VIDEO: Momenti shokues kur anëtarë të karteleve hyjnë në spital dhe rrëmbejnë pacientin me gjithë barrelë

Momenti kur anëtarë të armatosur të kartelit hyjnë në një spital meksikan dhe rrëmbejnë një pacient me gjithë barrelë, është xhiruar nga kamerat e sigurisë dhe videoja po bën xhiron e botës.

7 persona me maska, që mendohet se janë pjesë e kartelit Santa Rosa de Lima, shihen duke kontrolluar një nga një dhomat e spitalit në Guanajuato.

Ata mbajnë peng një nga rojet dhe e detyrojnë që t’i tregojë se ku është shtruar shënjestra e tyre.

Më pas, shihen duke nxjerrë pacientin bashkë me barrelë.

Disa orë më vonë, ky pacient u gjet në rrugë, i mbështjellë me çarçaf të bardhë dhe i masakruar.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *