Durrës, policia në aksion! Sekuestrohen dokumentet e legalizimit dhe lejeve të ndërtimit, në 15 vitet e fundit

Policia gjyqësore që nga dita e djeshme dhe sot po vijon me sekuestrimin e dokumentacionit në drejtorinë e planifikimit dhe kontrollit të zhvillimit të territorit në Bashkinë e Durrësit.

Me urdhër të prokurorisë policia gjyqësore po sekuestron të gjithë dokumentacionin e objekteve për të cilat janë dhënë leje ndërtimi gjatë 15 viteve të fundit, si dhe dokumentacionin e legalizimit të objekteve të ndërtuara pa leje e kryesisht shtesave në objekte banimi e njësi shërbimi.

Ndërkohë që po kryhen veprimet dhe në terren nga grupet e hetimit.

Bashkia e Durrësit sakaq ka vënë në dispozicion të Qeverisë listën e ndërtuesve të Durrësit.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Durrës, policia në aksion! Sekuestrohen dokumentet e legalizimit dhe lejeve të ndërtimit, në 15 vitet e fundit”

  1. Cifuti x says:

    Pse jo 30 vite?!

  2. Mos harroni te numuroni pasi cdo leje ndertimi kishte nje rrushfet qe shkonte ne xhepat e zyrtareve maskarenj dhe po ti mbledhesh nuk jane pak. Prandaj cmimet e apartamenteve shkonin ne stratosfere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *