“New York Times”: BE, në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar

“Bashkimi Europian është vendosur në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar”, shkruan New York Times.

Bashkimi Europian dhe Kombet e Bashkuara po koordinojnë përpjekjet ndërkombëtare në ndihmë të vendit të gjunjëzuar nga fatkeqësia natyrore, thuhet në artikull ku theksohet sesi një ekip i bllokut europian është duke udhëhequr vlerësimin dhe shpërndarjen e ndihmës.

Gjashtë shtete anëtare kanë dërguar 50 inxhinierë strukturorë, e të tjerë pritet të mbërrijnë për të vlerësuar dëmet së bashku me homologët vendas. Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar gjithashtu ka dërguar gjithashtu inxhinierë strukturorë nga departamentet e zjarrfikësve të Kontesë Fairfax dhe asaj të Los Angelesit për të ndihmuar në këtë proces.

New York Times nënvizon mes të tjerash edhe faktin që prokurorët kanë nisur një hetim për ndërtime të mundshme të paligjshme dhe shkelje të rregullave të ndërtimit. Sipas të përditshmes prestigjoze, pikërisht ndërtimet e dobëta, shkelja e kodeve të ndërtimit ndërtesave dhe korrupsioni rreshtohen ndër arsyet kryesore të dëmeve të mëdha që shkaktoi ky tërmet.

Qeveria e Shqipërisë, vazhdon shkrimi, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar për ndihmë financiare dhe asistencë në nivel ekspertësh, duke thënë se nuk është e aftë ta bëjë e vetme një gjë të tillë. Të enjten, Komisioneri i ri Europian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lenarcic, i cili e mori detyrën të hënën, pritet të vizitojë Tiranën për të folur rreth planeve të rindërtimit.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në ““New York Times”: BE, në krye të përpjekjeve për rimëkëmbjen e Shqipërisë pas tërmetit shkatërrimtar”

  1. Drini says:

    ESHTE GJITH EVROPA NE KEMBE VEC HOLLANDES SE DON TE JET NE KRYE TE SHQIPERIS QENI I SAJ BESNIK ME CDO KUSHT, POR VEGLA E TYRE ESHTE DEKSPIRUAR KESHTU QE ENDRRA E TYRE ESHTE BASHKUAR ENDERRAVE TE MIA.

  2. Raimond vlonjati says:

    Tani te thuash qe po ndihmon BE dhe Amerika , sikur nuk shkon , se nuk eshte aspak e vertete ,
    edhe na fyen intelektin e kiqeve New York times ne kete rast

    Nga sa i njof une Amerikanet , keta ecin me shprehjen “ Jam i zgjuar se e flas Anglshten uje “ lol
    , dhe prandaj keta mund te thone cdo lloj hajvanlleku, dhe mendojne se u mbushin mendjen njerezve , sepse keta e flasin anglishten rjedheshem mor vella lol

    Ne nuk kemi nevoje per inxhinjere te kontrollojne godinat se i kemi inxhinjeret tane shume te mire ,
    Ne kemi nevoje per ndihme monetare per ndertinin e shtepive te reja si fillim ,
    dhe kete ndihme po e jep vetem Turqia , e cila deklaroi se esht gati te filloje ndertimin e 500 banesave te reja

    Ndaj boll me genjeshtrat e ketyre perendimoreve , qe na ngopin me luge te zbrazet ,
    se keta parate i japin vetem tek miqte e tyrw ,
    jo tek ne,

    Do ta kontrolloj New York times ku e ka shkruar kete artikull dhe tja them , se esht Shteti turk dhe shteti Kines qe po ndihmojne direkt ne ate qe ne kemi nevoje tani ,
    jo BE dhe Amerika.

    Thank you Turkey and China !🇹🇷🇨🇳
    God bless you both !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *