Realizoi dy gola, Rashica ia dedikon Shqipërisë: Jam krenar për atdheun tim, ditë të mira do të kthehen përsëri

Për Milot Rashicën nuk kishte mënyrë më të mirë për të nderuar viktimat e tërmetit që goditi Shqiëprinë sesa duke i bërë pjesë të një fitoreje të rëndësishme të Verder Bremen në Bundesligë.

Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, ka shënuar sot 2 gola në fitoren 3-2 ndaj Volfsburg duke I dhënë suksesin ekipit të tij, në të dy rastet duke festuar me simbolin e shqiponjës dhe pastaj me gishtat drejt qiellit, një mesazh që nuk ka nevojë për interpretim.

“Është një situatë shumë e trishtë për të gjithë njerëzit në Kosovë dhe Shqipëri”, tregoi Rashica pas ndeshjes për mediat gjermane të cilave u shpjegoi se atë festim e kishte bërë pikërisht për të kujtuar viktimat e tragjedisë.

“Ne po mundohemi që të mbështetim dhe ndihmojmë njëri-tjetrin, nga Kosova, nga Shqipëria, nga kudo.

Unë jam shumë krenar për atdheun tim dhe shpresoj që ditët e mira do të kthehen përsëri”, ishin fjalët e Rashicës.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Realizoi dy gola, Rashica ia dedikon Shqipërisë: Jam krenar për atdheun tim, ditë të mira do të kthehen përsëri”

  1. ARBI says:

    bravo patrioti ngelet patriot dhe me taban,jo si keta horrat qe kemi kerkojne te fitojne kredo politike edhe nga te vdekurit,pty rrace e keqe

  2. edi says:

    Perveç shqiponjave qe ben ti atdheu yt ka nevoje edhe per nje ndihme finaciare, nderto nje shtepi si Bepe Rexha edhe ato shqiponjat te kane me lezet pastaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *