të thotë dhe Çim Peka idiot, do të thotë që ke marrë fund.

Se herën e shkuar Çim Peka parashikoi tërmetin dhe nxorri 1 milionë njerëz në rrugë.

Edi Rama nuk nxjerr dot as gjysmën e tyre.

E katërta, është akti i rëndë që ka bërë Edi Rama duke bllokuar me 300 trajlera beton, “Syrin e Kuçedrës” në Lalëz.

Kjo gjë shkaktoi tërmetin dhe mori më qafë Shqipërinë.

Fakti që Edi Rama nuk beson se ekziston “Syri i Kuçedrës”, tregon se është idjot, dhe këtë ja ka vënë në dukje dhe Doktori.

Në fund dua të them se unë kam një përvojë të gjatë jetësore si ushtarak, e më pas si ministër e deputet, që në shumicën e rasteve, shefat më shanin idiot.

Kjo më ka pas shkaktuar shumë dhimbje dhe kam studiuar privatisht se çdo të thotë idiot.

Pas shumë zbulimeve, kam arritur në përfundimin se idiot do të thotë të mos kuptosh çfarë të thonë njerëzit e zgjuar.

Edi Rama është rasti tipik që injoron zërat që lajmërojnë rreziqet në Shqipëri si Ilir Meta, Doktori, Çim Peka etj.

Kjo më ka bindur që ai është idiot.

I juaji, Jari!”

1 komente në “Jari shpjegon se si e zbuloi që Edi Rama është idiot”

  1. Asi says:

    Vetem nje super idiot ,qe i mungon vetem samari mund te percaktoje sakte nje kolegun e vet idiot!
    Por e keqja eshte se keta 29 vjet na kane qeverisur vetem idiotet,pra eshte veshtire klasifikimi i tyre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje