Ra ky tërmet, e ne pamë në media, një Zonjë

2 Dhjetor 2019, 10:32Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Për ata që e njohin, Prof. Luljeta është vlerësuar gjithmonë si një shkencetare klasi, përfaqësuese e asaj race në zhdukje njerëzish, me një barrë mend të këtij vendi.

Ajo nuk ka qenë për ne thjeshtë nëna e Petri Bozos, vjehrra e Aldës, apo bashkëshortja e të ndjerit Todi.

Këto ditë ditë në ekrane, mendja e saj e bukur dhe thinjat e arta, u bënë melhemi për plagët e shpirtrave të vrarë dhe mendjeve të traumatizuara të shqiptarëve.

Ja që nuk qenka e vërtetë teoria, se vetëm Miss-et e Petrit, shesin dhe e shtojnë audiencën.

Nëna e tij na dha të gjithëve një mësim të madh. Për sot e në të ardhmen.

Nuk është nevoja që të na bjerë një tërmet tjetër si ai i 26 nëntorit, për t’u kujtuar që të dëgjojmë sërisht mendimet e vyera dhe jo të shohim veç buzët e fryra.

22 komente në “Ra ky tërmet, e ne pamë në media, një Zonjë”

  1. Vito & Niko Kermilli says:

    Alfred, zonja eshte grua e respektuar, por nga pikpamja inxhinierike i ka ngelur ora ne viitin 1975.

    1. Lela says:

      I pame dhe keto te oreve te fundit, medioker, dallkauk, injorante zere se kane bere shkolle.

      1. PEPJA says:

        LE TE MARRIM TE GJITHE SHEMBULL.

    2. Hajde mendje says:

      Ndersa ju kermijve, u ka mbetur kalendari ne prehistori.

  2. Vivi says:

    Konkluzioni vlen per këdo, vecanerisht per “analistet” kokëbosh te kudondhur dhe “eksperte”per gjitshka.

  3. Ylli says:

    Grua fisnike e plot sharm ,pavaresisht moshes !
    Me kujtohet nje pikture ,ndoshta nga Francisko Goja ,dedikim per femren …..”Mbretereshe deri ne vdekje”.
    Ka humbur femra ,do thoja tek degjoja zonjen e nderuar !!

  4. TT says:

    Zonja Bozo te vendoset ne krye te inxhinjereve I kam ndjekur intervistat e saj shume Profesionale dhe pa asnje dyshim qe njef zonen e Durresit shume mire.ne vendet e Botes Zonja te tilla respektohen dhe degjohen.

  5. shqip says:

    shum respekt per kete zonje. Nje profesore e vertete me gjithe kuptimin e kesaj fjale kaq shume te shperdoruar ne keto 30 vite demokraci.

  6. bos says:

    Luljeta Bozo profesoreshë shqiptare në fushën e inxhinierisë, është një nga emrat më të vlerësuar akademikë në Shqipëri. Ka botuar 35 libra profesionalë, në fushën e inxhinerisë, shkencës dhe gjeoteknikës. Në vitin 2001 ajo e vlerësua nga Universiteti i Biografive në Cambridge si gruaja ndërkombëtare e vitit, si një nga gratë shkencëtare më të mira. —

    I ka mbetur gje ora ne 1975 apo ne 2001 ???

  7. Arber says:

    Ne gjithe boten e perparuar ,thinjat respektohen ,sidomos tek intelektualet e vetrete .Ata kudo jane asetet e cdo vendi , mendjendriturit qe japin rrugedaljet e rrugezgjidhjet per cdo siutuate dhe problem , Ata vihen ne drejtimin e puneve ne piramiden dhe hierarkine e cdo vendi. Eshte deshperuese qe ketu tek ne e qaujne te vjeter nje 50 vjecar dhe mezi presin ta nxjerrin ne pension .
    Ketu drejtimi u besohet te rinjve pa aksperience dhe pse jo pa fare merite ne asgje ,
    Merita e vetme eshte ‘”perfermanca” qe do te thote estetikisht e pelqyeshme per shefin.Edhe pastaj qahemi pse punet vene per lesh .

  8. Era says:

    Tamam. E kisha menduar edhe une kete batute. Nje zonje, Inxhinjere , pedagoge, drejtuese, – nje model per mua. I uroj shendet!!

  9. Zeta says:

    Kush e ka fajin qe nuk shohim figura te tilla ne ekranet tona dhe per me teper e perkundrazi, kush e ka fajin qe shohim ato zhgarravina 24 ore/ 24 ore?!

    1. AgrmA says:

      Alfred! Politikes i duhet Blendi F., 2 Andat B., Rakip Pallati, Mustaf N., shkulaku, Zogja, Elvis Hoxh mashtruesi etj. , te gjithe halexhinj paresh! Te gjithe me mision te mbyllur! Tashme jane mendje te mbyllura qe kerkojne pushtet! Per te bere deme!

  10. Cna gjeti says:

    Problemi eshte se televisorin e ke zaptuar ti me gomeret e tjere o peza

  11. Prushi says:

    Respekt per shkollen, profesionalitetin, qetesine dhe kulturen qe afron. Kjo eshte monument i gjalle c’ka ka afruar koha , ajo kohe e anatemuar nga njerzit e rendomte dhe politikanet e medjat turli te epokes moderne. Epoke muti thua? Krimi desha te thoja.

  12. AgrmA says:

    Alfred! Politikes i duhet Blendi F., 2 Andat B., Rakip Pallati, Mustaf N., shkulaku, Zogja, Elvis Hoxh mashtruesi etj. , te gjithe halexhinj paresh! Te gjithe me mision te mbyllur! Tashme jane mendje te mbyllura qe kerkojne pushtet! Per te bere deme!

  13. Shendet Hoxha says:

    Per cdo fushe duhet the degjojme specialist.Ndryshe do degjojme brockulla e te ashtuquajtur analiste

    1. Rosi says:

      Respekte per kte zonje, inteligjente dhe plot edukate. Vitet e kane rritur prefesionalizmin e saj dhe koha nuk i ka zbehur dijet qe ajo ka marr ne jete si in xhiniere. Me te vertete Shqipria ka nevoje per e kperincen e njerezve te tille ne cdo fushe.

  14. blerta says:

    Oh sa nevoje kemi per njerez te tille me fytyre engjellore….

  15. fariu says:

    Ti, Vito & Niko Kermilli, megjithemend qenke i ngelur nga trute.
    Ne, sot me plot gojen mund te themi qe edhe shkenca Gjeodezise (Hartografia specialitet i saj), fale teknologjise, as qe mund te krahasohet me ate te viteve 1950, 1960, 1970 e 1980, por ja qe per hir te se vertetes, si baze, si me te sakta, ju referohemi Planeve dhe Hartografise te viteve 1950, 1960, 1970 e 1980, te hartuara nga specialiste te ndergjegjshem dhe me seder profesionale. Krahaso hartat e asaj periudhe me ato qe punojne sot Zyrat e Regjistrimit. Ne kete kuptim mendoj se e ka patur fjalen artikullshkuesi.
    Sot degjoja nje avokat (me duket se me mbiemer Frasheri), tek fliste nje telvizion, dhe ndermjet te tjerash permendete per mendje te madhe edhe Z. Sazan Guri, sepse ai tregohet si specialist i gjithanshem. Sazan Guri, me sa di, eshte gjeolog. Dua te pyes Avokatin: “Po ky specialisti i gjeologjise, a ka dhene ndonjehere mendim apo a ka bere ndonjehere ndonje verejte per gjurmen e autostrades Tirane-Elbasan, qe i kushtoj aq milion euro me teper taksapaguesve shqipetare. Perse gjurma e kesaj autostrade kaloj ne ate zone ku formacionet gjeologjike jane shume te dobta dhe me rrezikshmeri te madhe te reshqitjes, jo vetem sot por edhe ne te ardhmen?

  16. Ilir fetahu says:

    Ke shume te drejte vella . Te lumte

  17. Besa says:

    Grua e rralle, shkencetare model dhe mbi te gjitha njeri! Respekte zysh Luli!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje