“Anulo 150 mln dollarë për oligarkët”, Rama i përgjigjet Bashës: S’do prekim palcën e buxhetit me zgjiidhjen magjike

Rindërtimi i zonave të shkatërruara nga tërmeti i 26 nëntorit është prioritet i qeverisë, por pa lënë mënjanë edhe sektorët e tjerë.

Kryeministri, Edi Rama, duke ju referuar indirekt propozimit të Lulzim Bashës për të anuluar 150 milionë dollarë koncesione, deklaroi i prerë se  nuk do të prekin asnjë nga programet e shërbimeve.

“Ne do ta bëjmë rindërtimin por do të vazhdojmë të bëjmë edhe punët e tjera. Rindërtimi është prioritet i prioriteteve, por prioritetet e tjera mbeten prioritete. Nuk do të cënojmë parametrat kryesorë të buxhetit sepse duam që rindërtimi të jetë një plus në ekonomi, jo një shkak që ekonomia të impaktohet negativisht.

Nuk do të prekim palcën e shtyllës kurrizore të gjithë skeletit të buxhetit siç mund të na jetë sugjeruar apo propagandohet vërdallë si zgjidhje magjike. Do të realizojmë një kapacitet investues më të madh sesa ai i planifikuar nga ata që na thonë merrini këtu, merrini aty dhe bëni këtë.

Nuk do të prekim asnjë nga programet e shërbimeve. Kemi hequr nga buxheti të gjithë volumin e shpenzimeve për logjistikë, makina, zyra, pajisje etj pa prekur strukturën e investimeve për teknologjinë sespse aty do ishte një tjetër budallallëk.

Kemi orientuar fondet për të mbyllur projektet në vazhdim duke prioritetizuar projektet që lidhen me rindërtimin. Por nuk do të heqim asnjë nga fondet e dedikuara për ujitjen e kullimin që janë fonde të reja sepse pastaj na vjen ndonjë faturë tjetër nga ndonjë shi këmbëngulës dhe na rroftë rialokimi symbyllur i buxhetit.

S’mund t’i themi njerëzve që ju s’do të bëni kontroll mjekësore bazë falas se ne kemi rindërtim. Apo dhe atyre të sëmurëve me hemodializë. S’mund t’i themi nenave që shkojnë të lindin në materniteti, që merrni gërshërë me vete se ne s’kemi pajisje. Nuk do ta ndalojmë rrugën për Rrugën e Arbrit se kemi rindërtim”, deklaroi Rama.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *