Hetimi për ndërtimet abuzive që sollën tragjedinë e tërmetit, SHBA: Dosjet në SPAK, e mbështesim 100%

E ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Leyla Moses-Ones ishte në qytetin e Durrësit të hënën, ku pa nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti.

Diplomatja amerikane shoqëroi grupin e inxhinierëve të ardhur nga SHBA, që do të bëjnë vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti.

Gjatë fjalës për mediat, Moses-Ones u shpreh se SHBA do të ndihmojë Shqipërinë në disa mënyra për të kaluar këtë fatkeqësi natyrore.

“Do të ndihmojë edhe UNICEF, pasi do të mbështesë 9 mijë fëmijë të prekur nga tërmeti. Do të mundësohet një vlerësim për banesat e shkatërruara. I kemi dhënë një grant Kryqit të Kuq që do të merret me ndihma e menjëherësahme humanitare”, është shprehur Moses-Ones.

Ndërkohë, të hënën u lajmërua se Prokuroria në Durrës, Tiranë dhe Krujë nisi hetimet për shkaqet e dëmtimit të shumë objekteve.

E pyetur nga gazetarët nëse SHBA do ta mbështesë SPAK të hetojë këtë tragjedi, Leyla Moses-Ones është shperhur se nuk kishte informacion për dosjet që do t`i dërgohen SPAK, por do të ketë mbështetje 100%.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Hetimi për ndërtimet abuzive që sollën tragjedinë e tërmetit, SHBA: Dosjet në SPAK, e mbështesim 100%”

  1. cris says:

    Po kush do ta bej ato prokurore te mbaruar po pse nuk ishin keto prokurore me perpara dhe sben asgje. Keto ceshtjet e pallateve vetem do pasurojne prokuroret e spakut . Shqiptaret jane te mbaruar si komb.

  2. anonimus says:

    SPAKun e bete per kriminelet dhe jashteqitjet e politikes, apo ishte nje mashtrim qe sherbente sa per te kaluar drejtesine nga kthetrat e Sali kermes ne kthetrat tuaja?! Falimenton per mungese paresh, kohe dhe personeli, vetem po te hetoje krimet e sali Berishes ne 30 vjet, jo me te merret me cdo gjinkalle qe kendon!
    Me sa shohim ne si shqiptare, Sali kerma do pleqeroje mes luksit bashke me shushunjat qe polli dhe qe lane mijera te vdekur ne 1997, kufoma te zhdukura si ajo e Remzi Hoxhes, 4 te masakruar per hakmarrje ne 21 janar dhe 30 te masakruar ne Gerdec. Ju keni ndaluar hyrjen ne Amerike femijve minorene ne Llalles, por JO! Shkerdhenit dhe Shkerdhites qe vodhen, vrane dhe kaleruan pushtetin kriminal te nje jashteqitje si Sali Berisha dhe sot jetojne mes luksit, biles vazhdojne dhe edukojne bashke me vajzen e Fahriut aksjonere e Gerdecit, brezin e ri te juristeve te pas Reformes.
    Ne fund te fundit asgje ska per te ndryshuar. Me forcen e propagandes, shantazhit, deshperimit tone qe ushqyet ne 30 vjet dhe lakenjve tuaj qe na drejtojne, arritet te fusni ne dore institucionin e fundit qe ju kishte ngelur pa marre, pas sigurise, financave, humneres se borxhit, ushtrise, sherbimeve sekrete.
    Tashme cdo politikan i se ardhmes, biles dhe populli shqiptar eshte peng i drejtesise qe ju kontrolloni.
    Por e meritojme, Eshte pasoja e nje populli tribal qe nuk di te reagoje, qe nuk ka kujtese, qe urren veten dhe veneron padronet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *