"Ikëm në party pa lejen e Valverdes, e dinim për largimin e trajnerit të Realit": Gerard Pique kapet mat

5 Dhjetor 2019, 10:52Sport TEMA

Gerard Pique është një ndër lojtarët më karizmatik të Barcelonës. Ai është gjithmonë thumbues dhe nuk përton të lëshojë perla në drejtim të kundërshtarëve, por dhe për mediet që e intervistojnë.

Në dokumentarin e Barcelonës, mbrojtësi shihet duke biseduar me CEO e Rakuten, Hiroshi Mikitani.

“E mban mend kur ishim në New York? Ishte shumë e vështirë të bindnim Valverden të na linte të shkonim në party. I thashë: ‘Dëgjo mister Valverde, ne do të shkojmë të festojmë’.

Ai mu përgjigj direkt: ‘Pse? Pse? Pse?’. Zhvillova 5 takime me të për ta bindur se ishte e nevojshme të shkonim të festonim.

Ai nuk e kuptonte. ‘Nuk shoh arsye të ju jap leje të shkoni në party’, vazhdonte me të tijën.

Më pas i thashë: ‘Mos u shqetëso, ne do të shkojmë gjithsesi”, – tregon fillimisht Pique.

Mikitani e pyet pastaj Piquen në lidhje me ish-trajnerin e Realit, Lopeteguin.

Tekniku po kalonte ditët e tij të fundit në krye të stolit madrilen dhe duket se mbrojtësi e dinte se ishte i larguar para të gjithëve.

“Unë mendoj se është një trajner i mirë. Megjithatë mendoj se sot është dita e fundit e tij në Madrid.

Lojtarët e Realit më kanë thënë se ai u përshëndet me ekipin dhe u dha dorën të gjithëve. Ndoshta ata i kanë thanë atij se është i pushuar”, – tregon Pique.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje