Dokumentet për ditët e fundit të jetës së Titos: Dëndej në mish, sallam, torta e pije alkoolike

2 Dhjetor 2019, 11:45Rajoni TEMA

Në kasafortën nëntokësore të Qendrës Klinike Universitare në Ljubljana të Sllovenisë, aty ku ndërroi jetë Josip Broz Tito më 4 maj 1980, u zbuluan skedarë që hedhin dritë të re për muajt e fundit të tij dhe stafit që e shoqëronte, në atë që konsiderohej si institucioni më i mirë mjekësor atë kohë në ish-Jugosllavi.

Në shumicën e letrave zbulohet se çfarë u pagua gjatë qëndrimit të Titos dhe stafit të tij në spital, të cilat thonë se në një muaj u konsumua 100 kg mish derri, 31 kilogramë mish viçi për fëmijë, 18 kilogramë viçi, më shumë se 15 kilogramë proshutë dhe 90 kilogramë proshutë e konservuar.

Në të njëjtën periudhë njëmujore, u konsumuan 91 shishe uiski, 20 shishe rum, 11 vodka dhe 100 litra verë, dhe sipas një fature, ishin porositur dhe 700 torta.

Tito kaloi aty katër muajt e fundit të jetës së tij, dhe megjithëse dihet që nuk ka dëgjuar mjekët dhe nuk ka dashur të heqë dorë nga ushqimet dhe pijet e tij të preferuara, ai ka qenë në një gjendje kome artificiale për 68 ditët e fundit, i varur nga një respirator, kështu që është e qartë se gjatë kësaj periudhe ai nuk ka mundur të konsumojë të gjithë ushqimin dhe pijen.

6 komente në “Dokumentet për ditët e fundit të jetës së Titos: Dëndej në mish, sallam, torta e pije alkoolike”

  1. Mali says:

    Ishte semur Tito por jo Titistet qe e shoqeronin!

  2. Prezantuesi says:

    shyqyr qe paskemi patur shokun dull nga Gjirokastra. Ç’jan mer kto lloj informacionesh qe na sillni, e kujt i hyjn ne pune?

  3. Sebast says:

    po cfar te hante Pras? sa budallenj qe jeni, ne amerike presidentet kan nga 60 sherbetore, cjan keto lajme koti.

  4. Jimmy Trendelina says:

    E demaskuat Titon dhe titizmin, Rrofte Enver Qepa.

  5. Qytetar says:

    O zot ! Jeni sinqerisht KAZAN .
    Lajm eshte ky !!!???

  6. Shqiponja says:

    Sado tebente Titua , Pali Miskes nuk ja kalonte , Pali e shqyente shelegun bashke me kockat , i gervishte kaq mire , sa qe macet dhe qente nuk gjenin asgje per te lepire , oboboooo cqe Pali , ujk i regjur , pale ai kryeministri i Bavarise Shtraus , qe erdhi per vizite ne Tirane ne 83-shin , bla bla bla ministrat tane , kerkonin armatim dhe teknologji , pirdhni pirdhni thosh i pangopuri Shtraus , lemni te shijoj shelekun , llapni ju , se po ju degjoj …….ja dy raste qe e lene pas Titon , po cfare Tito mkr zotri , shoku Pali oreeeee….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje