Tërmeti, Arben Malaj: Ata që kanë marrë kredi për shtëpinë, siguracioni iu garanton dëmshpërblim 100%

2 Dhjetor 2019, 20:11Ekonomia TEMA

Arben Malaj, duke folur në studion e “Abc News”  tha  se të dëmtuarve nga tërmeti që e kanë marrë shtëpinë me kredi, siguracioni u garanton dëmshpërblim 100%.

Ai sqaron se është e rëndësishme që qytetarët, nëse kanë probleme me bankën private ti drejtohen asaj qendrore.

“Kush ka ankesë për shërbimet financiare duhet ti drejtohet Bankës së Shqipërisë, por edhe të na vënë në dijeni”, tha ai.

“Të gjithë ata që kanë marrë kredi për shtëpi duhet të dinë se banesat e tyre janë të siguruara”, u shpreh Malaj.

“Tërmeti më i madh që po na vret deri tani është tërmeti i frikës, kultura jonë e sjelljes duhet të ndryshojë, sepse nëse njerëzit kanë krize psikologjike, kjo duhet të menaxhohet.

Duhet një ndihmë financiare e menjëhershme që qeveria e bëri.

Të krijohet solidariteti social që asnjë të mos vuajë, institucionet të fokusohen aty ku ka ndodhur fatkeqësia”, deklaroi Malaj.

“Shoqata e Bankave duhet të nxjerrë njoftime edhe më të qarta, të sqarojnë çdo qytetar.

E vetmja gjë e rëndësishme  është të krijojmë një realitet të ri ekonomik dhe social”, tha ai më tej.

8 komente në “Tërmeti, Arben Malaj: Ata që kanë marrë kredi për shtëpinë, siguracioni iu garanton dëmshpërblim 100%”

  1. Para shqiperia says:

    NE SHQIPERI JANE NJEREZ TE DOBET PA MORAL NE FRANCE U PERPLASEN 2 HÉLICOPTÈRE USHTARAK NE MALI DHE VDIQEN 15 MIJE MILITERE NE HÉLICOPTÈRE I NDIHMES CIVILE I RA MALIT NE VARR TRE TE VDEKUR VETE NUMRI 18 PLUSE TE VDEKUR NGA PERMBYTJA QE ESHTE BERE NE VARRE DHE DEMET JANE ME TE MEDHA SE NE SHQIPERI NUK IKEN NJERZIT NE ESPANJE ATY ME VRAPE PER KOSOVE
    NUK E DI CFARE NJEREZ JANE ATY NJEREZ QE VETEM QAHEN ANKOHEN LYPIN SHAJNE PARAZITE TE EPOKES MIDERNE

  2. Entoni says:

    O Kari Arben,

    Eshte e vertet qe kush ka marre kredi e ka shtepine e siguruar nga termeti por kompania e sigurimeve paguan Banken edhe jo individin.

    Pra banka leket e veta i merr nga kompania e sigurimeve. Individi ngelet prape pa shtepi vecse nuk do paguaje me kredine

  3. Xhaxha Pliku says:

    Zoti Malaj eshte garantuar kredia, jo qytetari. Cfare nenkuptojme??? Qytetari ka marre X leke kredi dhe banka per kete kredi ka vendosur kolateral banesen, per te garantuar kolateralin banka ka bere sigurimin e baneses. Me pak fjale nese siguracionineshte prere per tere banesen, do shlyhet vlera e krediae se pari e cfare te teperoj e do marre qytetari, nese eshte siguruar vetem vlera e kredise e gjithe shume e siguracionit i kalon bankes dhe qytetari nuk merr gje. Edhe njehere siguracioni eshte prere prej bankes sepse realisht pronare e baneses eshte banka. Ah nese qytetari e ka siguruar vullnetarisht shtepine, vlera e plote e baneses i paguhet qytetarit. Tung

  4. Kevin says:

    O beni ke ngatërruar dollarin me Karin.!!
    Është e siguruar banka jo personi, e ti e di me mire se ne se ke qene ministri financash.
    Mos na me ngatërro me Karin

  5. 17nentori says:

    Banka eshte e siguruar 100% dhe jo pronari. Balancen qe i mbetet ne kredi, banka e terheq nga siguracioni… kurse pronarit i mbetet ne dore pjesa e shtepise qe e kishte te paguar.

  6. tori says:

    Pliku:me qe kam ma teper se ti experience e aq ma teper ne systemin kapitalist po te sqaroj ndofta me fjale te thjeshte se nuk I kuptoj fort fjalet modern te hyra ne fjalorin shqiptar.Ne se ti blen shtepin me kredi (mvaret sa esht kredia qe merr) ne shtepi jeni pronar ti dhe banka,deri sa ti te shlyesh kredin bankare e vetem atehere shtepia asht e ytja.Rrjedhimisht ti ne rast fatkeqesie merr te demshperblimit qe te takon ty e banka merr pjesen e vet nga kompanit e sigurimit.Pra ti dhe banka jeni te siguruar tek kompania e sigurimeve.Mbas verifikimit te damit kompania e sigurimeve ka dy opsione.E para:riparon damet sipas vleres se kontrates ne marrveshje me kompani ndertimi.Se dyti-te demshperblen ty dhe banken bashke ne raport me pronesin e shtepis.pra demshperblimi eshte I perbashket.Ne se ke mbaruat kredin shtepia eshte e ytja(banka te jep document qe ke mbaruar pagesen e kredis qe ke marr per shtepin) e ne qofte se ke siguruar shtepin kompanit e sigurimit te demshperblejne vetem per at shume qe ti ke firmos ne kontraten e sigurimit.Asnje shtet I botes nuk merr persiper te ndertoj apo riparoj banesat private.Shteti nuk ka asnje detyrim,rastin me te keq mund te ndihmoj.Asht fatkeqesi natyrore si per ty ashtu edhe per shtetin.Jane ngritur I madhe e I vogel,bile edhe ato qe kan qene qeragjinj e duan shtepi nga shteti!!!!Thjesht shfrytezojne rastin te vjedhin(demshperblehen!!!!)Vetem ne Shqiperi ndodhin keto maskaralleqe.Ne kapitalizem gjithesejcili kujdeset per per pasunin e luajteshme apo palujteshme vete.Ke deshire ta sigurosh,siguroje.Nuk ke deshire mos ta sigurosh,mos e siguro.Shteti nuk e ka asnje detyrim te paguaj asnje dem te demtuarve nga fatkeqesit natyrore apo njerezore.

  7. bimi says:

    Vetem shqiptaret qe jetojne ne Perendim e kuptojne se qeveria shqiptare po ben shume me teper se normalja per qyetetaret e prekur nga termeti. Ne kapitalizem shteti s’ka asnje pergjegjesi. Cfare te japi thuaj falemnderit. I fut paret te VEFA apo blen ndertesa nga mafiozet dhe nuk siguron shtepine eshte 100%pergjegjesia juaj jo e shtetit. Mirepo shqiptaret akoma kane softwarin e kohes se socializmit ku qeveria eshte pergjegjese sa here qe jane ne hall. Qeverine qe e shajne 24 ore ne dite e japin mendje por kur dicka ndodh nga forcat e natyres dhe qeveria duhet ta rregulloje ne pak ore. Aspak nuk e dua Ramen por ai nuk ka asnje faj e po ben jashte mase per shqiptaret e prekur nga termeti. A do votoja per Ramen. Kurre nuk do kisha votuar por shqiptaret e votuan. Gjithesesi pavaresisht qe nuk kam konsiderate per Ramen si individ e respektoj per punen qe po ben. Ndryshe nga ata te cilet masturbohen intelekualisht ne televizione ai po perpiqet e po punon. Duke pare cpo ndodh sot ne Shqiperi jam i lumtur qe u largova dekada perpara pa e kthyer koken pas. Gjithsesi keto dite duke ndjekur ngjarjet pas tragjedise se termetit po me rritet respekti per Ramen duke pare se me cfare njerezish dhe idiotesh gazetare e “analistash” qe ai duhet te perballet ne nje situate kaq te veshtire. Paci fat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje