Inxhinieri: Nëse kodet e ndërtimit nuk do ishin respektuar, sot do të kishim pasur krematoriume gjigande

2 Dhjetor 2019, 21:33Sociale TEMA

Inxhinier Elidon Kokona i ftuar në RTV Ora thotë se në një pjesë të mirë janë respektuar kodet e ndërtimit.

Tërmeti i 26 nëntorit konsiderohet në rastet e tërmeteve të forta fatale dhe sipas tij, nëse nuk do të ishin respektuar në masë kodet, atëherë  të gjitha godinat civile do të ishin shembur.

“Në rastin tonë tërmeti ishte fatal që i çon objektet në prag të kolapsit. 

Nëse nuk do të ishin respektuar në masë kodet jam i bindur që të gjitha godinat civile duhej të ishin kthyer në krematoriume gjigande ku do ishin varrosur njerëz. 

Unë dua të shpreh mirënjohjen për të gjithë korifejtë e inxhinierisë së projektimit në vite pas viteve 50. 

Sot nuk kemi fatalitete ekstreme. Kemi gjëndje normale për tërmete shkatërrues”, tha ai.

Termeti i 26 nentorit shkaktoi 51 viktima dhe qindra ndertesa te demtuara.

11 komente në “Inxhinieri: Nëse kodet e ndërtimit nuk do ishin respektuar, sot do të kishim pasur krematoriume gjigande”

  1. Tirona says:

    Bravo. Duhet te vazhdojme te flasim si specialiste se po na mbyt injoranca.cohuni ing dhe profesioniste se injorantet po na sfidojne neper studio te blera dhe po na hedhin poshte punen tone per qellime te felliqura politike .

  2. Drini says:

    Ky inxhinier ndertimi duket qe do jete pjese e mafies se ndertimit!
    Ketu behet fjale per rrumpallen shteterore ne ndertime dhe babezine e ndertuesve per fitime maksimale!

    1. Ela says:

      Ky eshte kusherini im dhe eshte njeriu me indershem ne bote

  3. Ai says:

    O inxhinjet kriminel?
    Kur ti ndertin pallat jashte rregullave dhe ligjeve, ka apo jo pasoja kolapse apo vdekje ti duhesh te shkosh në burg e mos na bej komplimenta per inxhinjerat se kane bërë pune te mire?
    Dhe ti duhesh pare se mos nuk e ke ndjekur mire projektin apo cilesinee punimeve.

  4. Inxhinjeri i ndertimit says:

    Ore Inxhinjer.Qenke pyk zotrote.Ti nuk di gjen elementare.Si klasfikohen termetet.Termeti 6.4 balle i 26 nendorit nuk eshte shketerrues ore idjot.Ky termet shkaterron ndertimet e vjetera qe jane te amortizuara dhe ato qe nuk jane ndertuar ne perputhje me kushtet teknike te ndertimit dhe ndertimet qe jane projektuar ose zbatuar nga ty.

  5. BK says:

    Ta jap une pergjigjen:
    Ne lagjen time, eshte ndertuar pallati 5 katesh me I dobeti jo ne Shqiperi, se Shqiperia eshte pak e vogel, por ne te gjithe Ballkanin.
    Me cilesi teper te ulet betoni, cimentoje, si nje pallat me kontribut vullnetar.
    Ata qe banonin aty, shpreheshin se nje termet I lehte do na zere brenda.
    Por pallati nuk ka asnje krise. megjithese ndodhet jo shume larg nga Durresi. me pak se 20 km. nderkohe. kur pallatet e rinj. disa ende te paperfunduar. jane demtuar ne strukture. krisje te shumta ne mure dhe mure te rrezuar.
    Sepse ky pallat. pervec. te gjitha te keqijave ne cilesi, ka nje te mire kryesore,
    Jane ndertuar me pare muret dhe pastaj jane kapur me kolonat vertikale dhe brezat horizontal. duke bere qe pesha te bjere jo vetem tek kolonat pa cilesi. por. ne te gjithe strukturen.
    Por une nuk jam dakord me shumicen qe mendon. se eshte abuzuar nga firmat e ndertimit duke korruptuar inxhinieret.
    Ne vetedijen e tyre, ata kane menduar se po ndertojne objekte ndertimi te sigurta.
    Pra. une kete e shoh me shume si dobesi profesionale se sa abuzim.
    Te na thone pse rane muret, qe kane vetem peshen e tyre !
    Kuptohet, sepse nuk jane te kapura. te pakten me brezat horizontal.
    A i lejohet ky skandal nje specialisti.
    Te na thone. a pranohet nga ana profesionale. nje pallat me shume se 8 katesh te qendroje vetem mbi kolonat e katit te pare. pa u perforcuar te pakten me 50% me mure te kapura tek kolonat. qe pasha te mos bjere vetem tek kolonat?
    Mund te thone se kjo eshte praktike edhe ne vende tjera. pa marrre parasysh cilesine e ndertimit dhe tekniken e perdorur ne keto vende.

    Por une nuk jam dakord me disa se firmat e ndertimit kane abuzuar duke korruptua inxhinieret

  6. ermal berati says:

    Kodi nuk zbatuar. Ne keneten e Durresit nuk lejohej te beheshin ndertime dhe as ne plazhin e Durresit.

  7. Agim Veshi says:

    Respekte! Vleresim edhe per te medhenjte e ndertimit qe bene histori.Ata qe duhet te flasin , te japin mendime,vleresim inxhierik, pra te flasim te paret ketu te ne flasin te fundit.Ne disa media specialistet e ndertimit duken si dekor.Kodet e ndertimit jane zbatuar por ka vend per te bere me mire.Ne KTZ jane detajet e lidhjeve te mureve perimetrale me kollonat cdo 60 cm me fitila dhe brezat sipad lartesise se mureve.Deri tani nuk eshte permendur.Kjo dhe ca te tjera nuk duhet te bejne litar lincimi per konstruktoret te cilet jane me shume se te mire dhe specialiste konkurues.Le te lejojme ata specialiste te fushes se ndertimit te vjeter dhe te rinj te talentuar te thone ate qe duhet.

  8. Nik says:

    Po thuaj ta zeme “varreza masive” kjo “krematuriume gjigande” eshte pa lidhje, futja kot hesapi!

  9. Haki says:

    E saktë,por abuzimet,babëzia për të fituar neglizhencat në zbatim i disa kërkesave thelbësore për sizmicitetin ,ndotin atë që është për t’u lavdëruar,prandaj nuk duhet fshehur asgjë që është bërë keq ,dhe secili të marrë ç’ka meriton,e nuk guxon kush të vërë në rrezik jetën e askujt

  10. Tironsi says:

    Po te degjohen ekspertet e vertete jo injorantet dhe gazetaret we na jane bete profesionist per cfo gje . Inxhinjeri eshte nje ngs me ekspertet e fushes

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje