“Shqipëria e plagosur do ringrihet më e fortë”, Rama: Samitin NATO-s do ta shfrytëzoj për qytetarët, do flas me presidentë dhe kryeministra për situatën në vendin tonë

Kryeministri Edi Rama bën me dije se nuk do të jetë këto dy ditë në Shqipërisë pasi do të jetë i pranishëm në samitin e NATO-s.

Në një lidhje live në facebook Rama shprehet se samitin e NATO-s do të shfrytëzoj për qytetarët, për të folur me presidentë dhe kryeministra të shteteve anëtare të NATO-s.

Më tej Rama ka garantuar se askush nga të dëmtuarit e tërmetit tragjik nuk do të mbetet jashtë e pa strehë, si dhe u ka kërkuar shqiptarëve me përgjërim të bëjnë durim e të mos shohim lajme.

“Miq të mi detyra më kërkon që të largohem sot drejt Londrës për Samitin e Natos, nesër pasdite, gjatë rrugës në kthim, do të kem një ndalesë në Romë, ku do të kërkoj solidaritet nga shtëpia jonë e dytë, Italia, do të kem një bisedë në porta-porta. Do të jem në mbledhjen e qeverisë të enjten në në mëngjes, dhe më pas në seancën e jashtëzakonshme në Kuvend.

Samitin NATO-s do të shfrytëzoj për ju, për të folur me miqtë dhe kolegët e mi presidenti dhe kryeministra të shteteve anëtare të NATO-s.

Hotelet do i mikëpresin deri në minutën e fundit nevojtarët. Ata që nuk ndahen nga toka do i pajisim me cadra, të më falin të gjithë ata që nuk janë sistemuar, por ju lutem të bëjnë durim, ne nuk po rrimë duarkryq dhe nuk po bëjmë me sikur dhe as kemi ndërmend të flemë gjumë pa mbuluar me strehë nevojtarin e fundit dhe pa mbyllur programin e akomodimit përfundimtar në një banesë më të mirë se ajo që kishin para tërmetit.

Asnjë merak për këto 24 orë që nuk do të jem fizikisht, se do të jemi në komunikim me ministrat, dhe gjithçka do të vazhdojë sipas planit, pasi pas meje qendrojnë ministrat, zëvendësministrat dhe të gjithë miqtë tanë.

Durim dhe ju përgjërohem sa më pak TV dhe hic qenefe e portale, më falni, por të keqen e qenefit në fakt kur sheh se cfarë erë të rëndë sjellin burimet e informimit, jo këtu por edhe në Kosovë.

Përqafime dhe kurajo e shpresë se cfarë nuk të vret të bën më të fortë. Nuk është e madhe të mos rrëzohesh asnjëherë por të ringrihesh më i fortë. Shqipëria e plagosur kaq ke do të ringrihet më e fortë nga kjo tragjedi që na rrëzoi të gjithëve”– tha Rama. (TemA)

#TiNukDoJeshKurrëVetëm😢👐🏿🇦🇱https://e-albania.al/dhuro/

Publiée par Edi Rama sur Mardi 3 décembre 2019

REMOTE_ADDR:[]

7 komente në ““Shqipëria e plagosur do ringrihet më e fortë”, Rama: Samitin NATO-s do ta shfrytëzoj për qytetarët, do flas me presidentë dhe kryeministra për situatën në vendin tonë”

  1. Komentuesi says:

    Respekt per kete kryeminister.Edi Rama eshte kryeministri me i mire deri sot.Ai ka qendruar dhe qendon gjithemon ne mes te njerzeve me halla e probleme,duke i pyetyr e degjuar per problemet qe kane.Deri tani nuk eshte bere pak,sidomos sistemimi i njerzeve neper hotel deri sa te rregullohen pallatet e rrenuara nga termeti i 26 nentorit.Kundershtaret le te flasin sa te duan dhe ç’fare te duan,por dielli nuk mbulohet me shosh.Ai eshte ne ball te punes.

    1. BE'25 says:

      ahhhhhhhhhhhha…LOL!

      =
      do flase per popullin tone ne TAKIMIN E NIVELIT TE LARTE PER NATON?

    2. Aldo says:

      Te pakten porosit ca qen. Qe here tjeter mos ti marrim nga Kosova.

    3. Toni says:

      @Komentuesi. Bravo le fol tamam si shoqja Lenka Cuku. Oh me fal si Elisa Spiro Pali doja te thoja.

  2. Kosta says:

    Trego pak dinjitet o kryeministri i vendit.Emisioni Porta Porta ne itali dhjesin publiku mbi te.Per bruno vespen nuk ka kush respekt atje.Rruget ne itali jane plot e perplot me prostituta 3-mujorshe,lajmet cdo dite flasin per skufterat shqiptare qe vjedhin vilat kapen bashkatdhetar qe shesin tonelata droge.Tani dhe ti duhesh ti vesh kapakun duke lypur te bruno vespa si lafarak.Na turperuat komplet si rrace shqiptare.Utalia po te deshi te ndihmoje le te ndihmoje pa buje mediatike.Ata akoma nuk u kane njohur pensione shqiptareve o kryeminister i vendit.

  3. Cifuti x says:

    Sa shpejt qe gjunjzohen shqipkaret.
    Nji termet i vogel
    Po t binte si ata n japoni qe vrasin mijra vet?!
    Dhe po t plasi lufta?
    I ke t gjith o n mal tu u mcef dhe tu mbjell hashash ,o n amerik o tu bashkpunu me pushtuesin.

  4. Arjan says:

    O babaxhan o nderi kombit me Ju Shqiperia eshte e sigurte ne zhdukje.Si Nuk Ju ha nje mortje ty dhe gjithe plehrat politikane te tipit sali Dhe fatos me president like floririn .Do shkoj Te kerkoj lemoshe thote babai kombit vazhdon tragjedia Shqiptare i late njerezit ne dore Te kriminelave vrases ndertues sipermarres nuk e keni mendjen Te beni dicka Te mire per kete komb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *