Konstruktori: Në Shqipëri, edhe inxhinieri elektrik bën projekte ndërtimi. Në Rrashbull pashë kolona të prera me gërshërë

Konstruktori Arben Dervishi i cili ka ndihmuar qeverinë në ekspertizën e objekteve të dëmtuara nga tërmeti për të parë cilësinë e punimit të tyre, thotë se aty ku ka pasur ndërtues seriozë nuk është pësuar asnjë dëm.

Por e kundërta ka ndodhur aty ku projektuesit nuk kanë menduar për ruajtjen e jetës së njerëzve, dhe që nuk janë fortësuar muret.

“Në ato vende ku është bërë një projekt serioz, objektet nuk kanë asnjë lloj dëmtimi, ose dëmtime minore që nuk ndikojnë në ruajtjen e jetës. 

Kur projektohet një objekt me tërmetin maksimal, parashikojmë që në objekt do të ketë dëme materiale, por qëllimi është të ruhet jeta e njerëzve. 

Fakti që humbën jetë njerëzish nuk e arritën qëllimin për të cilin ishin projektuar. Që do të thotë se projektet kanë pasur mangësi.  

Nga verifikimet që kam bërë, kishte objekte që ishin me skelet të padëmtuar por struktura që kishte zgjedhur projektuese ishte e tipit ramë, kolona dhe trarë, ndërkohë në zona të tilla do të ishte e mira të shoqërohej edhe me mure. Objekti nuk kishte dëmtime në strukturë, por në muret jo strukturore.  

Kishte objekte me plasaritje të vogla që nuk përbëjnë problem dhe me kosto minimale ndërtohen. Kishte objekte që linte për të dëshiruar cilësia. Në të vjetrat me tulla para viteve ’90, njerëzit kanë ndërhyrë. 

Jo vetëm në Durrës por edhe në Tiranë, në katet e para, garazhet, që i kanë ulur rezistencën objektit”, shprehet Arben Dervishi, konstruktor, i ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo”.

“Abuzimi vjen nga mungesa e supervizorit….Në Shqipëri mungojnë studimet sizmike”

Sipas tij projektet janë të dobëta edhe për shkak se në zonat ku po ndërtohet mungojnë studimet sizmike. Megjithatë, konsturktori thotë se një projektues i mirë di të dallojë ku është zonë ndërtimi e rrezikshme. Ai thotë se abuzimet bëhen edhe për shkak të mungesës së supervizorëve.

“Cilësia e materialeve të ndërtimit ndikon në fortësinë e strukturës. Dy janë materialet, betoni dhe hekuri, që mbajnë gjithë peshën e strukturës. Pjesa tjetër është strukturë e nivelit të dytë të rezistencës. Një beton e çelik i ardhur i pakontrolluar me rezistenca më të ulëta se ç’tregon marka, patjetër që sjell dëme. Kur ka një supervizor serioz nuk mund të bëhet ai dëm. Abuzimi bëhet në ato vende ku mungon supervizori. Sepse në vendin tonë supervizori trajtohet si më i parëndësishmi. Zona si Durrësi, kanë rrezikshmëri sizmike, dhe kërkohen që studimet sizmike dhe gjeologjike duhej të ishin të detajuara, të sakta, sepse aty janë të dhënat bazë që merr projektuesi. Po në bazë të eksperiencës ai mund të mbulojë shumë defekte edhe në mungesë të studimeve”, tha Dervishi.

“Inxhinieri elektrik në Shqipëri bën projekte ndërtimi..Në Rrashbull pashë kolona të prera me gërshërë”

Përballë gazetarit Ilir Babaramo, konstruktori i njohur tha se abuzimet janë të shpeshta, dhe sipas tij arrihet deri aty sa edhenjë inxhinierë elektrikë ka arritur të bëjë projektin e një ndërtese.

“Ka edhe inxhinierë elektrike që kanë bërë konstruksione e projekte ndërtimi”, tha Arben Dervishi.

Ai thotë se zona më e rëndësishme për të ndërtuar është ajo e ish-Kënetës ku tha se në 180 metra thellësi janë depozitime kënetore që e rrisin forcën sizmike. “Dhe kjo ka ndikuar tek objektet, që shumica janë projekt, pa leje, zbatuar me brigada, me njerëz që thonë hajd se e di unë”, shprehet konstruktori në “5 pyetjet nga Babaramo”.

“Ka edhe ndërtime informale 5 katëshe, jo vetëm 1-2 katëshe, dhe nuk është një, janë shumë. Janë bërë ndërtime pa projekte, në zona ku nuk lejohej të ndërtohej. Zona e Kënetës është ndër zonat më të rrezikshme për të ndërtuar. Por nuk mund të ndërtosh në Kënetë me themele të veçuara, por me themele në formë pllake”, shtoi ai.

Konstruktori Arben Dervishi tregon eksperiencën e tij në një shtëpi në zonën e Rrashbullit. “Unë vizitova zonën e Rrashbullit. Ishte një vilë që kishin hedhur gjithë kursimet e tyre. Pashë që kolonat ishin prerë si me gërshërë. Pyeta për projektuesin thanë na erdhi njëri që bënte kallupe dhe e morëm e bëmë. Nëse nuk ndërhyhet shpejt ajo mund të rrafshohet e gjitha”, tha ai.

“Moratorium ndërtimesh për dy vjet, siç bëri Turqia..Të marrim eurokodet e ndërtimit, t’i japë shteti (jo me tender se fiton ai që njeh ministrin)”

Fajtorët Dervishi i sheh tek individi, shteti dhe ndërtuesit dhe projektuesit. Të gjithë duhet të majnë barrën që u takon në këtë tragjedi që preku Shqipërinë me shembjen e dhjetëra banesave si pasojë e tërmetit. Megjithatë, sipas tij, për të gjetur zgjidhje duhet marrë praktika e gatshme nga të huajt. Ai dha rastin e Turqisë, ku tha se edhe në vendin tonë duhet ndaluar ndërtimet për dy vjet deri sa të ndryshohet legjislacioni dhe kushtet e ndërtimit.

“Në këtë tragjedi duhet bërë një bilanc, për të parë ku ishim. Duhet të marrim praktikat më të mira nga bota. Në momentin që ka rënë tërmeti në Turqi, pati 25 mijë të vdekur..Shteti turk morri vendim: Moratorium ndërtimesh për dy vjet. Derisa të ndryshoheshin kushtet teknike të ndërtimit dhe legjislacioni. Dhe tërmetet që ranë më vonë treguan që kishin të drejtë”, tha ai, teksa shtoi se në Shqipëri normat e projektimit janë të vitit ’89, me teknologjinë e asaj kohe.

“Ne duhet të marrim dhe të aprovojmë normat e reja të projektimit, sot projektohet me norma të projektuara në vitin 1989, me teknologjinë e asaj kohe, të gjitha normat flasin për objekte deri në 6 akte, pjesa tjetër duhet bërë me projektim. Evropa ka kodet e ndërtimit, të projektimit dhe të zbatimit. Ne nuk kemi buxhete të bëjmë kodet tona, por mjafton t’i adoptojmë ato. 

Të hartojë anekset nacionale. Këtë duhet ta bëjë shteti. Të marrë shkencëtarët dhe t’i paguajë, të marrë specialistët”, u shpreh kontruktori teksa tha se kjo nuk duhet bërë me tenderë, pasi në kohën e qeverisë Berisha, dikush tha se njeh ministrin..”dhe akoma nuk është miratuar ai kod, me tender. Për mua nuk duhet të bëhet me tender, duhet ta bëjë shteti”, tha ai.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Konstruktori: Në Shqipëri, edhe inxhinieri elektrik bën projekte ndërtimi. Në Rrashbull pashë kolona të prera me gërshërë”

  1. sazani says:

    studimet sismike aty i keni se jane bere kudo qe ne kohen e enverit
    por duhet t’i perdorni
    s’ka punime sismike eshte thjesht justifikim
    gjithe ultesira bregdatare ka punime sismike cdo pellembe

  2. Feniks says:

    Fajtori kryesor eshte shteti,bashkia!
    Ja pse:
    1- Shteti ka perpiluar hartat me zonat sizmike dhe ka caktuar standartet e ndertimit!
    2-Bashkia jep lejet e ndertimit duke u bazuar ne projektet e ndertimit,studimin gjeologjik te truallit dhe studimin urbanistik!
    3-Shteti ne dogana,atje ku prodhohet dhe perdoren materialet e ndertimit duhet te ushtroje kontroll te rrepte per cdo objekt!
    Por kjo gje kerkon qe shteti te kete ministri Ndertimi e jo Infrastrukture sic eshte sot qe merret vetem me tenderat,koncesionet dhe PPP korruptive,ndersa ndertesat nuk i kontrollon fare!
    4-Shteti ka privatizuar te gjitha sherbimet shteterore edhe laboratoret e analizave te materialeve te ndertimit ,por kur behet tragjedi te tilla,pasojat i heq shteti!
    Atehere pse nuk e merr ne dore situaten shteti per gjithcka?
    Qe nga viti 2005,nuk kontrollohet cilesia e materialeve te ndertimit ne dogana!
    Hekuri per kangjella i lire,apo me rrezatime perdoret per shtepi!
    5-Bashkia jep lejet e shfrytezimit te godinave,qe nenkupton te verifikohet teknikisht ne objekt zbatimi i projektit!
    Ne pallatin ku banoj une me 10 kate e 200 hyrje,nuk eshte bere asnje verifikim ne objekt nga bashkia ,por eshte firmosur leja ne zyre!
    Me skandaloze eshte situata gjate legalizimit te ndertimeve pa leje,qe shumica jane ndertuar pa projekte te licensuara,ndertimi eshte bere nga amatore dhe materialet e ndertimit nuk dihet se cfare cilesie kane qene!
    Ja ky eshte shteti i Rames dhe ka frike nga media pastaj!
    Ne fakt ka frike nga e verteta e krimit te bere nga shteti me bashkite!

  3. Prostituta Berthamore Sali says:

    Ne Shqiperi edhe Sali KakaBuba nga kamunist eshte kthy antikamunisti me i madh ne Europe!
    Ne Shqiperi Doktor Mortja eshte be pulic, gjykates, prokuror, president, kryeminister e anasjelltas!
    Ne Shqiperi, Prostituta Kombetare Sali ka be
    Xhozin kryetare Parlamenti,
    Suden bankieren numer 1,
    Agim Docin te persekutum,
    Motrat Vokshi politikane,
    Ciljeten anetare te Keshillit Kombetar te PD,
    Greta Koci, drejtore te Ministria e Rendit,
    Cimin e Pekajve gazetar,
    Flamur Noken minister!!
    Cfare i mungon nje inxhinieri elektrik te behet arkitekt?!
    Absolutisht asgje!

  4. Te vjen keq kur shikon gjithe keta njerez te pafajshem qe u bene viktima te nje grupi vampires qe mendjen e kane si te bejne leke.Dhe e keqja fillonte nga lart nga zyrtaret qe te jepnin lejen te ndertoje ku te doje dhe si te doje vecse ata te merrnin leke qe mos i gezofshin dhe iu befshin ilace per femijet e tyre. Nuk ngeli kepucar e karrocjer e gomar pa ndertuar dhe perdornin firmen e inxhiniereve. Nuk di ne cilin sektor te thuash nje fjale te mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *