Protagonizëm politik në post-tërmet: Meta e Basha, me “shtet më vete”

Një ditë më parë, kreu demokrat Basha ftoi ekspertë të afërt me PD-në, për të diskutuar me ta mbi pasojat e tërmetit dhe si mund shkohet drejt një rehabilitimi total.

“Sot mblodha disa nga ekspertët më të mirë të vendit në fushën e emergjencave civile. Pedagogë, inxhinierë, gjeologë, arkitektë, ekspertë të sizmiologjisë dhe të ndërtimit, sugjeruan masat që duhet të marrë Shqipëria për normalizimin e situatës në një kohë sa më të shpejtë dhe gjithashtu masat që duhen marrë për të ardhmen.

Propozimet e tyre do të jenë baza për propozimet e Partisë Demokratike për përballimin e situatës.

Shqipëria ka burime të mjaftueshme njerëzore për të evidentuar problematikat dhe për të dhënë zgjidhje, por kërkohet koordinim, mbështetje dhe financim”, shkroi Basha.

Kjo tryezë e tij erdhi pas një refuzimi që ai i bëri ftesës së kreut të qeverisë, për të qenë së bashku, edhe me ekspertë, në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit.

Ndërkohë, tryeza e Bashës me ekspertë të zgjedhur prej tij, nuk ka asnjë efekt në terrenin e zhvillimeve veç diskutimeve brendapërdrenda, pasi nuk ka asnjë mundësi vendimarrjeje.

Vendimarrja ne këtë rast është vetëm qeveritare dhe kalon nëpërmjet saj.

Të njëjtën gjë ka bërë dhe presidenti Meta, në një garë të dukshme protagonizmi politik. Pasi thirri mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Sigurisë, së cilës qeveria iu përgjigj duke iu shmangur “incidenteve” politike, Meta vjen me idenë e një konference ndërkombëtare, duke thirrur dhe ai “ekspertët e tij”.

“Sot zhvillova një takim të frytshëm me një përfaqësi të nderuar profesorësh, akademikësh dhe ekspertësh të instituteve të rëndësishme universitare, lidhur me situatën tepër të rëndë të krijuar nga tërmeti.

I falenderova për kontributin e tyre të vyer në kapërcimin e emergjencës dhe i inkurajova, jo vetëm të forcojnë bashkëpunimin me institucionet, por edhe të angazhohen maksimalisht për të informuar dhe qetësuar opinionin publik, që më shumë se kurrë ka nevojë për mendimin e tyre të kualifikuar.

Vlerësoj shumë idetë e tyre konkrete për rrugët e përgjegjshme që duhen ndjekur për rikthimin në normalitet, veçanërisht për minimizimin e pasojave të rënda që ka sjellë kjo fatkeqësi natyrore.

Është koha të forcojmë më shumë institucionet e këtyre fushave, por edhe t’i dëgjojmë këshillat e tyre shkencore në kohë.

Ramë dakord që së afërmi të zhvillojmë një konferencë ndërkombëtare me përfaqësues nga rajoni dhe më gjerë, për të forcuar bashkëveprimin në përballimin e fatkeqësive natyrore”, shkruan kreu i shtetit.

Ndërkohë, idenë e disa konferencave me donatorë, siç do jetë ajo e vendeve islame e përgatitur nga Erdogan, Rama e ka hedhur gati dy ditë pas tërmetit.

Pra, ne presim solidaritet nga bota, duke mos e patur vetë atë. Që nga politika.(Ttesheshi)

4 komente në “Protagonizëm politik në post-tërmet: Meta e Basha, me “shtet më vete””

  1. LULJA says:

    O LULE MOS U LODHE KOT ME IMAZHIN QE KA PD DHE TI SI DREJTUES NUK FITON ASNJEHERE PO FARE ASNJEHERE

  2. Fol shqip says:

    Sa eksperte e profesore paska shqiperia
    I mbledh qeveria ca
    I mbledh opozita ca
    I mbledh presidenti ca
    Ne qofte se jane te njejtet ne te tera keto mbledhje atehere mire, por nese nuk jane te njejtet atehere qenkan shume
    Dhe kur qenkan kaq shume pse nuk e kane ngritur me kohe problemet per te cilat ia vlen te protestosh.

  3. Olimpia says:

    Ky eshte turp…Mendo per nje cast….termeti dhe pasojat e tij Jane realisht nje lufte jo tipike,jo konvencionale,termeti eshte i ngjashem me nje bombe atomike….Nderkohe qe eshte detyre e shtetit dhe e cdo qytetari te veproje per perballimin e situates,Meta dhe Basha ,,veprojne,,me vehte, fakt nuk bejne asgje te dobishme,perkundrazi ngaterrojne.Besoj se cdo shqiptar normal e kupton idiotizmin e rrezikeshem te nje mentre sjellje te tille.Nuk kuptoj ata persona qe pranojne te takojne Bashen per te folur per termetin Sigurisht Jane thjeshte militante,pavaresisht titullit qe mund te kene.Parawiten tek Basha ne pritje te ,,kockes,,se radhes.Te perfytyroje Bashen ne keto momente si kryetar qeverie ….Basha me fraza te nje fjalori 50 fjale dhe me paaftesi totale per te levizur nje tulle nga vendi.

  4. mendja u ka ikur says:

    PO mire, kur do filloje pune komisioni per hetimin e Ilir metes, se ne po presim te shkarkohet dhe arrestohet ai. Nuk e dua me ne presidence, megjithese nuk eshte zgjedhur nga populli, por e dua ne burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *