Futbolli solidar, Bylisi dhe Eros Grezda zbulojnë shumat e dhuruara për të dëmtuarit

Shqipëria solidare me viktimat e tërmetit, me sportin që nuk mund të jetë kurrsesi i ndarë nga dhimbja, por edhe përgjegjësia për të dhënë ndihmesën e tij në mbështetje të njerëzve në nevojë për shkak të katastrofës natyrore.

Klubi i Bylisit, ka konfirmuar së fundmi donacionin në shumën e 10 mijë eurove në ndihmesë të familjeve të prekura nga tërmeti, nga kompania në zotërim të familjes Kapllanaj, që sponsorizon edhe skuadrën mallakastriote. Por jo vetëm kaq, kompania “Shkëlqimi ’07 shpk” ka vënë në dispozicion për rindërtimin e shtëpive dhe ndërtesave të dëmtuara edhe mjetet e tonazhit të rëndë të kësaj firme, që do të jenë funksionale në aksionin për t’u rikthyer sa më shpejt atyre që kanë mbetur pa shtëpi banesat e tyre.

Kjo ndihmë është konfirmuar nga klubi në faqen e tij zyrtare, ndërkohë që vjen vetëm pak ditë pasi klubi i Bylisit u mobilizua duke dhënë ndihma në ushqime dhe jo vetëm për të prekurit nga tërmeti menjëherë pas katastrofës natyrore. Protagonist në ndihmë të viktimave të tërmetit është bërë së fundmi edhe Eros Grezda, futbollisti i kombëtares shqiptare, ka ndërhyre në një nga emisionet televizive të dedikuara për mbledhjen e donacioneve në ndihmë të viktimave të tërmetit duke dhuruar shumën e 10 mija paundëve në funksion të aksionit për t’iu gjendur në krah në këto ditë të vështira njerëzve të prekur nga katastrofa e 26 nëntorit.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *