Super-Lautaro udhëheq Interin drejt kreut dhe rekordit, Milani rigjen fitoren

Lautaro Martinez arriti të mposhtë dy herë Etrit Berishën dhe t’i japë Interit fitoren 2-1 përballë Spalit, rezultat ky që ngjit zikaltrit në krye të renditjes së kampionatit italian me 37 pikë, një më tepër se Juventus i vendit të dytë, që u ndal sot në barazim përballë Sassuolos.

Në një “San Siro” me më shumë se 60 mijë tifozë në shkallët e stadiumit, sulmuesi argjentinas konfirmoi se është në një formë të mrekullueshme dhe zhbllokoi sfidën në minutën e 16’ me një gjuajtje shumë të saktë nga distanca, që nuk i la mundësi reagimi Etrit Berishës.

Katër minuta nga fundi i pjesës së parë, ishte sërish Lautaro që gjeti edhe golin e dytë, këtë herë me kokë, pas një krosimi të saktë të Candrevës nga krahu i djathtë. Spal rihapi takimin me një gol të Valotit në minutën e 50’, por deri në fund nuk arriti të shmangë humbjen.

Nga ana tjetër zikaltrit krijuan edhe një sërë mundësish të tjera shënimi, por Etrit Berisha konfirmoi sërish se po kalon një moment perfekt, duke bërë disa pritje spektakolare. Megjithatë në fund feston Interi i Antonio Contes, që vendos edhe një rekord me 12 fitore në 14 javët e para të kampionatit.

Vazhdon të bindë edhe Lazio e Simone Inzaghit, që sot mposhti Udinesen me rezultatin e pastër 3-0, duke marrë fitoren e 6 radhazi në kampionat, që e mban në vendin e tretë dhe tani me vetëm 6 pikë më pak se Juventus i vendit të dytë.

Ciro Immobile shënoi dy golat e parë për bardhekaltrit, duke shkuar në kuotën e 17 golave në 14 javët e para të kampionatit, ndërsa më pas ishte Luis Alberto që vulosi rezultatin 3-0 që në pjesën e parë të takimit.

U rikthye te fitorja Milani dhe e bëri këtë me rezultatin minimal 0-1 në transfertën e vështirë të “Enzo Tardinit”, ndaj Parmës. Kuqezinjtë zhvilluan një 90-minutësh mjaft të mirë dhe me disa raste shënimi, por golin e gjetën vetëm në minutën e 88’ me anë të mbrojtësit francez Theo Hernandez.

Me këtë fitore, kuqezinjtë ngjiten në vendin e 11 m e 17 pikë, por janë ende 8 pikë larg zonës Champions, që mund të bëhen edhe më shumë nëse Cagliari do të mposhtë Sampdorian nesër dhe Roma do të triumfojë sonte ndaj Veronës.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *