Shqiptarët e larguar nga tërmeti, Ramush Haradinaj: Nuk çojmë asnjë në Gjermani janë mashtrime, Albin Kurti të garojë në Shqipëri

2 Dhjetor 2019, 15:43Rajoni TEMA

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj iu përgjigj me akuza thirrjes së Lëvizjes Vetëvendosje për të aktivizuar Shtabin e Emergjencës për të menaxhuar shtetasit shqiptarë të zhvendosur në Kosovë.

Shefi i qeverisë së Prishtinës e konsideron këtë kërkesë një tallje me institucionet e Kosovës, ndërsa këshilloi partinë e Albin Kurtit që të garojë si forcë politike në Shqipëri.

“Në ditën e tërmetit institucionet e Kosovës, i kanë ndërmarr të gjitha veprimet dhe kemi kujdestari profesionale. E kisha lut VV-në që të garojë në Shqipëri, se nuk jam kundër tyre se kjo është zgjedhje e tyre, por mos t’i përziejë çështjet. Mos mendojë dikush me fitu poena me njerëzit e zhvendosur se është rrezik dhe precedent i keq”, tha kryeministri në largim I Kosovës.

Haradinaj siguroi se do të ketë strehim për të gjithë të zhvendosurit nga Shqipëria. Gjithashtu iu bëri thirrje atyre që nuk janë prekur nga tërmeti që të mos zhvendosen në Kosovë.

“Iu bëj thirrje qytetarëve që nuk janë prekur nga tërmeti të mos vijnë në Kosovë. Nuk është e vërtetë që ata që hyjnë në parkun gjerman do t’i çojmë në Gjermani, është mashtrim ky. Kushdo që vjen në këtë kamp do të ketë përkujdesjen e nevojshme se ne jemi vllazën, por nuk është e vërtetë që prej aty i ngarkojmë në aviona dhe i çojmë në Gjermani”, u shpreh Haradinaj.

Këto komente, Haradinaj i bëri pas homazheve pranë shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e ditëlindjes së tij.

8 komente në “Shqiptarët e larguar nga tërmeti, Ramush Haradinaj: Nuk çojmë asnjë në Gjermani janë mashtrime, Albin Kurti të garojë në Shqipëri”

  1. Sa turpe says:

    TURPE SINQERISHT TURPE TE NGELET SHQIPTARE NE DUART E RAMBUSHIT C JANE KETA LEGENA QE KANE SHKUAR NE KOSOVE KISHTE PLOTE VENDE TE SIGURTA NE SHQIPERIA FIERE LUSHNJE ELBASAN K9RCE POGRADEC ….
    SA TURPE U BENE SI JEVGJIT QE KERKOJNE BUKE

  2. RAMBUSHI says:

    KY ESHTE FYTYRE E KEQE FSHATARE KOSOVE PO ME TE PESHTIRE JANE ATA QE KANE SHKUAR NE KOSOVE SIKUR CFARE NDODHI .
    JENI BERE SI CIGANET SHIKONI NEPER KAMPE FELLIQSORA KTHEHUNI E NDERTONI SHTEPIT TUAJA APO PRIS I TE VIJE GJERMANI T JU A NDERTOJE E JU TE RINI NE KAFENE TE MERENI ME POLITIKE

  3. Eri says:

    Keto thashetheme i perhapin zagaret e Saliut dhe Likes.

  4. Roberto says:

    Ore loqe ! C’pune ka Albini ne Shqiperi?? Nese keni inate me njeri-tjetrin shkoni zgjidhini ku te doni por tani nuk ju a kemi ngene juve te ziheni per mustaqet e Celos.

  5. kodrasadikit says:

    Shqiptaret e Shqipnise ,te Kosoves te Maqedonise ,shqiptaret e Sangjakut e Qameise jan shqiptare me shpirte ,me gjake e zeme shqiptare .Dallimet fisnore ,krahinore ,jug e veri skan kuptim sepse kjo eshte e jona nene Shqipni .

  6. Guci says:

    Ca do Alvin Kurti me shqiperi o Ramush.Ne kemi plot budallenj ti thua te na sjellesh dhe nje plus

  7. Lindi says:

    Vari carin o ramush hajdari

  8. Bob says:

    Po pse e nxjerrni ne lajme kete Neandertalin?? Ketij qelbesire dhe bashkepunetoreve te tij analfabete duhet ti hiqet nenshtesia shqiptare menjehere. Te vazhdojne te jetojne vetem ne xhunglen e tyre kriminale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje