Teuta në ndihmë të qytetit të Durrësit pas tërmetit: Dhurojmë të gjitha paratë nga ndeshja me Skënderbeun

Klubi i Teutës, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, bën me dije se ka vendosur të bashkohet me banorët e Durrësit të prekur nga tërmeti.

Teuta shkruan se të gjitha fitimet që do të vijnë nga ndeshja e javës së 14-të me Skënderbeun, do të shkojnë në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Durrsakët u bëjnë thirrje të gjithë tifozëve të bëhen bashkë, për të ndihmuar qytetin e tyre.

Postimi i Teutes.

#përDurrësin🙏❤️

Klubi i Futbollit “Teuta” ka vendosur të dhurojë të gjitha fitimet e ndeshjes të javës së 14-të ndaj Skënderbeut në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti i datës 26 nëntor.

Bashkohuni dhe ju në këto ditë të vështirë le të bëhemi bashkë e të ndihmojmë Durrësin tonë të, prekur nga tërmeti! Zoti ju bekoftë të gjithëve!

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *