E ç'rëndësi ka Rama apo Basha?

2 Dhjetor 2019, 09:09Blog TEMA

Nga Shpëtim Nazarko

Dje në një editorial për Konica.al, hodha idenë e një qeverisje të emergjencës kombëtare, e cila duhet të mblidhte rreth vetes ekspertët e dy palëve për ta përballuar realisht fatkeqësinë.

Kjo e fundit, nuk mund të zhduket as me thesin e emergjencave kombëtare, qofshin këto pak apo shumë. As me solidaritetin e individëve shpirtmirë dhe as me ndihmën e të huajve, sado e rëndësishme qoftë ajo. Trekëndëshi i fatkeqësisë Durrës – Tiranë – Lezhë, mbledh gati 1.5 milionë banorë rrotull tij. Mbledh një potencial të madh të pasurisë kombëtare, që është i lidhur me industrinë, turizmin dhe bujqësinë. Thjesht, mbledh fatin e vendit për një kohë të gjatë. Si i bëhet?!

Ajo për të cilën, duhet të preokupohemi realisht, nuk është jo ajo që ndodhi, por ajo që do të ndodhë.

Palët duhet të kuptojnë, qoftë PS dhe PD, se në rastin e kësaj katastrofe kombëtare, që do të kërkojë para të madhe për t’u riparuar, në radhë të parë është e lidhur me besimin që u jepet bankave apo të huajve.

Nuk të jep njeri para kur je në sherr, madje të quajnë budalla kur i kërkon ato.  Nisur nga kjo, buron ideja që ashtu si në ’97-ën, palët duhet të pajtohen gjerëshisht, pavarësisht motivit që është i ndryshëm nga ai i 20 viteve më parë.

Kush mendon se, editoriali i djeshëm i Konicës është shkruar për të shpëtuar individin Rama ose Basha, gabon.

Fati i tyre personal  më hyn pak ose aspak në xhep, secili do të korrë atë që ka mbjellë dhe nga kjo sentencë e popullit, nuk shpëton asnjë në këtë botë.

3 komente në “E ç’rëndësi ka Rama apo Basha?”

  1. Qytetar says:

    Ekspertet e te dy paleve !!!!???
    Si ta kuptojme kete !????!!!!!
    Analistet qe ndajne specialistet ne te djathte dhe te majte !!!!!!!

  2. Neroni says:

    As Rama e as Basha nuk mendojne per popullin por per vete.
    Rama jo vetem se nuk di te beje dialog ,por eshte i mbytur deri ne fyt me korrupsionin qeveritar!
    Viktimat dhe shkaterrimet e sotme jane pergjegjesia e vetme e Rames,qe ka privatizuar te gjitha sherbimet shteterore duke lene jashte kontrollit cilesine e ndertimeve,kur ne rast termeti i duhet t’i perballoje vete pasojat!

  3. Enisi says:

    Ja si e fillon fshatari qe i mbijetoi qyteterimit dhe edukates qytetare llogon e tij: Dje ne nje editorial hodha idene…
    A mund te lexohet me tutje nje mysybet i tille kulturor e social?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje