Topi i Artë, Klopp nuk e shmang polemikën: Duhet të fitonte Van Dijk

4 Dhjetor 2019, 19:28Sport TEMA

Vlerësim i jashtëzakonshëm për Lionel Messi, por rruga e Topit të Artë duhet të kalonte nga Liverpool.

Ky është mendimi i Jurgen Klopp në lidhje me dorëzimin e cmimit të 2019 të France Football.

“E kam thënë 500 mijë herë që Messi është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time, por duke menduar sezonin e fundit, nuk kam parë kurrë ndonjë mbrojtës të luajë mirë si Van Dijk: e meritonte ai Topin e Artë” ishin fjalët e gjermanit.

Duke ndërhyrë në konferencën e shtypit përpara ndeshjes së Premier League kundër Everton, Klopp ka shtuar:

“Kur isha i ri kam parë Pelè e Maradona, nuk e di si do të luanin në futbollin e sotëm, sigurisht shumë mirë, por është e qartë se më shumë kamë parë Messi.

Por duke iu referuar 2019 do të ishte më e drejtë nëse do ta kishte fituar Van Dijk Topin e Artë”.

3 komente në “Topi i Artë, Klopp nuk e shmang polemikën: Duhet të fitonte Van Dijk”

  1. Star says:

    Ik more balosh ku Mesi e ku Van Dijk. Mesi eshte vite drite para tije. E kam thene edhe me perpara se sa te jete Mesi ne qarkullim nuk ka futbollist ne bote mbi te. Edhe ne qoftese Ai do luaj deri ne 40vjec.

  2. taras bulba says:

    Perse duhet te kalonte nga Liverpuli ?? Mesin votuan ,Mesi efitoi kaq e thjeshte eshte . A e di votimin trainieri Klop ??? Organizohet nga revista potente France Futboll dhe jepet per votim nga mijra e mijra gazetare , perfaqesues te futbollit , komentatore nga gjith ruzulli e dhe e fitoi Mesi , ku qenka problemi ??? Nuk eshte dhe kaq skandal i madh, po te llogaritesh qe ne 2013-ten e fitoi Kristiano , dhe duhet ta fitonte Franc Ribery i Bayernit te Mynyhut, Kristiano nuk kish fituar asgje per gjeje , kurse Ribery te gjitha titujt qe i dolen perpara ……..ky eshte votimi , ska pse zien Klop ……

  3. Kiri says:

    Ky ciklopi qenka fare si puna e dijkut ka disa dhjetra lojtare,ai mund te thonte per robertson qe eshte nje makine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje