Basha i përgjigjet Ramës nga Rrëza e Krujës: 150 milion dollarë që janë ndarë për 10 oligarkë të kalojnë për banorët

Dhjetëra familje me fëmijë të vegjël në Rrëzë të Krujës po i përballojnë të vetëm pasojat që u la tërmeti i javës së kaluar. Kete ka konstatuar kryetari i PD Lulzim Basha teksa i ka vizituar nga afër banorët në Rrëzë të Krujës.

Sipas tij, ajo që pa nga afër ishin me dhjetera familje me fëmijë të mitur në qiell të hapur pasi banesat e tyre janë të pabanueshme.

Per kete arsye kryedemokrati thote se duhet pa humbur kohë qe “150 milion dollarët që janë ndarë për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti që sot janë në qiell të hapur”.

Për fat të mirë në këtë fshat nuk pati asnjë viktimë, por pothuajse të gjitha shtëpitë janë të pabanueshme. Asnjë masë nuk është marrë për ta. Asnjë ndihmë, asnjë çadër apo ushqim, nuk u ka ardhur nga shteti.

Duhet hapa konkretë dhe zgjidhje emergjente sepse gjendja e tyre po rëndohet edhe nga moti i ftohtë.

Pa humbur kohë 150 milion dollarët që janë ndarë për 10 oligarkë duhet të kalojnë për banorët e dëmtuar nga tërmeti që sot janë në qiell të hapur.

Qeveria duhet të nisë lëvrimin e fondeve për tu ardhur në ndihmë banorëve në zonat rurale për të cilët është e pamundur zhvendosja, në mënyrë që të nisin riparimin apo rindërtimin e shtëpive të shkatërruara”, u shpreh lideri i PD Lulzim Basha.

REMOTE_ADDR:[]

3 komente në “Basha i përgjigjet Ramës nga Rrëza e Krujës: 150 milion dollarë që janë ndarë për 10 oligarkë të kalojnë për banorët”

  1. o bash ,

    sa fiton zotrote aty ku je punesuar

    dhe si finacon fotot qe be botes me VIP-at e Politikes Boterore ,
    duke medu se po fiton noj pik ne syt e idioteve qe te vijn pas ,
    dhe kryesorja ;

    ku i gjet ti Miljonat qe ke ndertu Vila ne Shqiperi (vec Apartamenteve qe ke )
    dhe jashte Shtetit si ne Hollande & Spanje ????????

    :::::::::::::::::::::::::::::::

    Presim pergjigje Publike

  2. LULJA says:

    O LULE O LULE NUK E MUNDE DOT RAMEN ME KETO GOMARLLEQE QE BENE TI

  3. si do pergjigjeshit ju basha ,

    akuzes se vrasjes se 4-protestueseve ne bulevard ne Protesten e 21-Janarit
    si Minister i Brendeshem qe kishin nenn komando Policine dhe Garden ?
    =======
    Te jesh Demokrat nuk do te thote te jesh as Vrases por as edhe hajdut e tradhetar i Vendit

    as Bojaxhi me Boj te Zeze te Atdheut tend para Te Huajve apo jo ?

    Demokrat , s’do te thote te vjedhesh Shtetin tend dhe ndertosh Vila e jetosh ne lluks ,
    kur ata qe te votojne ty , s’kan shtepi e buke me hanger per femijet e tyne ,
    si i justifikoni ju pasurite tuaja dhe ket shemti Demokrati para ktij poplli ?
    Kujt i sherbeni ju zotia juej Kryetar i Pd-s duke shtremberuar figuren e Demokratis ne Shqipni?

    presim pergjigje si Demokrate te Vetete jo pseudo si ty

Lini një Përgjigje te Gazetari tvsh: Pytje Direkte per Transparence me popullin Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *