Jari shkruan fjalimin e Presidentit për Mbledhjen e Këshillit të Sigurimit

Pas njoftimeve se Presidenti ka thirrur mbledhjen e Këshillit të Sigurimit, Jari e ndjeu detyrim t’i ofronte ndihmë Presidentit, duke i shkruar fjalimin që do mbante në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit.

Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron.

Më poshtë keni fjalimin që i kam shkruar sot Presidentit për ta lexuar në Këshillin e Sigurimit. Tematika e Mbledhjes është: 

“Pse qeveria, injoroi Presidentin si parashikues tërmetesh.”

Të nderuar pjesmarrës. 

Në cilësinë e Presidentit dua të bëjmë sot një analizë të thellë të papërgjegjësisë me të cilën qeveria injoroi paralajmërimet e mija si President lidhur me tërmetet që po godasin Shqipërinë.

Injorimi i paralajmërimeve të mija për tërmetet, erdhi pas injorimit të qeverisë për dekretet, duke u bërë rrugë që çdo gjë që them unë të mos merret seriozisht.

Tani kam disa pyetje.

Ngrihu ti shoqja Olta Xhaçka dhe dëshmo si të urdhroi Edi Rama të injoroje paralajmërimet për tërmetin. Cili ishte qëllimi? Donit të fyenit autoritetin e Komandantit të Përgjithshëm para ushtarëve dhe të më nxirrnit të çmendur? 

Ngrihu dhe jep llogari këtu, pastaj bëj sikur qan aty kur lexon listën. Merr pak shembull nga Doktori kur lexoi listën e të vrarëve në Gërdec. Vetëm tek baxhanaku ju muar goja dhe ja ndryshoi emrin se nuk donte të besonte që kishte vdekur.

Ngrihu ti shoku Aleksandër Lleshi. Si ministër i Brendëshëm, pse e injoruat paralajmërimin tim për tërmet? Pse kështu do hakmerreni ndaj meje ju, duke injoruar paralajmërimet e mija zyrtare? Fakti që unë kam lidhje me Zotin direkt, kurse ti me Papën të ka bërë xheloz.

Ngrihu ti shoqja Belinda Balluku. Ti ke punuar dhe me radarë, por akoma se ke kuptuar se të vetmit radarë që punojnë janë në kokë time. Pse e injoruat paralajmërimin për tërmet, apo  doje të çaheshin rrugët nga tërmeti, e të bëje tendera. Se ju ballukët e keni traditë tradhëtinë ndaj udhëheqjes. Por nuk u lë njeri.

Ngrihu ti shoqja Spiropali. Pse je tallur me paralajmërimin tim për tërmetet dhe kush të ka shtyrë. Duke qenë se je zëdhënëse e Ramës nuk do ishte nevoja ta bëja këtë pyetje se dihet kush të ka shtyrë, por jam në dilemë, e bëtë nga zilia që mua mu vërtetua profecia, apo nga ligësia që Ramës nuk ja thotë ajo falxhorja e tij këto gjërat e tërmetit. Fol, hapju popullit.

Ngrihu ti shoku Gent Cakaj. Pse nuk i ke informuar në kohë qeveritë e botës që do binte tërmet, sipas parashikimit tim? Po ta kishit bërë këtë, ato di ishin këtu ditën e tërmetit. Kush ju urdhëroi të mos e bëni detyrën, Baton Haxhiu? Me siguri ai se ua ka shitur informacionin me lekë. Turp të të vijë….

Në fund të fjalimit Presidenti njofton anëtarët e Këshillit të Sigurisë Kombëtare se është i shqetësuar që qeveria kërcënon mediat, që të mos përhapin panik në këtë situatë. Qeveria duhet të marrë shembull nga zëdhënësi im,- tha Meta. Kur ai sulmon mediat kritike me Presidentin, asnjë media nuk ndjehet e kërcënuar. Përkundrazi më çojnë mua mesazhe dhe më qajnë hallin, se zëdhënësi im duket idiot. Kështu thatë dhe për mua kur fola për tërmetin por ja që doli e vërteta.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *