“Kombi i ish-kapitenit Cana është goditur nga një tërmet i fuqishëm”, Marseja fton tifozët të ndihmojnë Shqipërinë

2 Dhjetor 2019, 20:57Sport TEMA

Tërmeti i fuqishëm që goditi Shqipërinë para pak ditësh, i cili solli viktima dhe dëme të shumta, ka bërë që shumë njerëz të solidarizohen me vendin tonë.

Të fundit që janë solidarizuar me këtë ka qenë klubi francez i Marsejës, ku për disa vite ka luajtur edhe Lorik Cana, i cili ka mbajtur aty edhe shiritin e kapitenit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, klubi francez i shpreh ngullëllime famlijeve që humbën personat e tyre nga tërmeti dhe ka ftuar fansat të ofrojnë ndihma për të prekurit. 

“Shqipëria, kombi i ish-kapitenin tonë Lorik Cana, është goditur javën e kaluar nga një tërmet i fuqishëm. Olimpik Marsejë i jep mbështetjen popullit shqiptar dhe u shpreh ngushëllimet familjeve të goditura nga ky tërmet.

Klubi dëshiron të sensibilizojë mbështetësit e tij për këtë ngjarje tragjike dhe ju informojmë se është e mundur që të dhuroni për popullatën shqiptare të goditur nga lëkundjet sizmike.”, shkruan klubi francez në faqen zyrtare.

 

2 komente në ““Kombi i ish-kapitenit Cana është goditur nga një tërmet i fuqishëm”, Marseja fton tifozët të ndihmojnë Shqipërinë”

  1. E kote says:

    Pordhe me rigon.

    1. ben says:

      E kote-je nje cope muti. Ne shqiptaret e kemi ne gen ndjenjen e mirenjohjes. Ti nga ke dale?
      U kemi qene mirenjohes dhe u jemi Akoma Austrise, Gjermanise dhe SHBA-se per ate qe sot kemi nje cope toke qe e quajme “ATDHE”. Perse te mos u jemi mirenjohes te gjithe atyre qe na kane ndihmuar e po na ndihmojme ne keto dite kur termeti ka marre jete shqiptaresh? Vetem bastardet shkruajne ato qe ke shkruar zotrote.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje