Dëmi më i madh, janë viktimat që po i kthejmë në spektatorë

Nga Mero Baze

Tani që faza e parë e alarmit nga tërmeti po kalon, dhe njerëzit janë nxjerrë nga zona e rrezikshme, sfida kryesore e qeverisë, nuk është thjesht rindërtimi i shtëpive, për aftësia e saj që të përfshijë viktimat e këtij tërmeti në procesin e rindërtimit, duke u kthyer jetën e tyre normale, para se të ndërtohen shtëpitë e tyre.

Çmimi i ndërtesave të prishura është kostoja më e ulët e një tërmeti. Kostoja më e lartë është jeta e prishur e banorëve, ndërpreja e punës, biznesit, shkollave dhe stresi i pritjes së kthimit në normalitet.

Grumbullimi i banorëve në hotele, në fazën e parë, është një masë që shmang torturën e tyre fizike, por shpërngulja larg zonave të tërmetit mund të rrisë shumë herë më tepër kostot e kësaj katastrofe, duke kthyer Durrësin dhe periferitë në zona të shkreta, pa jetë, pa biznes dhe të ardhme.

Qytetarët e dëmtuar duhen mbajtur në Durrës dhe Tiranë, afër vendit ku ata kanë jetuar, dhe duhet një plan që ata të përfshihen në aksionin e rindërtimit dhe normalizimit të jetës.

Nëse ne do të mbajmë 10 mijë njerëz në hotele ndërkohë që pjesa tjetër e shoqërisë do merret me rindërtimin, në fakt ne do të prodhojmë një kosto shtesë shumë më të madhe se prishja e shtëpive.

Gjatë komunizmit, kjo gjë ishte më e thjeshtë, pasi duke qenë shtet i kontrolluar politikisht, ai përdorte mekanizmat e punës së detyruar kolektive, për të mobilizuar gjithë shoqërinë në ndihmë të zonës së dëmtuar, përfshi dhe banorët e dëmtuar.

Kjo i bënte ata të ndjeheshin të përfshirë në rindërtimin e një jete të re, ta preknin me dorë punën, të mos bëheshin depresivë, dhe të kuptonin mundësinë reale që ka shoqëria për të rikthyer normalitetin.

Natyrisht në një shoqëri të lire, kjo është më e vështirë, pasi edhe pse qeveria është aktori kryesor që duhet të marrë përsipër kthimin në normalitet, ajo përballet me mungesën e autoritetit, mungesën e disiplinës së qytetarëve, paaftësinë e zyrtarëve, pse jo dhe korrupsionin dhe abuzimet me këtë situatë, dhe si qershi mbi torte, dhe dënglat e këtyre që bëjnë sikur ndihmojnë.

Ndaj në këtë situatë, do të ishte urgjente që banorët të sistemohen jo larg ish- vendbanimeve të tyre dhe për fat, zona e Durrësit ka plot kapacitete të tilla, me mijëra apartamente bosh, që janë më të mira nga pikëpamja sociale se sa hotelet, pasi u duket rikthim në një shtëpi të përkohëshme dhe pas kësaj, të shikohet mundësia e përfshirjes së banorëve në skemën e rindërtimit.

Ky është një mekanizëm që i bën ata të ndjehen më të sigurtë për atë që i pret dhe më pak qaramanë dhe agresivë ndaj çdo halli që i ka zënë.

Në këtë histori, viktimat nuk duhet t’i kthejmë në spektatorë, por në operatorë të zgjidhjës së krizës.

Qeveria duhet të përcaktojë një standard të kompensimit për sipërfaqe për frymë, dhe ai duhet të jetë objektivi i kompensimit. Pas kësaj, banorët duhen përfshirë kundrejt pagesës në çdo punë publike që ka të bëjë me rindërtimin, për të shmangur kostot shtesë të papunësisë që do të prodhojë kjo krizë, dhe për t’i bërë të ndjehen të dobishëm.

Parada e bamirësve dhe personazheve që duan të bëhen heronj duke mbledhur fonde, duhet të mbarojë shpejt, dhe duhet të që qeveria të fokusohet tek rikthimi i jetës për banorët dhe bizneset e dëmtuara në atë territor.

Fitorja e parë e qeverisë do të jetë që askush nga viktimat të mos ndërpresë punën që ka dhe ata që mund ta humbin atë prej tërmetit të angazhohen me një fond special në punët e dobishme që mund të bëjnë.

Fitore reale do të jetë që çdo ditë në Durrës të ketë lajm se u rihap një biznes apo punë e bllokuar, para se të hapet një shtëpi e re.

Durrësi ka mijëra banesa bosh që mund t’i marrin njerëzit me qira, nëse u krijojmë mundësinë të jetojnë në Durrës me punë, me shkolla, kopshte, çerdhe e spitale.

Një territor i braktisur nga biznesi dhe jeta sociale, është një gërmadhë shumë herë më e madhe e rrezikshme se sa një pallat i prishur.

Përpjekja për të ndjellur zi, për të gjetur gjilpërën në kashtë dhe sidomos vajtimet për mungesat që ndeshen në çdo cep të zonës, vetëm sa e bëjnë më keq situatën.

Të gjithë duhet të jenë të qartë se tërmeti ka ndryshuar historinë tonë dhe do të ndryshojë përgjithmonë jetën e atyre banorëve.

Shikoj kryeministrin që përditë përballet me banorë të zemëruar dhe të mallëngjyer, ca që e shajnë, e ca që i thonë març nga ditët tona…

E njëjta gjë i ndodh dhe Lulzim Bashës apo Ilir Metës, kur shkojnë për vizita. Por kjo nuk është racionale.

Ne nuk duhet të lejojmë që këtë operacion rindërtimi ta udhëheqin emocionet popullore, bamirësit, apo sharlatanë mediatikë. Atë duhet ta udhëheqë një plan i mirëstudiuar, profesional dhe njerëzit duhet të ndjekin planin e qeverisë, dhe jo qeveria të udhëhiqet nga emocionet e njerëzve të dëmtuar.

Nëse ngelemi në dorë të emocioneve, atëhere do dëgjojmë çdo ditë Sali Berishën që do njoftojë për ndonjë thes mielli të vjedhur dhe ndonjë thes çimento skarco, dhe do të dorëzohemi para histerisë së atyre që duan të bëjnë politikë me këtë fatkeqësi.

Qeverisë i duhet lënë kohë e shkurtër të shpallë një plan të qartë rindërtimi dhe rikthimi të jetës në normalitet, dhe duhet ndjekur plani, jo emocionet e fatkeqëve.

Dhe pjesë e këtij plani më shumë se rindërtimi i pallateve, është normalizimi i jetës së banorëve dhe përfshirja e tyre në këtë proces.

Banesat nuk kushtojnë asgjë, para kosotos së shkretëtirës që mund të prodhojnë në Durrës apo periferi, prishja e bizneseve, papunësia dhe mbajtja e banorëve të dëmtuar në geto luksoze, siç janë hotelet.

REMOTE_ADDR:[]

19 komente në “Dëmi më i madh, janë viktimat që po i kthejmë në spektatorë”

  1. Sandro says:

    Kam pare ne Vlore zonjusha me pellusha e qenusha qe jane strehuar ne Hotelet me te mira te vlores po per ata me fukarenjte qe ishin te keputur po tani u nderen fare do mendoje shteti mos demshperbleni te paret zengjinet po fukarenjte o shtet

  2. Pasojat e rrumpalles dhe anarkis vdekjeprurese says:

    Artikull kryeveper. Fraza lapidar: ta prekin punen me dore. Ta ndjejne veten si ndertues i jetes se re, ne vend qe te rrijn si parazit depresiv ne hotel. Madje edhe cakejt analist te largoheshin nga ekrani dhe te pervishnin krahet do u bente mire per ta larguar dhjamin dhe helmin brenda vetes se po kthehen ne zombi, ne vampire, ne kanibale qe veq gjaku dhe mishi i ekstazon. Puna fizike esht ilaqi me imire.

  3. Kliton says:

    E kush duhet ta beje kete plan, Rama? Gjushi apo Ahmetaj… apo spiropali!
    Po shiko tek tatimet, e kane ndryshuar 3 here brenda vitit drejtorin e pergjithshem; kaq mjafton per te kuptuar ne cfare hajdutesh kemi rene!
    Pika qe sna bie si shoqeri kur sheh kush e drejton kete vend!!!

  4. katarakti says:

    Jane vene mire pikat mbi “i” ne kete shkrim. Tani vendin e politikaneve dhe fetareve tip Naçi duhet ta zene teknicienet. Inxhinjeret, ndertuesit, punetoret me pagese dhe vullnetare. Me nje fjale politika dhe politikanet duhet te ia leshojne vendin specialisteve. Rama duhet te drejtoje tani nga selia e qeverise. T’ia leje Braçes dhe Cuçit qendrimin ne Durres dhe marrjen e masave. Por edhe keta te dy duhet te jene tani ne zyra, prane telefonit per te dhene urdhra dhe njohur me gjendjen e fundit. Eshte koha e veprimit dhe jo e ngasherimeve. Aq me pak e agresivitetit, sulmeve dhe fyerjeve. Ishte nje fatkeqesi e natyres Eshte detyre e te demtuarve, fatkeqeve, te mbajne “kryqin” mbi supe. Nuk kane pse t’i hakerrehen askujt. Qeveria, dhe sidomos kryeministri, deri me tani, kane bere shume me teper edhe nga sa mundej dhe nga sa pritej. Por askush nuk ka shkop magjik, per t’i rregulluar te gjitha me nje te rene te lapsit. Do te duhen muaj te tere qe te normalizohet gjendja dhe Durresi, Laçi, Thumana etj te kthehen siç kane qene para termetit. Dhe duhet pune, mobilizim, perkushtim, stoicizem per mposhtjen e pasojave.

  5. lolita says:

    Ky eshte nje shkrim i sakte por jo i lete per tu zbatuar sepse jane shume familje per tu strehuar ketu duhet nje studim. Ndoshta kjo do jete nje zgjidhje e perkohshme

    1. Komentuesi says:

      I madh je zoti Mero.Urime per mendjen qe ke.

  6. NjeQytetarOptimist says:

    Brravo Mero.. Do shkruaja pak per mos te lene ish zonat e banimit ne nje germadhe dhe transferim populli larg ku kane jetuar.. Madje madje insistim jo per levizje te popullates.. Ingrano te papunet ne ndertim.. Ktheje ne centralizim=do-wer jo koordinim=viewer..Eshte shume e rendesishme… E ke qare..

  7. says:

    Fuck the government
    Fuck the president
    Fuck the opposition
    Long live Albanian people 👐

  8. Patrioti USA. says:

    Urime qevris dhe zotit kryeminister qe po u qendrojne dite e nate njerezve ne nevoje.
    Ndershume mendimeve, propozimeve qe behen , per eleminimin e pasojave, sa me shpejt dhe me me pak dhimbje per qytetaret dhe eknomin e paket qe ka shteti, edhe pse donacjonet nga shtetet dashamirese dhe shqiptaret jasht Atdheut po vazhdojne.
    Mendimi dhe propozimi qe ben zoti Mero Baze, esht me racjonali, dobipruresi, me i vyeri, ne ndihme te qeveris dhe qytetareve te demtuar nga kjo fatkeqesi e madhe natyrore.
    Prandaj shpresojme te meret ne konsiderate,sa me pare nga qeveria.
    Sado te sensibilizojme dhe ndihmojme ne emigrantet, shoqatat jashte vendit, veshtiresit dhe zgjidhjen dota beje qeveria, ne bashkepunim me opoziten, organizatat jo qeveritare, duke lene me njane ndasit politike dhe duke mos bere politike mekete fatkeqesi te jashtezakoneshme, qe per fatin e keq opozita, po vepron shume keq deri me sot.

    1. Na cate trapin ju komentuesit e paguar says:

      Po ca urime o Patrioti USA! E kane per detyre o trap!
      Dhe duhet te shkojne para drejtesise per pa-pergjegjshmerine e treguar pas termetit te 21 Shtatorit.
      Apo je nga ata ushtaret e paguar qe shkruajne ne portale!
      Te ka mbetur sahati tek enveri o palle, do i japesh rames nga ditet e tua? Jepja te gjitha se nje idiot me pak sdo ish keq.

  9. pato says:

    Pashe mbledhjen qe beri Rama me fondacionet ne qeveri dhe ishte qesharake te degjoje qe keto fondacione nuk hodhen asnje ide ne tavoline por merakune madhe qe kishin ishte “transparenca”. Marin Mema dhe Elvis Naci ishin me te shqetsuar se si do ruanin “fytyren” para shqiptareve qe kishin dhene parate dhe dukej qarte qe ishin te tmerruar. Eshte kollaj te shash tjerin “hajdut” dhe te “korruptuar” se eshte politikane apo qeveritare tashme qe ju ka rene ne pergjegjsi nje shume parash jane te tmerruar sepse nuk kane as ide dhe as aftesi te dine si ti shpenzojne. Jane te tmerruar se mos njerezit i shajne neper media sociale si “hajdut”.

    Eshte primitive ndihma me rroba e dysheke, apo makarona e sheqer. Njerezit kane nevoj per me shume besim dhe e vetmja force ne shqiperi qe mund te kthej normalitetin dhe te shperndaj ndihmat ne menyre efikase jane qeveria dhe ata politikanet duam apo nuk duam. Nuk ka asnje force tjeter ne shqiperi, shoqatat tona fatkeqesisht jane ende te dysheku, rrobat dhe makaronat me shqerin.

    Nese duhet nxirret nje mesim nga kjo fatkeqesi eshte media. Te vjen turp ta thuash po i vetmi kanal televiziv qe mund te shihej rehat pa histerine e gazetareve analfabet (ne te folor e ne te shkruar) ishte RTSH e varfer… Qeveria duhet urgjent qe te financoj televizionin publik me mire dhe ta kthej ne nje ze te fuqishem publik sidomos ne raste krizash. Nuk mund me qe televizione private te cilat duket hapur qe shohin interesa financiare e komerciorale te abuzojne me interesin publik. Duhet te kete nje balancim dhe duhet te ndjekim modelet e ndryshme Evropiane si RAI, BBC, France Televizion, ARD ne Gjermani e keshtu me rradhe qe jane shume mire te financuara dhe zene nje rol te madh ne opinionin public. Nese duhet te paguajme me shume ne taksa le ta bejme e mos te ngelemi me peng i ketyre sharlataneve mediatik.

  10. Komentuesi says:

    I madh je zoti Mero.Urime per mendjen qe ke.

  11. Baton DR says:

    Jo! Skam nevojë për plane ! Që të rifilloj punën unë dua në rradhë të parë prova që do të futemi më në fund në rrugën e Zotit..!
    Kam punuar me ndershmëri e kam qarë heshtur 25 vjet për atë që po i bënin Durrësit tim dhe ja ku jam tani…pa shtëpi e pa qytet!
    Dhe prova e vetme që do më bënte të besoja nga e para është shumë e kollajtë: VANGJUSHI ME SHOKË TË VARUR PËR GJUHE PËRPARA BASHKISË !

  12. Lee lee says:

    Ca thua o Mero djali. Te bashatisen qe te kthehen ne normalitet.. Me 1955 ne UK kjo ishte dilema.. Dhe zgjidhja Motor Way… Nuk shkon rruga tek qyteti.. Po jeta dhe qyteti ke rruga.Ca do ke keneta fshatari.te blej shtepi.Ce do ne Durres tiransi shpin e dyte 4 Metra nga plazhi. Keto Jane qytete parazite me mbipopullim artificial. 40 kilometra ne vije te drejte eshte jeta ne Shqiperi…..Te preu kembet commandant I me keto show time qe ben.. Po planin e urbanizimit 12 vjet.. ne durres kush e ka kollollogaritur… Saliu me duket

  13. fukuarai says:

    A e pate dje…Doli ai qe mendon se ‘futbolli nuk eshte per fukarenjte” dhe tha kinse te “perfshihen masat sizmike” thua ky Katallan qenka babai i sizmiologjise dhe po na tregon arat. Ju lutemi mediave te mos e nxjerrin me ne TV se na tremben femijet se ngjan si vrases me pagese i El-Chapos.
    Tashme me kete vale goditese qe ka marre vendi pallatet te reja e te vjetra duhet te lehtesohen me te gjitha menyrat, ose ne te kundert duhet tiu ulet vlefshmeria ne kohe si te qendrueshme dhe te sigurta. E para nga masat duhet te jete heqja e depozitave te ujit, pasi ne cdo termet qe mund te ndohdi ne te ardhmen cunamin e kemi mbi koke me gjithe ato mijra litra uje qe mbajne ato, sidomos kur fucite nuk jane plot ato amplifikojne lekundjet dhe e perbejne rrezik per te shembur pallatin. Nese Lali Eri nuk e mban premtimin per 24 uje (i kane ngelur dhe 3 vjet mesa mbaj mend per ta permbushur pasi me me kete arsye ka rritur dhe cmimin e ujit), atehere me mire le te shkoje te shes perseri fiq.

  14. Duhen bllokuar urgjentisht llogarite bankare te ndertuesve qe kane kryer pune me cilesi te dobet, po keshtu te sekuestrohen nga shteti te gjitha banesat e pashitura te tyre dhe te futen njerzit qe kane humbur shtepite nga termeti, kjo eshte urgjente, pastaj te detyrohen te ribejne ndertimin ne nje vend tjeter me shpenzimet e tyre duke ju thene” “o jeten o kuleten”. Vetem keshtu detyrohen se pari te rindertojne ate qe kane demtuar dhe kane varrosur njerzit pastaj te denohen sipas demeve qe kane bere.i

  15. Qinani says:

    Nji termet modest ju ra shqiptarve dhe ata,bobo ,dram e madhe..
    Po sikur t ju bjer lufta n der?
    Do ulerasin kuje me kuçe me maç

  16. Gim says:

    Kur do, do ti! E ke qare

  17. Spartakos Thraks says:

    Ke shume te drejte, në Shqipëri është bëre i njëjti gabim me Greqinë ku gjysma e popullsisë banon në Athinë dhe Selanik. Shteti duhet që të krijojë kushte popullit që të largohet nga qendrat e mëdha të banimit dhe të stabilizohet në gjithë vendin. Toka ka plotë kudo rrugët tani janë hapur në çdo rreth. Është gabim i madh ky lloj grumbullimi i njerëzve në pallate njeri mbi tjetrin, në qoftë se shtëpitë do të ishin ndërtuar në kodra dhe max 2 deri 3 kate nuk do të pësonin asgjë. Bankat të japin kredi me përqindje të ulët atyre që do të ndërtojnë në periferi. Vetëm kështu do të marrin zhvillim të gjitha zonat dhe nuk do të jetë jeta vetëm në Tiranë, Durrës, Vlorë, Fier, Sarandë por në gjithë vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *