"Dëmet nga tërmetet", Këshilli i Lartë Gjyqësor: Nuk do të zhvillohen gjyqe në gjykatat Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Laç

2 Dhjetor 2019, 15:12Kronika TEMA

Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se nuk do të zhvillohen gjyqe në gjykatat që ndodhen në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Laç, deri sa autoritetet kompetente të konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave respektive.

“Për shkak të situatës së krijuar si rrjedhojë e lëkundjeve sizmike, duke patur prioritet kryesor sigurinë e qytetarëve dhe të personelit të gjykatave, Këshilli i Lartë Gjyqësor njofton se nuk do të zhvillohen gjyqe në gjykatat që ndodhen në qytetet Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Laç, deri sa autoritetet kompetente të konfirmojnë përshtatshmërinë e godinave respektive.

Këshilli i Lartë Gjyqësor informon se do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e gjykatave për çdo zhvillim të mëtejshëm.

1 komente në ““Dëmet nga tërmetet”, Këshilli i Lartë Gjyqësor: Nuk do të zhvillohen gjyqe në gjykatat Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë, Lezhë, Laç”

  1. On says:

    Mbyllini te gjitha ci duam….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje