Manastirliu në Shëngjin: Kujdes shëndetësor 24/7 për banorët në pikat e emergjencës

2 Dhjetor 2019, 15:26Sociale TEMA

Ndërsa numri i qytetarëve të lënduar nga tërmeti që po marrin trajtim në spitale ka ardhur në ulje (altualisht janë 20 të shtruar në spitalin e Traumës, 4 në spitalin e Durrësit dhe 3 po kurohen jashtë vendit), ekipet mjekësore janë përqëndruar në dhēnien e ndihmës mjekësore në terren, pranë banorëve të strehuar në hotele apo në pikat e emergjencës.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, deklaroi nga Shëngjini se, do të ofrohet kujdes shëndetësor 24 orë për banorët në pikat e emergjencës.

“Jemi përqëndruar në ofrimin e ndihmës mjekësore pranë hoteleve dhe pikave të emergjencës ku janë vendosur banorët dhe po garantojmë shërbim 24/7 dhe kemi siguruar barnat për të sëmurët kronikë”, tha Manastirliu.

Janë kryer 1990 vizita dhe trajtime mjekësore në hotele ku janë vendosur banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit. Gjithashtu janë kryer 3100 vizita dhe trajtime mjekësore në qendrat shëndetësore 24/7 pranë zonave të prekura nga termeti. Janë pajisur me medikamentet e nevojshme 376 të sëmurë kronikë.

Krahas ofrimit të kujdesit shëndetësor në të gjitha pikat e emergjencës të ngritura për banorët e prekur nga tërmeti nuk ka munguar ofrimi i kujdesit psiko-social për fëmijët dhe të gjithë banorët që kanë pasur nevojë. Janë më shumë se 1500 fëmijë në këto ambiente që po marrin kujdesin e duhur psiko social nga 300 psikologë dhe punonjës social në bashkëpunim me Shërbimin Social Shtetëror, Agjensinë e Fëmijëve, Urdhërin e Psikologut, organizatat si UNICEF, Save the Children, World Vision.

1 komente në “Manastirliu në Shëngjin: Kujdes shëndetësor 24/7 për banorët në pikat e emergjencës”

  1. Bukuroshja e Fjetur says:

    Se ku e ka gjetur Edi këtë,
    Po kjo nuk është për këtë punë mor jahu..
    Kjo mund të jetë për shumë gjëra por vetëm për këtë punë JO..
    Nuk e harroj ditën e parë pas tërmetit kjo ishte e para që doli intervistë, kuptohet që kësaj i dhanë urdhër..
    As dinte me fol, as e kishte idenë për ça po fliste veç fjali pa kuptim, pa mbaruar po vetëm ëëëhë thua se po bënte ndonje gjë tjetër…
    Seç mu kujtua Nano me “merritokracinë” si levizje..
    Dhe pergjigjia e brilantit Dritëro Agolli “shkërdhatokracia”..
    Dhe do vij Edi me këto e do kërkoj vota..
    Hajde Shqipëri, hajde ku je katandisur..
    Beje harrem më mirë kabinetin..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje