Shokon Chiellini: Reali s’donte që Ronaldo ta fitonte “Topin e Artë”, ia vodhën çmimin

3 Dhjetor 2019, 10:58Sport TEMA

Mbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini, shokon me deklaratën e tij referuar fituesit të Topit të Artë të vitit të kaluar.

35-vjeçari akuzon Real Madridin se nuk ka dashur që këtë trofe individual ta fitonte Cristiano Ronaldo.

“Vjedhja e e Topit të Artë ndodhi vitin e kaluar. Nuk duhej ta fitonte Modric, maksimumi Pogba ose Griezmann.

Ia dhanë Modricit vetëm sepse Reali nuk donte që ta merrte Ronaldo. Këtë vit duhej ta fitonte një futbollist i Liverpoolit. Të zgjedhësh mes Messit e Ronaldos është si të zgjedhësh mes Federerit dhe Nadalit.”

Futbollisti bardhezi dha opinionin e tij edhe për Interin, që me Conten në krye mbetet rivali i fortë i Juves për titullin e Serisë A.

“Interi nuk më befason aspak, e njoh Conten dhe lojtarët e tij. Interi po bën diçka të jashtëzakonshme, e dinim që do të ishte aty dhe do të jetë për një kohë të gjatë”, tha ai.

Chiellini i del në mbrojtje mbrojtësit holandez De Ligt, i vënë shpesh në qendër të kritikave:

“Flas çdo ditë me të, është shumë i zgjuar. Ka dëshirë të mësojë i kupton gjërat shumë shpejt. Është i datëlindjes 1999 dhe është katapultuar në një kampionat ku luhet ndryshe.”

1 komente në “Shokon Chiellini: Reali s’donte që Ronaldo ta fitonte “Topin e Artë”, ia vodhën çmimin”

  1. buj says:

    a vjet??? po mer ke drejte se per ate pune vjete e meritonte RAKITIC!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje