"Prokuroria të çojë përpara hetimet", Ilir Meta tregon detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

2 Dhjetor 2019, 10:48Politika TEMA

Ilir Meta ka zbardhur detaje për atë se çfarë u diskutua në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Me një shënim në “Facebook”,  Meta thotë se kanë biseduar për një koordinim të ngushtë të veprimeve  në terren për të përballuar këtë situatë emergjente.

 “Sot në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, diskutuam për një bashkëveprim dhe koordinim më të ngushtë midis të gjitha institucioneve për përballimin e emergjencës deri në rivendosjen e normalitetit të plotë.

E mbështetëm prokurorinë të çojë përpara hetimet dhe të vendosë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që do të rezultojnë përgjegjës.

Të sigurojmë burimet e brendshme dhe mbështetjen e duhur ndërkombëtare për tejkalimin e pasojave të rënda të këtij tërmeti të tmerrshëm”-shkruan Meta. (TemA)

5 komente në ““Prokuroria të çojë përpara hetimet”, Ilir Meta tregon detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare”

  1. Kalec Dega says:

    Shume bukur, Arta e ka shume te lehte ne gjej pergjegjes Termet Durrsin dhe ta fusi ne burg.Do knacet META/RAMA.

  2. Katundari digital says:

    Te filloje me urdheruesin e mbylljes se institutit teStudimeve Sizmike,plakushin qe tregon perralla me kucedra. Frymezuesin e kapitalizmit te tipit Kenete dhe Bathore.Pastaj te vazhdoje me Dakot dhe te babeziturit qe kane shitur vdekjen per parate e felliqura.

  3. Dori says:

    Une prita se mos Like Floriri do te vinte ne dispozicion te ndertimit te shtepive per te pastrehet lingotat e Kerrabes!?

  4. xhoxhi says:

    Përgjegjës për këtë katraurë e ka vetëm një njeri dhe ai quhet Sali Berisha me mafiozët e sigurimit të Enverit që futi në partinë demokratike.Kjo parti ska fituar asnjëherë me votë por vetëm me mashtrime.Gjithë jugu Tirana,Vlora,Dursi etj u mbushën me malësorë të cilët jo vetëm zunë pronën e tjetrit por edhe ndërtuan kudo dhe pa cilësi.Kjo u lejua nga Sala vetëm për vota dhe sot këta thëresin të ndërtohen shtëpiti nga shteti..Tërmete do ketë por meren masa parandaluese duke ndërtuar jo më sumë se 5 kate dhe me cilësi të lartë.Kush e ka kontrolluar markën e betonit?Po fotrësinë e hekurit?Po tullat?etj etj?Pra vdekjet erdhën më shumë nga këto që nuk i kemi bërë mirë se sa nga tërmeti.Ppra doni kush ka faj?Hidhin hekurat plakushit dhe dalin vetë fajtorët…

  5. rexha 10 says:

    ASGJE NUKE NDODHE ,SI ZAKONISHTE CA TEFTERE TE NGJYROSUR NE TE ZEZE QE JANE SHPENZIME DHE ASGJE TJETER. NE NJE SHTET RRUMPALLE DHE FIGURANTE NDODHE QE TE NDERTOSHE PALLATE 10 KATESH NE DETE DHE TE MARRESH PARATE E DEMIT MBASI TE ESHTE PRISHUR NGA QEVERIA,. KJO NDODHI ME PALLATIN E VJERRIT TE LULUSHES NGA HOLLANDA.
    KESAJ I THONE ,,,,, SHIKO LULUSHI LULUSHIN ,DHE PIQET FIKU.
    KAME NJE PYTJE PER POLITIKANET:PSE NUKE SHEMBEN PALLATET E JUAJA NGA TERMETI??????? APO JU I ZBATONI TE GJITHA KRITERET E NDERTIMIT ,NDERSA POPULLIN E KONSIDERONI BAKTI. PO CFARE FAJI KA FEMIJA I SAPO LINDUR TE VDESE NEN RRENOJA TE PALLATIT SEPSE ATY KU JETON KY FEMIJE , NDERTUSI NUKE KA ZBATUAR RREGULLAT. MIRE FAMILJARET NGA HALLI ,PO SHTETI KU ESHTE?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje