Pasojat e tërmetit, Presidenca del me një propozim: Kontributet të jepen me "bono solidariteti” dhe “bono diaspore”

2 Dhjetor 2019, 18:00Ekonomia TEMA

Presidenca ka dalë me një propozim sa i përket grumbullimit të fondeve.

Majlind Lazimi, ish zëvëndësministër i Integrimit, aktualisht këshilltar ekonomik i presidentit të Republikës, sugjeron “bonot e solidaritetit” dhe “bonot e diasporës” si zgjidhje.

Sipas tij, shpejt nevojat emergjente të situatës aktuale kërkojnë një strategji.

“Një “Konferencë Donatorësh”, është hapi i parë që duhet synuar dhe opsioni më i mirë me kosto financiare (ne rast grantesh) zero.Fondeve të donatorëve ndërkombëtar do ti shtohen fondet që janë mbledhur deri tani nga qeveria, fondacionet, bizneset, qytetarët etj.

Megjithatë, nuk duhet të kemi iluzione që ky financim do jetë i pamjaftueshëm për rimëkëmbjen e plotë të dëmeve aktuale, dëmeve potenciale, apo projekteve të zhvillimit.

Rialokimi i zërave në buxhet duke reduktuar fondet investimeve publike, në rastin më të mirë me rentabilitet të ulët (psh. konçesionet) është një opsion tjetër i mundshëm.

Emëtimi per herë të parë të “Bonove të Solidaritetit” dhe “Bonove të Diasporës” do të ishte jo vetëm një “akt patriotik” pikërisht në keto kohe të vështira, por dhe një instrument efikas afatgjatë për zhvillimin ekonomik (psh.1% normë interesi, maturitet 10 vjeçar).

Shumë vende i kanë eksperimentuar me sukses “Bonot e Diasporës” për të tejkaluar fatkeqësitë natyrore apo për të financuar investimet publike strategjike. Këto ditë shqiptarët, kudo nëpër botë, e demonstruan fuqishëm solidaritetin dhe bamirësinë e tyre për tejkalimin e kesaj fatkeqësie kombëtare.

“Bonot e Solidaritetit” dhe “Bonot e Diasporës” do të bënin të mundur që kontributi financiar i shqiptarëve të ishte shumë-fish më i madh, sepse do të tejkalonte limitin e fondeve të bamirësisë dhe secili do të ndihej “investor patriotik” në rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit.Por si fillim na duhet një Plan Kombëtar Rimëkëmbjeje…” shkruan Lazimi në një postim në rrjetet sociale.(TemA)

7 komente në “Pasojat e tërmetit, Presidenca del me një propozim: Kontributet të jepen me “bono solidariteti” dhe “bono diaspore””

  1. ceni boston says:

    Po ti o Like a fale gje apo juve jeni vetem per te marre!

  2. Illyria-Shqiperia says:

    What?? Seriozisht e kane keta amatore? Presidenti e ky majlindi te japin nje here vete kontribit, pastaj te na propozojne Bonit solidare.

  3. sulo Permeti says:

    Ceta e hajduteve te LSI eshte hedhur ne veprim.

  4. Dauti says:

    Ti gomar i presidences , shit vilen e Lalezit qe e ke me 13 banjo se ste duhet per ata femije budallenj qe ke.

  5. Beni says:

    Po likja do kontribuoj me ndonje cope nga floriri krrabes

  6. nino says:

    KY FLORIRI QE ESHTE NE FOTO ESHTE AI QE VODHI ILIRI NE KRABE…..
    NXIRE LIKE FLORIRI….

  7. h says:

    Do ishin me te sigurta “bonot e presidenteve berisha meta”.
    Apo ata jane te nevojshme vetem per te shitur pordhe ne rrjetet sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje