Jari këshillon Bebe Rexhën në misionin bamirës në Tiranë

Pas lajmit se Bebe Rexha mbërriti në Shqipëri për një mision bamirës për tërmetin, Jari vendosi t’i japë disa udhëzime, që të mos binte pre e qeverisë:

“Të dashur demokratë,

Jari ju sqaron!

Sot i dërgova disa udhëzime këngëtares Bebe Rexha, e cila ka mbërritur në Shqipëri për të ndihmuar zonat e prekura nga tërmeti.

‘E dashur Bebe.

Faleminderit për ndihmën, por dua të të jap disa këshilla se si të mos biesh pre e qeverisë.

Siç e dini, tërmetin e ka paralajmëruar prej kohësh presidenti Meta, i cili është burri i kushërirës së mamasë tënde.

Ndaj merita kryesore në përballimin e kësaj situate i takon atij.

Në këto kushte, të këshlloj fillimisht të pyesësh atë se ku të shkosh.

Siç e di ti, ai ka një mik të ngushtë që e mban me shaka, që quhet Besi.

Besi ka Ijen nga Bubqi. Bubqi është një fshat afër Tiranës.

Fillimisht duhet të shkosh në Bubq.

Aty duhet të takosh Ijen e Besit, dhe ta pyesësh atë se cilat shtëpi të ndërtosh.

Pasi të japësh para për ato dy shtëpi, duhet të kthehesh në Tiranë dhe të pritesh në takim nga presidenti Meta.

Mos harro ta falenderosh atë që parashikoi tërmetin, por që fatkeqësisht qeveria e Edi Ramës jo vetëm që nuk e mori seriozisht, por e mori për të çmendur dhe kërkon ta shkarkojë.

Pastaj duhet të bësh një takim me Doktorin.

Ai është supervizori i gjithë këtij operacioni.

Deri tani ka zbuluar se çdo ditë vidhet një thes fasule, 10 qese pampersa dhe 50 kg oriz nga ndihmat.

Po ashtu, ai ka meritën se ka zbuluar që shkaku i vërtetë i tërmetit ka qenë “Syri i Kuçedrës” të cilin Rama e ka mbushur me 300 trajlera dhe kështu kuçedra është zemëruar dhe ka shpërthyer.

Duhet t’i çosh një falenderim dhe atij.

Me Lulzim Bashën dhe mund të mos takohesh, se nuk po sillet si duhet ditët e fundit.

Përpiqu të shmangësh shtabin e emergjencave apo autoritetet zyrtare, se ata dalin në foto me ty dhe ti humbet fansat që ke në Shqipëri.

Po ashtu kujdes se mund të të zërë rrugën Elvis Naçi dhe të kërkon ndihma për tërmetin.

Mos i jep gjë atij, se është kompromentuar ngaqë ka dalë foto me Edi Ramën.

Kur të kthehesh në SHBA është mire të bësh një këngë për tërmetin, pak a shumë me këtë tekst.

Ilir Meta ka nxjerr fjalë

Një tërmet është duke ardh

Një tërmet o po vjen nga deti

Të bëhet gati mileti!

 

Edi Rama o, se ka përfill

I ka thënë mendje karafil

I ka thënë Ilir magjistari

Nuk je mirë o nga kandari

 

Ndaj ndihmoni Shqipërinë

Të rrëzojë, qeverinë

Se tërmeti shkon e vjen

Po ky Edi Rama nuk po bjen

Kjo do ishte ndihma e madhe për tërmetin

I juaji, Jari!”

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Jari këshillon Bebe Rexhën në misionin bamirës në Tiranë”

  1. Kapterri says:

    Tani Jari shko laj duart mire,dizifektoi dhe ma shterngo hajdarin fort!

  2. pokeristi says:

    Mero!
    Si gjithmone realist,i sakte,fantastic.

  3. Shkodra nder vıte says:

    Ka hype jarı n kompanjel
    Me njı bole ı bjen kumons
    Po ı thot Basha teveqel
    Mos ma hıq buken e gojs
    Mbı gomar ka ka hype kapterı
    Ksaj ı thojn a e ke mjofte Nutın
    Thrret mıletı prej ktıj tmerrı
    Ush ta hanger barra mutın

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *