Spartak Ngjela akuzon: Ilir Meta implikohet me mafian që ndërton

2 Dhjetor 2019, 21:42Politika TEMA

Spartak Ngjela ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë dhe presidentit Ilir Meta.

Duke folur për situatën tragjike që la tërmeti i 26 nëntorit, Ngjela tha se qeveria është e lidhur me mafian dhe si shpërblim i jep leje ndërtimi në zonat ku nuk lejohet të ndërtohet, ndërsa nuk ngurroi të përmendë emrin e presidentit Ilir Meta si i implikuar.

“Korrupsioni që kanë bërë kryeministrat, ministrat dhe kryetarët e partive e kanë bërë me lejet e ndërtimit. 

Mafia kërkon hapësirë, hapësirën ia lë politika, qeveria, me një çmim.

Është një leje ndërtimi me një çmim 7 milion dhe qeveria i’a jep edhe kur ai nuk ka bërë as lejen e tokës. 

Kjo quhet bashkim i mafies me politikën. Meta implikohet me këto. 

Sot doli Meta tha të mbyllet çështja, nuk mbyllet kjo. 

Ndërkombëtarët mendonin se do ta prishnin me Reformën në Drejtësi. 

Kjo që ndodhi shkurton operacionin shumë, se kap mafian politico-ndërtuese”, tha Ngjela në emisionin “Open”.

5 komente në “Spartak Ngjela akuzon: Ilir Meta implikohet me mafian që ndërton”

  1. Gjithe bregdeti u shit nga familja e shpellarit

    dmth u menxhua nga argita te gjitha ndertimet paleje ,

    madje edhe Plazhet E Bregdetit Shqiptare ,
    kta i shiten “Privateve ” familja e shpellarit beri Tregeti me Bregdetin Shqiptare
    kte ka ber edhe xhuxhi muta nga cepani .pasi mesoj nga parteri i tij berrishit

    pra kta te dy ,salibashmuta e kan perdorur Shqiperine si Pron te tyre
    dhe me skandalozja sot eshte kur Parteret tae Atllantik & BE-ja
    HARRUAN SPAK E VETING kundrejt Kapobandave te Marrezise Shqiptare ,
    qe vran e groposen kaq shume shqiptare ,
    dhe bej gjasme po merren me Ndertuesit etj etj ,
    pra si gjithmone e hedhin gurin nga ti doj bytha sexi ,
    duke u tall me shqiptaret 30-vjet me radhe .

  2. Denim says:

    Si nuk paska lidhje me mafien e ndertimit qeveria dhe bashkite,sidomos e Tiranes?
    Qeveria dhe bashkia u japin tenderat mafiozeve si ne rastin skandaloz te unazes se re ku edhe KLSH bashke me prokurorine kane heshtur?
    Vete Rama e pranoi se ishte pjese e mafies se ndertimit kur ju hakerrye gazetareve se ” ku eshte korrupsioni ketu”?
    Kjo ishte pranim qe edhe tenderat e meparshem te kesaj qeverie do jene bere njelloj kriminale si dhe ai!?
    Por as KLSH e as prokuroria nuk vepruan!

  3. Pato says:

    Avokatit I kishte rene termeti me koke me duket. Fliste budalleqe… Sipas tij prokuroria duhet te hetoj cdo banese me demtime nga termeti qe duhen vite te behen dhe ti mbajme me shirita banesat…. edhe kur te mbarojme te fusim Zotin ne burg! E mban veten per avokat.

  4. Kuq e zi says:

    Kur taku flet per kryeministra nuk le jashte kete ne detyre

  5. Fukarai says:

    A e pate dje…Doli ai qe mendon se ‘futbolli nuk eshte per fukarenjte” dhe tha kinse te “perfshihen masat sizmike” thua ky Katallan qenka babai i sizmiologjise dhe po na tregon arat. Ju lutemi mediave te mos e nxjerrin me ne TV se na tremben femijet se ngjan si vrases me pagese i El-Chapos.
    Tashme me kete vale goditese qe ka marre vendi pallatet te reja e te vjetra duhet te lehtesohen me te gjitha menyrat, ose ne te kundert duhet tiu ulet vlefshmeria ne kohe si te qendrueshme dhe te sigurta. E para nga masat duhet te jete heqja e depozitave te ujit, pasi ne cdo termet qe mund te ndohdi ne te ardhmen cunamin e kemi mbi koke me gjithe ato mijra litra uje qe mbajne ato, sidomos kur fucite nuk jane plot ato amplifikojne lekundjet dhe e perbejne rrezik per te shembur pallatin. Nese Lali Eri nuk e mban premtimin per 24 uje (i kane ngelur dhe 3 vjet mesa mbaj mend per ta permbushur pasi me me kete arsye ka rritur dhe cmimin e ujit), atehere me mire le te shkoje te shes perseri fiq.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje