Besa Kokëdhima tërhiqet nga “Kënga Magjike”: E kam të pamundur…nuk jam në gjendje të gëzoj

Besa Kokëdhima është tërhequr nga gara e festivalit “Kënga Magjike”. Artistja në një deklaratë publike bërë pak orë më parë në Instagram ka pohuar se për shkak të tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit që ka prekur vendin ajo e ka të pamundur të performojë në skenën e festivalit.

“Te dashur miq, me keqardhje ju njoftoj se ne kete kohe tragjedie, pikellimi dhe paniku, e kam te pamundur te performoj “Histori” me dt 5 – 7 Dhjetor ne Kenga Magjike 2019.

Zemra ime eshte e ngarkuar me deshperim dhe vuajtje per ata qe nuk jane me, dhe nuk jam ne gjendje te gezoj kur me bashkekombesit e mi ka ndodhur kaq shume; ndaj me duhet te terhiqem zyrtarisht nga Kenga Magjike 2019”

Në shenjë zie dhe pikëllimi për jetët e humbura dhe gjendjen dramatike që ka pllakosur vendin këngëtarja i është bashkuar kështu artistëve që kanë vendosur të anulojnë koncertet dhe pjesmarrjet e tyre në evente festive.

Besa nuk ka nguruar të falenderojë edhe stafin organizativ të festivalit duke pohuar se ‘heshtja’ është mënyra e saj për të kontribuar në lehtësimin e dhimbjes dhe respektimit të jetëve të humbura.

“Jam e bindur qe Kenga Magjike do beje nje pune te lavderueshme per te kontribuar ne menyren e saj per te ndihmuar te prekurit, une do jap ne heshtje ndihmen dhe kontributin tim per te lehtesuar sado pak dhimbjen e tyre, dhe respektuar humbjet e pashlyeshme te tyre. Kerkoj ndjese fansave te mi te cilet prisnin performimin tim dhe falenderoj organizatoret dhe @arditgjebrea per githcka kane bere per mua dhe koleget e mi!”, përfundon artistja.

Besa Kokëdhima konkurronte në këtë edicion të festivalit me këngën “Histori”.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Besa Kokëdhima tërhiqet nga “Kënga Magjike”: E kam të pamundur…nuk jam në gjendje të gëzoj”

  1. Peço says:

    Ka shpirt shumë delikat Besa, ka ngjarë nga i ati. Edhe shoku Koço mallëngjehet shpejt. Por si politikan me përvojë, atë e kanë mësuar që në rini, sesi “ta kthej dhimbjen në forcë” . Nisur nga një konsideratë e tillë, nuk di pse Kryeministri ynë nuk ja beson shokut Koço administrimin e ndihmave për të dëmtuarit nga kjo gjëmë që na gjeti. Ai është jo vetëm një administrator i aftë, por i njohur dhe i provuar për një trajtim atëror të situatave të tilla kaq delikate, ku si domosdohmëri del nevoja për një korrektësi dhe ndershmëri të lartë, cilësi këto që tek prsoni i shokut Koço janë me të tepërt. Në këtë rast, vendimi që ka marrë Besa, shkon shumë pas asaj thënies së motshme, e cila thotë: “bëmë baba, që të ngjaj.”

  2. ***** says:

    Po mirë, pse nuk e botoni komentin këtu ju?

  3. saliu says:

    Kokedhjera te japi ca leke per familjet ne hall te madh,, po nuk na plasi bytha qe nuk kendon

  4. ***** says:

    Shfaqini komentet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *