FOTO: Tjetër gjest i madh nga tifozët e AEK-ut, shpalosin banderolën në shqip: Lutuni për Shqipërinë, solidarizohemi me popullin shqiptar

30 Nëntor 2019, 20:15Sport TEMA

Tërmeti i tmerrshëm që godtit Shqipërinë më 26 nëntor, ka bërë që solidarizimi të jetë i jashtëzakonshëm.

Një mbështetje e madhe për vendin tonë ka ardhur edhe nga Greqia, me tifozët e skuadrave të ndryshme që kanë marrë nisma për mbledhjen e ndihmave për shqiptarët.

Pasi njoftuan se po mbledhin ndihma për të prekurit nga tërmeti, tifozët e AEK-ut kanë bërë një gjest tjetër të madh.

Ditën e sotme kur skuadra e tyre e basketbollit është duke luajtur me Promithean, ata kanë shpalosur një banderolë ku shkruajnë: “Lutuni për Shqipërinë, solidarizohemi me popullin shqiptar.”

Pikërisht edhe banderola është e shkruar në shqip, dhe kjo tregon se përveç ndihmave të mëdha për vendin tonë, tifozët e këtij ekipi nuk ngurojnë të tregojnë solidarizimin për të prekurit nga tërmeti.

 

4 komente në “FOTO: Tjetër gjest i madh nga tifozët e AEK-ut, shpalosin banderolën në shqip: Lutuni për Shqipërinë, solidarizohemi me popullin shqiptar”

  1. Adi says:

    Bravo! Jua shperblefshim ne te mira. Edhe nje fjale e mire eshte e rendesishme tani!

    1. Flm says:

      Keshtu u “solidarizuan” ne zjarrin e Attikes(ku kishte 100 viktima), komentatoret Turk-Arnaut dhe “profesori” Ergys Mertiri duke shkruar ne gazet “as nje keq ardhje per Greqin, mos u solidarizoni, Greqia eshte mallkim per Shqiprin”.
      ###
      Keshtu u “solidarizuan” dhe nje pjese e tifozave Turk-Arnaut te Partizanit duke shpalosur nje banderol qe shkruhej “Grek i mire nje Grek i vdekur”.

    2. abc says:

      Bravo AEK (Adelfotita Elinon Kostandino-politon) ne shqip “Vllaznia e Helenve te Kostandinopojes”.

  2. shqip says:

    FALEMINDERIT TIFOZEVE TE AEK- ut

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje