Rama takon ndërtuesit në Durrës: Do rindërtoni një më një pallatet, mos kujtoni se mund të ikni dhe s’do jepni llogari nesër

2 Dhjetor 2019, 17:41Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me ndërtuesit nga Durrësi.

Ai kërkoi riparimin e banesave të ndërtuara prej tyre, por që tërmeti i 26 nëntorit i shndërroi në të papranueshme.

Rama është shprehur se këta ndërtues duhet që të dëmshpërblejnë të prekur, ose në të kundërt do të jetë ai që do ti çojë në prokurori.

“Sot ka mënyra të ndryshme, është puna e juaj. 

Ne do t’ju japim standardin, do ju vëmë supervizorin në kokë, se s’kemi besim. 

Pastaj prokurori ka punën e saj. 

Ne s’do ta lëmë pa bërë këtë punë, por i bie që të marrim lekët e taksave dhe nuk shkon kjo punë. 

Mos kurseni, mos kujtoni se mund të ikni dhe s’do jepni llogari nesër. 

Ia keni detyrim këtyre njerëzve dhe familjes suaj”, tha Rama.

“Të riparohen ato mure menjëherë për ndryshe ata do ti çoj unë në ndjekje penale, do jem unë dëshmitar.

Qeveria ka për detyrë që të kthejë nëpër shtëpia njerëzit me çdo kusht.

Ne do ti çojmë ata në ndjekje penale, unë i kam thënë prokurores së Përgjithshme që nuk ka hetim më të lehtë se ky, merr lejen e ndërtimit merr dhe faktet.

Lejet e ekzekutuara jashtë lejes janë të dënueshme, dhe do shikohet kush e ka dhënë leje për ta futur në hipotek.

Unë dua thjesht dhe vetëm që këtu të jemi të vërtetë dhe të drejtë.

Ne garantojmë që këta njerëz që mund të kthehen shpejt,janë ata që i kanë pallatet e dëmtuar jo rëndë.

Njerëzit që nuk kthehen dot shpejt i kemi çuar në apartamente me qira dhe hotele ku qiranë do jua paguajmë ne“, vijoi ai.(TemA)

17 komente në “Rama takon ndërtuesit në Durrës: Do rindërtoni një më një pallatet, mos kujtoni se mund të ikni dhe s’do jepni llogari nesër”

  1. Partizani Velo says:

    Jo vetem ndertuesit duhet te japin llogari por edhe ata qe kane dhene leje te ndertohet ne zona ku ndalohej kategorimatikisht ndertimi i banesave.

    1. BE'25 says:

      Ata meritojne nje Fleterrufe ne mes te Durresit, sh. Kryeminister.

  2. Toni says:

    Po mer plere. Ato ndertojne pallatet nje me nje. Dhe Vangjush Dako del i pafajshem bashke me ty. Ptuu rrace e qelbur.

  3. ceni boston says:

    pordhe me rigon sa per te kaluar rradhen…po 20% qe ju merje ti dhe Dakoja do ta paguani juve!

    1. enter"" says:

      E di cfare je? Nje hale je, ka cfare je. Nje mascara qe jetoke edhe ne Boston e ben ver ver andeja.
      MASKARA. Keni ngelur tek 20% qe ua ka shtene ne bythe Berisha qe prej 20 vjetesh e sju vjen turp akoma qe keni mbetur akoma ne shpella.

      Yyyyyyyyyyy plehra….kujt I ka rene llotaria puuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuu HAJVANE

    2. Komentuesi says:

      Mire e ka kryeministri.Pronari i pallatit bene nje pallat me shume kate,me cilesi te dobet,i shet,mere parat dhe iken.Kur ndodhin tragjedi si kjo tani,shemben pallatet dhe pastaj t’i paguaj qeveria.Por ç’fare faje ka qeveria? Pergjegjesia bje te ndertuesit e pallateve dhe ata te pergjigjen para drejtesis.Edha ato demtime qe jane bere nga termeti,t’i riparoi vete pronari i pallatit.Kur mori parat nga qytetaret i erdhi mire atij?

  4. mik says:

    Zoti kryeminister. Linja politike e jotja nuk asht ajo qe demonstron ti. Te gjithe e dime se ku asht loja. Keshtu qe ndertuesve nuk o i ndodhe asgje. Ti nuk denove 21 Janarin, e do denosh termetin !! Do e shohim, ketu do jemi.
    ( Deshiroj te jem gabim ).

  5. Detari says:

    jep doreheqjen o turqizim

    1. 1230 says:

      O Dekar, po mire mer gru, shko konkuro qe ti zesh vendin. Ik thu, po mire e ke. Shko konkuro me Lulin per vendin a kryeministres.

  6. Star says:

    Cdo ndertues ti qoje ne prokurori te gjithe ato qe ju kane marre 20%.

  7. Dritoni says:

    Mire qe ndertuesit nuk po tregojne sa ju kane paguar Vangjushin dhe ty. Por, nese ua shtron fort zullumin mbase edhe flasin. Nxjerrin edhe ndonje regjistrim. Kujdes se bisha e plagosur te shqyen topat.

  8. Deti says:

    Ram vazhdo, sic u veprua me ngritjen e sistemit bangar pas piramidave apo me pagesat e dritave. Detyrim me dhunen e ligjit. Te paguajne ndertuesit se kane fituar shume leke. Mos degjo pordhacet qe s’dine cfare thone.

  9. Azio says:

    Si nuk u ngopet duke ngrene mut Ju Toni ,Cen Boston dhe halet e tjere si llumi juaj?
    Kryeministri Po ben ate qe Ju qelbesira e keni bere mut gjitheandej,Po regullon ato qe Ju monstra keni abuzuar duke vjedhur parate e popullit e bere shtepi e pallate me rreshtna zogjsh.
    E ka fajin Edi Rama qe nuk jupadit ne prokurori me keto fjale te qelbura,qe nxirrni nga goja juaj HALE.

  10. Toni says:

    O plehre po cfare riparimi thua qe te punojne ashtu si e kishin bere apo do punojne me standarte tjera. Leja ne dore po atyre dhe shihemi po njesoj kur te bij termeti tjeter!

  11. EJ says:

    Me kaq viktima dhe dëme vështirë që do kenë ku të futen të gjithë ata që ja sollën këtë hata popullit shqiptar.
    Edhe në fund të botës do gjenden.

  12. Opgj says:

    Dënglat…Kush e ka penguar deri tashti. Është Kryeministër i vëndit.Po për Gjiknuri që e zuri me presh.Pse se denoncoi të paktën,por e ngriti në përgjegjësi…..Ik ore ….mbytur.

  13. Qylafi says:

    blloko llogarite e firmave ndertuese, sekuestro apartamentet e pashitura dhe kallezim ne prokurori kjo eshte minimizim i shpejte i demeve te termetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje