Cila media është skandaloze?

Nga Lutfi Dervishi 

Media është skandaloze! Kjo është etiketa që kryeministri e ka të gati sa herë i vjen në mendje media.

Kanë njerëzit panik- fajin e ka media! Jep dorëheqje kryetarja e bashkisë së Durrësit- fajin e ka gazetarja që e pyet për këtë, se kjo nuk është pyetje. Ka kaos me shpërndarjen e ndihmave- fajin e ka media. Ka njerëz që ikin nga Durrësi dhe Tirana- fajin e ka sërish media! Media skandaloze!

Po për cilën media po fjasim?

Për median tradicionale? Për televizionet? Për gazetat? Për radiot?

Për median e re? Për portalet?

Për median e NGO-ve?

Për median sociale?

Për gazetarët qytetarë?

Për ata që janë “ndikues” në mjedisin on line?

Le t’i marrim me radhë: Media tradicionale, kryesisht televizionet dhe veçanërisht gazetarët në terren gjatë këtyre ditëve kanë bërë një punë tejet të lavdërueshme. Këtu mund të ketë vend kritika për emisionet “debate” ku klithmat, kacafytjet dhe tonet e ngritura vijojnë a thua se jemi në prag të sezonit turistik dhe jo para një tragjedie të pa precedent dhe jemi ende në aktin e parë të saj.

Media e re, portalet, bashkuar me rrjetet sociale – në informacionet e tyre janë bazuar kryesisht mbi informacionet që ka përcjellë televizioni. Pjesa e teprimit të tyre nuk është gjë e re. Edhe në këtë moment, të shfaqen tituj: “Tjetër tërmet i fuqishëm. Ja sa ballë është” dhe këtu kërkohen klikime. Klikime me çdo kusht. Le të marrim klikime – pa le të shembet bota! Këtu janë problemet më të mëdha me ç’informimin, lajmet e rreme dhe keqinformimin. Por këtu janë edhe gafat më të mëdha dhe më të papranueshme. Është ndaluar nga policia një vajzë 25 vjeçare (Xhulia Aliaj) për një postim që “përhap panik”, janë ndaluar nga policia dy administratorë të një portali që përveç të tjerave ishte I pari që denoncoi abuzime me ndihma nga zyrtarë të shtetit. Teprimet në rrjetet sociale nuk janë eskluzivitet i Shqipërisë, por përgjigja më e keqe është- dërgimi i policëve. Policia ka plot punë këto ditë, prokurorët dhe gjykatësit mund të kenë punë, por është absurde të merren me gazetarë qytetarë apo administratorë portalesh! Teprimet e pse jo edhe skandalet- janë çmimi që paguajmë për të qenë të lirë.

Por edhe on-line jo çdo gjë është e zezë. Informacione dhe imazhe që nuk i kap kamera e tv dhe gazetari tradicional janë produkt i punës së gazetarëve para kompjuterit.

Kur themi media është skandal, jo vetëm marrim një litar dhe lidhim gjithë pyllin, por fyejmë dhjetëra djem e vajza gazetarë që non- stop kanë raportuar edhe në kushte rreziku për jetën. Duke thënë “media është skandal”, fyejmë ata që venë emër dhe mbiemër në raportime apo analize, sepse i barazojmë me urithët anonimë që gëlojnë si hijenat.

Para se të themi media është skandal le të mendojmë pak para se t’i japim përgjigje pyetjes: çfarë do të kishim sot nëse nuk do të kishim media?
Nuk do të kishim “media skandaloze”, por sigurisht do të kishim skandale!

REMOTE_ADDR:[]

21 komente në “Cila media është skandaloze?”

  1. edmond says:

    ke te drejte ti por keto momente eshte si turra e druve: nje dru i shtrember rrezon gjith stiven e druve!

  2. milto says:

    Ne mungese te kohes se Kryeministrit po ta kethej une pergjigjien :Per ato media qe kane lapanjoze e zardhoke si puna jote qe mendoni qe jeni pushteti i pare ne nje vend e jo i katerti!Per ate media qe ngriti kryetermeti Berishe e qe per te perbere lajm ,japin lote idiotesira pa rendesi ne kete situate!Ndaj mos e harro kohen tende qe dikur ishe pale me idotesine e sot ndoshta kamuflohesh ne medien shteterore duke menduar se e meriton denjesisht!Beheni me konkurs praminimin neper media e keni per ta pare se ku perfundoni,ku padyshim niveli i juaj medioker ka ndihmuar ta çoje Shqiperine ne kete drexhe,sepse Ju mendonit qe nder jete do ti shebenit nje kryetermeti e ai do tu mbante gjithnje prane!Por kohet kane ndryshuar e Kryeministri çdo dite ju demaskon per t’ju vene perpara popullit si leve e ndryshkur e pushtetit Berishjan ku pasi shkateroi gjithçka edhe me ndihmen tuaj!Ndaj ore lut mos ha m…t,se te zbut ,por ha mish qe te dukesh si Dervish!

    1. Tvfshati says:

      Kam nje vit qe nuk e hap TV. Kam rene rehat, nuk degjoj me genjeshtra dhe pordhe gazetaresh e politikanesh. Te gjithe TV jane njesoj, injoranca e madhe, jane bere si kafenete. Marin lajme nga interneti, kryesisht per krime e vrasje dhe mbushin programmer edhe duke I perkthyer keq. Kurse ne darke te gjithe nisin muhabetet per te njejtat tema dhe me te njejtit njerez, vec qarkullojne nga nje kanal ne tjetrin. Bota ka plot kanale sportiv, argetues e shkencor, por dhe kanale qe japin lajme per shqiperine. Ndihesh shume me mire se ne keto televizionet tona prej katundi.

  3. Shqiperi o nena ime says:

    Pse nuk eshte skandaloze???
    Ne fakt eshte me shume se skandaloze. Jeni per TURP. Por jo te gjithe. Po mos keni merak populli i ka evidentuar dhe di te bej ndarje dhe te shikoj e te njoh ata qe i shkojne mbrapa LEKUT.
    Tregohuni te vertete dhe jo human me fjale por me vepra. Qellimi I gazetarise ( media’s ne pergjithesi) eshte tte mbaroje te verteten.

  4. Leci says:

    MUTI që mbron KAKËN!

  5. nn says:

    mese e vertete, jane skandaloze – bejne vetem “show”; nuk pame asnje nga analistet e mediave te benin nje vullnetarizem – dystuar nga studiot e rehatshme, gjykonin e gjykonin cfare nuk kishin bere te tjeret, nderkohe qe cdo njeri nga ne duhet ta nisi me gjykimin e asaj qe ka bere vete …..

    media e ka fajin per tensionin qe krijon, per pyetjet e pavenda dhe tendencioze, per ulerimat qe leshon dhe debatet e pavenda

    nuk pame asnje, as Bushatin, as Zhein, as Gjonmarkajn, as Balliun (te ri e te vjeter), as Markun, as Eni Vasilin (qe nuk kishte harruar te lyhej e krihej, e te vinte qerpiket fallco), as TY nuk te pame – te shkoje ne terren e te jepje njedore ndihme, me ose pa dorashka, me ose pa mjete, sepse ata njerez kishin nevoje per pranine fizike, sepse nga televizori nuk ju shihnin dot si cirreshit per hallet e tyre, dhe shyqyr qe nuk ju shihnin – se na shkalluat ne, jo me ata

    ju nuk duhet te flisni fare ca dite, as te dukeni bukur neper televizione, se na jeni bere si kjo sekelldia qe na ka lene termeti

  6. hik mer bythqim katundi
    se na shemtove qytetin
    kur u bo edhe ky hibrit me diskutu per mediat

  7. Dulja says:

    Na hengsh m……se asnjehere nuk te mora vesh. Vetem mmmmm e pirdh ne te.

  8. Iliri nga Gjermania says:

    Po per ty dhe shoket e shoqet e tuaja qe nxisin Panik ne Popull me kronikat e juaja qe nuk i Informon siç duhet. I leni njerezit pa Informim te sakte dhe te bollshem.

  9. naimi says:

    NE KESHTU E NA MBULUAN SKANDALET. MEDIAN MUND TA AKUZOSH PER NEPOTIZEM DHE FAVORE NDAJ MBRETIT, POR ASESI PER EKZAGJERIM TE LAJMIT..

  10. naimi says:

    ne cdo vend te botes,cila do medie qofte ne rast fatkeqesish natyrote apo luftrash ka detyra patriotike.Ajo eshte ne vijen e pare te luftes per rritjen e moralit te njerezve te demtuar e ti mbush ato me optimizem.Nuk asht skandal kur nder me te spikatirit gazetar shqiptar publikon: se ka infornacione se vidhen ndihmat………………..kjo eshte e tmereshme.Ne te gjithe at situate kur nje apo disa te pandergjegjeshem kryen veprime te tilla a asht e moraleshme e profesionale te paraqitet si shembull?Rezultati:njerezit nuk dalin nga shtepia nga friga se I vjedhin shtepin.UN jetoj jashte por veprime te tilla te mediave ne te tilla situate kudo ne bote denohen .Ndaj kam Kritika per mediat.

  11. Toni says:

    Media vertet qe ka qene per turp ne kete ngjarje. Gare mes korespondenteve kush te beje “lajm” me friken, me rastin jo perfaqsues. Amplifikim e pergjithsim i rasteve sporadike. Zgjatje e kronikes kur dy jevgj xihen per nje qese ndihma sikur ajo eshte thelbi i punes se njerzve e mos transmetimi i masives.
    Njerzit duan optimizen e profesionalizem e jo ti presin llafin profesionisteve ne studio.
    Pyetje nga me idjote qe i bejne korrespondententet njerzve (perse po rrini ketu njerzve ne makine…mire tha plaka …te martohem) ose tjetra e TCH i shkonte plakut 90 vjec e i verber ne krevat e i thoshte cfare apeli ke per qeverine…!!!!!
    Keni rreflektuar injorance e jo p[rofesionalizem me se shumti ne gjithe raportimet.
    Eshte e rendesishme te raportosh dhe ju lumte qe jeni po do dhe profesionalizem e filter sipas situates. Jepini ze e figur vetem profesionisteve e jo kush tju kerkoje te dilni para kameres

  12. Lik says:

    Nje politikan edhe genjen se ben politike por nje media nuk duhet sepse informon . Te vere stemen e partise perkatese dhe te genjeje sa te doje.

  13. prifti says:

    O Dervish. Po ik ore urith. Je komplet medioker, adhtu si vete drejtori yt qe te jep rrogen ne TVSH.

  14. Ben says:

    Te kesh ty profesor gazetarie,dhe te kesh gazetar normal?O Lut maloku,problemi eshte se ne nuk kemi gazetare,ketu gazetar quhet ai qe ben lloqe ne emisionet e mbremjes
    Ato emisione skandaloze duhet te mbyllen.

  15. Qytetar says:

    Or Lut paske filluar rrjedhjen…..

    1. Qytetar says:

      …na e turperove Fakultetin e Gjeologji – Minierave por ske faj .Nuk punove kurre si inxhinier por thjesht gazetar i shitur.

  16. drino says:

    O fytyre mut mdejat qe dhimbjen e popullit po e politizojne per perftime partnake jane skandaloze mor plere. Situata duhet trajtuar si gjendje lufte se populli po vuan prandaj dhemasat duhet te jene te tillat. Medja te caktuara qe njihen per destabilizim dhe panik duhen mbyllur tamam si ne lufte. Dalin intrvistonne partiak injorant qe ne vend qe ta kene hallin te humbjet e kane te Saliu dhe Lulushi.

  17. Majmuni says:

    Per mediat e katunarve si puna jote e kishte llafin!!

  18. luani says:

    O z. Lutfi , ti fole ne pergjithesi , une po flas me emna ndersa ti pastaj percakto medjat se i din . Njerez qe bejne nje pune shume te demshme ne medja jane : Nikoll Lesi , Artur Zhej , Çim Peka , Fahri Balliu , Bledi Fevziu , Artur Çani , Fatos Lubonja , Andi Bushati , Andi Bejtja , Shkullaku .Po te isha une kryeminister , te gjithe i kallzosha ne prokurori , sepse keto dizinformojne dhe kan çorjentu njerezit . Ju mendoni se medjat jane te paprekshme nga ligji , po ligjin qe :Te gjithe jane te barabarte para ligjit si e kuptoni ju apo kjo te ekzistoje ne teori thoni ju sepse ne praktike bertisni po te thirreni ne prokurori . Kush jua ka dhene ju ate status qe te flisni çfare te doni , te veproni si te doni e mos te jepni kund llogori , bukur e paskeni kuptu . Detura e medjave eshte te informoje publikun drejte sa me reale dhe jo te nxini kete vend te shkatrroni historine , shkollen kulturen e mos te mbani pergjegjesi , jo Lutfi jo e ke gabim .

  19. genc says:

    Nese do mbylleshin gjithe mediat e shkruara,televizionet dhe ata on line do te ishte me shume vlere.Provojeni te jemi nje vit pa ata dhe do shikoni se do kete me shume miresi per vendin.Jane me keq se politika.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *