FOTO: U goditën vetë nga tërmeti, lojtarët e klubit grek mbledhin ndihma për Shqipërinë

Solidariteti për tërmetin që goditi Shqipërinë ka bërë që shumë organizata, vende të ndryshme nga Europa dhe Ballkani, po ashtu edhe klube futbolli të solidarizohen me vendin tonë.

Rasti i fundit është ai i klubit të OFI Kretë.

Lojtarët e këtij klubi kanë mbledhur ndihma, konkretisht ushqime të cilat do të dërgohen në zonat më të prekura të tërmetit për familjet më në nevojë.

Lajmin për mbledhjen e ndihmave e ka shpërndarë vetë klubi grek nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale.

Ndërkohë, në Greqi ka pasur edhe forma të tjera të solidaritetit ku disa tifozeri kanë shpalosur në stadiume me anë të banderolave mbështetjen e tyre drejt popullit shqiptar në këtë moment të vështirë pas tragjedisë natyrore.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *