FOTOT/ Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha mbërrin në familjet e prekura nga tërmeti: Nuk do ta harroj kurrë gjakun prej nga vij

Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka mbërritur në Bubq ku do të vizitojë një nga familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Bebe ka premtuar se do ndërtojë nga e para shtëpinë e një familje.

“Nuk do harroj nga vij apo sa famë kam. Në venat e mia rrjedh gjak shqiptar. Do ndërtoj dy shtëpi, jam këtu për të ndihmuar shqiptarët”, tha ndër të tjera këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha.

“Është shumë e vështirë të jem në Shqipëri në këto kohë të vështira, jam prej disa orësh këtu në Shqipëri, vetëm për kaq mund të qëndroj, të bëj shkëputje nga turneu im. Puna nuk përfundon këtu në këtë moment, dua të sigurohem se projekti për rindërtimin do bëhet me kujdes. Dua të falenderoj të gjithë ata që kanë ndihmuar Shqipërinë në këtë moment të vështirë”, u shpreh Bebeja.

Më tej ajo tha: “Pavarësisht se sa famë kam fituar, pavarësisht ku unë shkoj, kurrë s’do harroj se nga vij dhe që kam gjak shqiptari; e di që jemi të fortë, jemi djemtë dhe vajzat e Nënë Terezës dhe do kujdesemi për njëri-tjetrin. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm , unë e dua vendin tim. Pavarësisht se nga cila sferë e jetës vini është shumë e rëndësishme që të ndihmoni, këta janë vëllezërit dhe motrat tona. Ndaj doja të vija sot, ta ndjeja, ta shihja me sytë e mi, jam e lumtur që jam këtu. Zemra më thyhet i kur shoh këta njerëz”, tha Bebe Rexha. 

10 komente në “FOTOT/ Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha mbërrin në familjet e prekura nga tërmeti: Nuk do ta harroj kurrë gjakun prej nga vij”

  1. Buda says:

    Urimet me te mira prinderore per kete vajze te persosur me zemer te madhe shqiptare!

  2. Gacı Shkoder says:

    Mos ke frıke oj Bebe tı admımıstron Gjımo ı Portokallıse bashke me shoket. Kur te vısh jeren tjrter do te cojne tek ndonjı shtepı qe do ndertoje Edı Rama e tı do ngelesh shume e knsqun. Do thonı ju nuk bahet kjo pune se o del ıcı. Ja gjen Gjın Meta. I jep te zotıt te nje shtepıje njı 10.000 lek te vjetra qe aı te falendetoje Beben qe e banıe shpı.
    Po ku re ne BUBQ moj Bebe qe ke gjıth ato pune mbı koke.
    S ka randsı funxı ı fundıt edhe Gjın katunarı rregullon ate kasollen (kasollet nuk shemben) we mos te fleje ma me dhıte.
    Qe u kry puna.

    1. Zagali says:

      Gaci Shkoder,nuk kuptuam gje fare se ç’fare shkruan ne komentin tend.Sa klas shkolle ke?

  3. Shqiponja says:

    Ta befte zoti hallall moj vajze , ky eshte patriotizmi i vertete ……..pa maska , pa shume llafe , merni mesime legena politikane shqiptare , ju befshin ilace parate e vjedhura te shqiptarit fukara , kancere dhe spitale , mallkime deri ne gen efundit , hapni syte hajduta , maskarenj , kriminela , qelbesira , vajza ska qendruar dhe jetuar asnje dite ne Shqiperi , megjithate u indinjua , u prek dhe reagoi sipas mundesise kurse ju ?????? E cjeni ju ???? Jeni minj , jeni zvaranike , jeni te peshtire , beni vila ju me parate e gjakosura te shqiptarit , ta dini ama kancere dhe ilace do i beni , nuk do ti gezoni……….

  4. zhaku i pamposhtur says:

    Ah ta lumsha moj bebe ..je e mirë boll ..ishe ma e bukun me atë mishinën e kuqe flaka ku të dukeshin format intime ..a ti morsha të ligat hej burrnesh

  5. mik says:

    E c’randesi kane fjalet ne kete rast, fjalet i merr era por, ajo e bani te veten, erdhi deri ketu. I lumte.
    Duket se ka shpirt fisnik. Rrespekt edhe per familjen e saj qe e ka rrite. Kjo tregon shume.

  6. Komentuesi says:

    Respekt per kete kengetare te madhe me fame boterore.Na nderon si shqipetare qe je me shpirtin huma qe ke.Ndihma juaj humanitare per te prekurit nga termeti eshte e madhe.Pershendetje dhe perqafime per Bepe Rexha.

  7. Solidariteti me njerzit ne faftkeqsi
    eshte ai sinonim i fytyres Njerezore perball Opinionit .
    Me pelqejn njerzit patriote ,ata qe kan dhe nndihmojne te tjetret ne nevoje .
    Rrespekt Bebe Rexha dhe ji pororsi modeste per ty ;
    qindroj sa ma larg KM. (jo kryemadhies ) por Te Gjatit e mos afro asnji Shanc

  8. Enea says:

    Po ky i portokallise duhet te na dilte patjeter ne foto? Sa i shpifur

  9. Gjithmon Artistat njihen se kane s hpirtin paster skane nevoj per reclama ajo vzjze tregon se eshte gjzk Shqiptare che è tregoi burerine respekte per kete Artiste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *