IKJA: Ç’është dëshpëruese te azili i Agron Tufës dhe rasti për të kujtuar se kush është Edi Rama

Mu në kulmin e një përqëndrimi të vëmendjes publike e mediatike te pasojat e rënda të tërmetit, ia behu lajmi se Agron Tufa ka lënë Shqipërinë nën kërcënime komunistoide, duke zgjedhur të kërkojë “strehim politik” në Zvicër.

Dhe e para gjë që u përfol, qe ajo e një truku prej tij, pikërisht për të përfituar azilin.

Ndërkohë, ka shumë zëra që kanë bindjen se vërtet Tufa është kërcënuar, pra deri në pikën e një ikjeje për të shpëtuar në mos kokën e tij, atë të fëmijëve.

E kjo ndodh në vitin 2019, në kushte demokracie e jo diktature, gati tre dekada pas rënies së komunizmit, duke vënë në pikëpyetje shumëçka nga ky akt i Tufës.

Një rezyme e shkurtër

Agron Tufa nuk ka trokitur në jetën publike shqiptare jo si veprimtar anti-komunist, por si shkrimtar, poet, përkthyes. Ai i përket brezit të talenteve letrare të kapërcyellit të viteve ’80-’90, që ma pas studioi në Moskë. Romani i tij i parë “Dueli”, do qe një suprizë për letërsinë shqipe të pas 90-ës, vlerësuar nga Kadare me thënien “vepra më e bukur që kam lexuar 10 vitet e fundit”.

Kështu nisi të ravijëzohet profili i tij publik ndër vite, duke e patur theksin te letrarja më shumë se te politikja. Ndërkohë, prezenca e tij në media do shenjohej dhe me themelimin e suplementit letrar “Fjala”, si një shtojcë e gazetës Tema.

Në qeverinë e Berishës, ai mbërriti deri te Këshilli Kombëtar i Radiotelevizionit, e më pas kaloi në krye të Institutit të Studimeve të Krimeve të Komunizmit, e pikërisht aty nis dhe beteja e tij me të kaluarën enveriste, ku kohë pas kohe, me shkak konkret ose jo, trazonte ujrat e së kaluarës, herë me fakte e here me qëndrime, siç ishte dhe ai për heqjen nga transmetimi të filmave të Kinos komuniste, të cilat vijonë të shijohen me endje nga një pjesë e publikut.

Me ardhjen në pushtet të socialistëve, puna e tij dhe e institutit vijoi normal, dhe Rama, edhe pse “rrogëdhënës” i Tufës, nuk ndërhyri kurrë në punën e tij, e më pak akoma në qëndrimet. Paralel, nga të majtët, do themelohej dhe Autoriteti i Dosjeve, një tjetër instancë që zbardh të djeshmen komuniste për sa e sa fate njerëzore.

Tufa polemist     

Protagonizimi anti-komunist i Tufës pra, nis e profilizohet gjatë viteve të fundit me të majtën në pushtet. Edhe pse jo një figurë klasike e persekutimit komunist(vetë ai nuk është ndëshkuar me burg a diç tjetër), Agron Tufa u bë në pak kohë një mishërim i urrejtjes kundër të djeshmes komuniste, duke denoncuar raste krimesh, implikimesh apo gënjeshtrash në narrativën komuniste, duke bërë që dhe karshi tij të aktivizohej një skotë nostalgjikësh, apo mbrojtjes së të djeshmes, jo të regjimit por luftës, në pushtet apo thjesht në media. Përplasja mes tyre, ka shoqëruar pothuajse të gjitha zhvillimet e tjera të natyrës politike e sociale të 6 viteve të fundit, herë duke mbetur në hije e herë duke dalë në sipërfaqe, derisa vjen lajmi i “dorëzimit” të Tufës.

Ku mbeti ideali?

Nuk është nevoja të dyshosh në motivet e vërteta të Tufës për azilin e tij politik, për ta konsideruar aktin e tij si dëshpërues dhe aspak mesazhues pozitiv për shoqërinë.

Beteja e tij me enveristët është konsideruar si ideale (pavarësisht rrogës që merrte në shtet), është konsideruar si kauzë e lartë, e të tilla nuk braktisen aq lehtë. Sigurisht që ka kosto, mos qoftë e thënë dhe me jetë, por që ka ndodhur e do ndodhë, edhe në pikën më të dobët, atë që implikon fate fëmijësh, sepse betejat në këtë botë nuk janë bërë vetëm nga beqarët.

Tufa vetë e zgjodhi kauzën e tij, në kushte lirie,  e varësisht rëndësisë së saj vijnë dhe kostot, që ndodh të paguhen me parrehati në shumë drejtime. Edhe sikur vërtet Tufa të jetë kërcënuar, siç pretendon, edhe te jeta e fëmijëve, kjo nuk duhej të ishte befasi për të qyshse ka patur si ideal pikërisht denoncimin e krimit e pashpirtësisë komuniste.

Tani, ku shkoi ky ideal në kushtet e ikjes nga fushë-beteja e rehatimit në Zvicër? Kush do e denoncojë të kaluarën enveriste këtej e tutje? Se nëse Tufa vendos ta vijojë betejën edhe nga Zvicra, nuk ka garanci se nuk do kërcënohet dhe në kushtet e atjeshme, gjersa qasja në terma gjeografikë sot kudo në botë, është bërë mjaft e lehtë.

Tufa përballë modelit “Rama”

Akti i azilit të Tufës ndodh pikërisht në kohën e qeverisjes së Edi Ramës. Ky i fundit, edhe në përfundoftë si më i dështuari në qeverisje, ka lënë gjithsesi një model për t’u ndjekur, një leksion kauzash, që ka brenda pikërisht atë që Tufa e shumë të tjerë, kritikë të Ramës në media e shoqëri civile, nuk po mundet ta bëjnë: faktorizimin publik, më pas politik me garim, deri te triumfi e të drejtës për vendimarrje. Askush nuk e potencon sot rrugëtimin politik të Ramës, që në fakt vlen si një ndihmëtar për të gjithë ata që duan ta sfidojnë.

Rama është i vetmi nga shoqëria civile në 30 vjet që ka mundur të mbërrijë majat e politikës, duke i mundësuar vetes atë çfarë është më e rëndësishmja: të drejtën e vendimarrjes. Nuk ka bërë ndonjë gjë të jashtëzakonshme; thjesht ka ditur të shfrytëzojë ligjësitë e demokracisë, pikërisht ato hapësira lirie dhe protagonizmi, ku, me një lojë mjeshtërore, ka mundur të shkojë deri të vendimmarje.

Edhe ai, porsi Tufa, vuan kusuret e tija të rëna te fëmijët, te familja, por e ka pranuar këtë sfidë dhe ka zgjedhur t’i shkojë deri në fund. Dhe i janë dashur më shumë se dy dekada për këtë, a gati më shumë se tre, nëse marrim në konsideratë sinjalet e tij të para “disidente” që në 89-ën, si një profesor që krijonte kokëçarje anti-parti në mbledhjet e Lidhjes së Shkrimtarëve.

Më pas, së bashku me Klosin e Lubonjën, do bënin një rithemelim të publicistikës së viteve ’30, duke themeluar njëherësh frymën kritike shqiptare me të famshmen “Përpjekja”. Tej kësaj, Rama do që një zë unik në opozitarizmin jo politik ndaj politikës, gjersa vendosi ta provojë dhe vetë se sa këllqe ka.

Kjo kërkohej nga Tufa, kjo kërkohet dhe nga ajo tufë personazhesh publike anti-Rama, që të paaftë të marrin përgjegjësi publike, të fitojnë të drejtën e vendimmarrjes politike një ditë, për t’i bërë si ç’mendojnë ata ato gjëra që Rama i bën keq, kur mizërojnë me shkrime e statuse kundër Ramës, thjesht hedhin firmat e paaftësisë dhe dështimit të tyre monumental për ta konkurruar. Rama në fakt jua ka treguar se si, por ata s’dijnë ta lexojnë; ose janë të paaftë ta lexojnë.

Sikur…

Çfarë mund të kishte bërë Tufa në bindje e respekt ndaj idealit anti-komunist, në vend të azilit për një jetë komode por pa histori brenda. Çdo betejë ka dhe strategji. Nëse njëra po dështonte, ose thjesht mund të kishte kosto të rënda, mund të zgjidhte tjetrën. Si? Le ta braktiste atë që bënte, të ikte nga instituti dhe t’ja linte atë Uran Butkës e të tjerëve, që çuditërisht, edhe pse prej vitesh angazhohen me denoncimin  e krimeve të komunizmit, nuk janë ankuar për kërcënime.

Ai vetë, Tufa, le të aktivizonte të gjithë resurset e brendshme njerëzore të kastës së të ish-të përndjekurve, apo dhe thjesht anti-komunistëve  të betuar që ka boll shoqëria, të vihej në krye të tyre e bashkë me ta të themelonte një lëvizje politike me synim pushtetin. Jo patjetër ta kishte parësor luftën me mbeturinat e ish-sistemit; të luante dhe ai shahun e tij duke vënë si prioritar të tjera kuaza në vizionin qeverisës.

Nuk do qe e lehtë sigurisht, do t’i duheshin vite, por patjetër do ia dilte të triumfonte, nëse do luante mjeshtërisht shahun e tij, ku veç mendjes futet në punë dhe zemra e virtyte të tjera. E kështu, në kushte vendimmarrjeje, le t’i mbyllte hesapet njëherë e mirë me çdo mbeturinë të së djeshmes, edhe me ata që e kanë kërcënuar, e t’i dhuronte shoqërisë një model tjetër se si mund të jetë një qeverisje ndryshe nga ajo e komunistëve, apo e të majtëve që ai s’i honeps.

Rrugë tjetër nuk ka. Dhe kjo rrugë ka 30 vjet që është e shtruar. Fakti që shumëkush nuk di të ecë në të, ndodh më pas që të zgjedhë tjetër, atë pa luftë e pa sakrifica, duke u vetëdënuar as të mos shkruajë histori e as të mos bëjë histori.

P.S. Në një këndvështrim tejet cinik, ikja e Agron Tufës me arsyetimin e kërcënimeve, i ngjan dezertimit të policit të Komisariatit të Fushë Krujës, Emiljano Nuhu, i cili dhe ai pretendonte se ishte kërcënuar nga Rrajat. Edhe ai, nga jashtë, thoshte se iku për jetën e fëmijëve.

E gjatë trajtimit të atij zhvllimi në media me të protagonist, askush nuk cekte faktin e dezertimit të tij nga detyra, për një gjë që në fakt është mëse normale ta marrësh në konsideratë që kur vendos t’i futesh atij profesioni që ka pisqollë në ije.

E si mund të qe karriera e një oficeri policie nëse nuk do kërcënohej, jeta e tij apo e fëmijëve? Po e njëjta gjë edhe me jetën e ushtarakut. Po e njëjta gjë dhe me atë që lufton me komunistët.

Pra, edhe nëse azili i Tufës nuk është një truk por frikë reale nga një kërcënim real, kjo e dyta është shumë më tepër dëshpëruese se e para! (Tesheshi)

REMOTE_ADDR:[]

30 komente në “IKJA: Ç’është dëshpëruese te azili i Agron Tufës dhe rasti për të kujtuar se kush është Edi Rama”

  1. Sqepari says:

    Po kush humbi kohen duke lexuar Tufen e Leshanakun, o ju Tesheshi? Pse u beni hosanara mediokerve letrare e per me teper individe qe jane te motivuar perpos se ne synimin e percares kombetare dhe prishjen e paqes sociale. Po si mundet ky poetuci rusishtfoles te ndyje luften Mac. Clir dhe deshmoret e saj?

    1. bond says:

      Per cilen lufte e ke fjalen mor Sqepar… Luften vllavrasese te kriminelave komunist me ne krye pederastin Enver dhe kriminelin Mehmet…??

      1. antibond says:

        Ai Enveri ti ka lerruar para dhe pas sojin dhe serselene o bond fisshkerdhyeri. Edhe I vdekur ju fanitet ne gjume vemjeve si ti. Fare muti.

      2. Sqepari says:

        Per luften qe tet eti, bashkpuntore i nazistve, u del ende ne enderr se u rrexoi feudalismin si sistem thellesisht i prap a mbetur. Per Enver e kush tjeter Sme rruhet, shajeni sa te doni.

      3. Epiriiiiii says:

        Tufa eshte 1 SançoPanço te Don Kishoti i Servantesit, asgje me shume. Te gjith keta soj Nuhu, Tufa, Zagani etjetj jane njerez pa Bole, jane thjesht Bythpambukè.

    2. Macja says:

      Sqepar dru me pre. Muzhik.
      Nuk je ti qe vlerson letersine e shkruar. Shkruan shqip e mbron Dushan Mugoshen, Miladin Popoviçin, Velimir Stojniçin, Aleksander Rankoviçin?!?!?!? Te pakten je i rrjedhur nga mendte.

  2. Analist says:

    Agron Tufa nuk ka ideale, ka vetem interesa. Edhe cfare «  lufte » ka bere, e ka bere per m interesa te ngushta e meskine. Ai eshte vetem maskara, shpitlig e ndyresire. Kush e njeh nga afer, mund te thoshte me shume te zeza se une. Mos shkruani me per te se me mire qe iku, njd plehre me pak.

  3. eli-tiv says:

    ..po si u kercenua…? Shoqeri sot eshte fleksibel….p.sh luli u be k/bashkiak me votat e komunisteve te vertete…Rama i beri me derman…me komandant te ballisteve…jua solli me ndere ne Tirane k/ballistin. Qellimi i tij per te poshteruar luften nac-cli ku e gjithe europa ndjehet krenare per te…ishte per te prodhuae armiq per te justifikuar ikjen e programuar..p.s…mund te kete shkruar nje liber me nivel ( ne se nuk e vjedhur…njihen raste te tillla…midis shume njerezve te persekutuar ka patur talente)…por ajo qe dihet me siguri ..ai ka vjedhur studimin e tij….

  4. Monika says:

    Hahaha..zgjodhi Zviceren?…..legena si keta ka shume…pseudoinelektuale..

  5. Lomy says:

    Sa here behet protagonist dikush, dalin minjte e rames qe ta brejne e te vjedhin protagonizmin per liderin e parrokshem.
    Brenda dy javesh i fejuan “djalin” dhe e bene me antikomunist se ata qe kerkojne strehim politik jashte prej “shtetit” te rames vete.
    Do zoti i vjedhin ndonje vize te keqe diku e shpetojm..

  6. Zigur Qarri says:

    “E kjo ndodh ne Vitin 2019,ne kushte demokracie dhe jo diktaure…..”?!
    Kete shkrim e keni per ato qe vuajn nga skleroza?
    Shqiperian nuk eshte Shtet Demokratik,perderisa sundon vetem nje force politike me ne krye nje drogaxhi.Shqiperia
    eshte ne Diktature,Diktature mafioze.Te ishte rasti i pare ky i Agron Tufes,ndoshta do te ishte pak e besueshme genjshtra,
    por ka dhe raste te tjera.Dhe kur merr azil politik ne Perendim,duhen fakte bindese,sepse nuk jan si Shteti i drogaxhiut D’Rama
    qe i jep pencion kujt don ai,edhe nese nuk eshte sanksionuar me ligj.
    Ish-oficeri i policisë së qarkullimit të Fierit, Antonio Nazeraj, personi që ndaloi makinën “Audi” që ishte në pronësi të ish-ministrit
    të Brendshëm Saimir Tahirit,ka marre azil politik ne Hollande,si edhe Polici Dritan Zagani po per te njejten arsye ka marre azil
    politik ne Zvicerr!

    1. zhulsi says:

      Po di nuk shkoi nje ne Rusi per azil more xhanem. Te gjithe ne Zvicer. Pak si e dyshimte me duket.

  7. bond says:

    Kisha degjuar qe gazeta Tema me kryeredaktor dhe stafin e saj jane bythelepires te cdo sistemi ….nuk doja ta besoja…por qenka shume e vertet. Tung

  8. Sul korriku says:

    Analiza eshte shume korrekte por a ja vlen te merresh ( te vleresosh) kaq shume me Tufen ?
    Mua me duket qe largimi i Tufes eshte baraz me mundesine e largimit te Ferdinand Xhaferit (ky emer me erdhi nder mend per momentin)
    Pastaj nuk mund ta kuptoj se si mundet Zvicera te pranoje arsyetimin e Tufes ne prag te vitit 2020.
    Komuniste qe kercenojne sot ka me shume ne Zvicer e vende te tjera te Europes se sa ne Shqiperi por askush nuk i perfill keto zera.

  9. Miku says:

    Ti more zoteri thua u kercenua Nuhu.E rrasen brenda thuaj, kush pret ti ta kercenoje?Noc Rroku , kryeministri, zv.krye ministri te kercenojne me ze e me figure.Po te kercenojne femijet. cfare do besh ti?Do i biesh qemanese.E kercenoje Brahua, kush ta kercenoje tjeter? Brahua eshte misherimi ose perfaqesusi me tipik i enverizmit, tipiku i sigurimit te shtetit, tipiku i komunistit skraparian, cfare pret ta vrasin, ta djegin?Po krijono nje shtet fashist me fytyre komuniste! Shikoni , vetem ai flet, vetem ai jep mendime, vJemi te gjithe te pjerdhuretem ai del tv 24 ore, vetem ai te jep jete, vetem ai te poshtron te shan te ve te lyesh shkallet.Te tjeret rrini si mumje Egjypti, cfare prisni me te ndodhe???Jemi te gjithe te mbaruar, ai pret te ikim te gjithe dhe ai te jete mbreti i gjtheckaje.Problemi eshte se nuk eshte vetem ky i pjerdhur, problemi me serioz eshte se te gjithe pas tij jane me te pjerdhur.Kete ky e di, prandaj ben cfare i don qejfi.Prandaj ky se rruan as per Lirken , as per Lulken dhe as per Salkun, ky eshte problemi.Bire Selmani nenes cin te qaj me pare, gjysma jane rrota, gjysma jane gomare.

  10. Babale says:

    Konfliktin Tufa dhe kopete e Ballit nuk e kane me ish komunistet, por e kane me nje popull te tere, i cili sakrifikoj edhe jetet njerezore ne luften kunder fashizmit dhe Tufes dhe kpoese se ballit si bashkpuntore te tyre! Beri shum mire qe iku dhe tani si edhe baballaret e tyre dikur, le te lehe andej nga ka vajtur.

  11. Ivan i madh says:

    Po ja te ka lene ty Mero si antikomunistii fundit si krimb gjirizi pas Tufes. I ben elozhe dellit neoballistit Rama se ai te ushqen me tendera e taksa te pa paguar dhe jeni nje race e felliqur si ai e Tufa jot mashtrues. Na i tregon gjithe meritat e Tufes tend po nuk na thua si e mori doktoraturen apo kjo ste intereson se dhe ti mashtrues e abuzues si ai je Baze. Me sa duket po ralloheni dhe marin aratisur miqte e tu si paraardhesit tuaj bashkeshortore te fashizmit dhe po firakseni. Pas tyre mos shkosh dhe ti trimi Mero se miku jot neoballisti Rama e ka vendin saka ku te shkoje pervec me shoket e tij ne hotelin e Rec.

  12. Plagjatura says:

    Or Ti shoku apo shoqe me loqe we e ke shkrujt pa emer .Nuk na the gje per vjedhjet e tij ,per plagjaturen .Kur Te kesh kohe giti nje dy rrjeshta .

  13. Jozi says:

    Te vjen qe ta shqyesh bythen kur lexon se kercenimi i Tufes ndodh sot ne vitin 2019, ne kushte demokracie dhe jo komunizmi.
    Po, pse o Te leshi, kush guxonte te te kercenonte ne komunizem? Pse ja fusni pordhes kot?
    Kercenimet dhe vrasjet ndodhin pikerisht ne demokraci. Ne komunizem u harrua edhe gjakmarrja, u hodh poshte edhe kanuni i Lek Dukagjinit.
    Se Lek Dukagjini, nuk ish Leka i Lesit
    Qe bente shume leshime ne pune, Leke Dukagjini ish trim mbi trimat,
    Ai mburrte Kanune, une shaja Kanune.
    Dhe ngrihej ne kembe e me sokellinte mua,
    O mbaje gruan keshtu sic them une,
    O lere gruan, se nuk je per grua….

  14. luani says:

    Une nuk kuptoj asgje me keto shtetet shkerdhata te Europes qe popullit te thjeshte dhe nevojtare i thone : Per shqiptaret nuk ka me azil politik se eshte shtet demokratik gati per te hap negocjatat dhe per palaço shqiptare te tipit Tufa , Zagan e Babale ju pranojne azil politik qe kan qene me detyra dhe kan deźertu kan vjedh dhe ne vend qe tja dorzojne shtetìt shqiptare per te dhene llogari , ketyre u japin azil dhe disa njerezve qe me te vertete u rrezikohet jeta nga disa kriminela nuk u jepet azil . Kategoria tjeter qe u jepet azile eshte kategoria e kriminelave qe bejne vrasje ne Shqiperi dhe ikin neper Europe per tju mshefe ligjit shtetet e Europes nùk i kthejne ne Shqiperi gjoja se nuk u siguròhet jeta , kur keto ja kan marr jeten dikuj tjeter ďhe Europa u shqetesohet se shteti do ti denoje per vepren kriminale qe kan bere , ndersa ju nuk i dorzoni . Ndersa viktimave pra njerezve te aferm te atyre qe kan vrare keto kriminela kur vijne ne Europe nuk u jepni azile dhe ju thoni qe ju mos vrisni dhe shkoni se ju siguron shteti , kete veprim e ka me te theksuar Anglija .

  15. ALBAN DEGA says:

    NUK BIE RRUFEJA NE HALE !

    Populli

    – A thua nuk paska Shqiperia tjeter mendimtar pervec nje hajni si Agron Tufa!

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Nuk bie rrufeja ne hale, thote sovrani
    Aq me pak ne nje nevojtore te Nacional- Socializmit kryqthyer, te thyer ne kryq nga rezistenca fitimtare Nacional-Clirimtare Shqiptare dhe ajo boterore, si Agron Tufa !
    Aq me pak nje hale te socializmit kombetar rus si Agron Tufa te kllonuar nga RIA- GRU ruse nena e Fake News, sic eshte denoncimi ala Fake News 24 karat vetdenoncues ose i porositir prej tij per kercenimi me jete !
    Cfare pret prokuroria shqiptare per te zbatuar ligjin qe eshte misioni i saj perballe krimit ne flagrance te vjedhjes se perseritur te prones mendore te te degjojne ?
    Po Kuvendi dhe qeveria Pse nuk e shkarkojne kete hajn me cizme te kapur me presh ne duar !? Turpi i Botes!
    Nuk mund te luftohet as crrenjoset komunizmi nga pozitat e me kryqet e thyer te nazifashizmit te thyer ne kryq nga antifashizmi dhe demokracia boterore !
    Me thuaj me ke rri e te them se cili je, thote sovrani !
    A thua nuk paska mendimtare demokrate, te sprovuar e te kualifikuar per denoncimin e krimeve te komunizmit pervec nje hajduti me mendesi neonaziste e mole ruse si Agron Tufa!?
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne !

  16. Alban says:

    AGRON TUFA- NJE ANTIKOMUNIST 24 KARAT KOMUNIST !
    From: Alban Dega
    Date: April 19, 2018 at 12:27:45 PM EDT

    NJE ANTIKOMUNIST 24 KARAT KOMUNIST !

    “Nuk ka komunist me te keq se komunistin antikomunist”
    Vaclav Havel
    – O Agron … Agron gomari
    Sa ke ti tru ….
    Alibalit i ka mulla… ari !
    Linde e do vdesish
    Zog…. Magari
    E ke qare…. Te lumte penda e mprehte dhe mendja e arte !
    Fakte tronditese qe peshojne sa njeqint here truri prej pule e Agron Tufes e Googles, i kryhajdutit dhe shperdoruesit te arkivave te Ministrise se Brendshme Kastriot Dervishi e nje grushti antikomunistesh 24 karat fashiste e kolaboracioniste !
    Nje kritike e shkelqyer edhe ndaj Bunkartit dhe Shtepise se Gjetheve qe duke nderuar e lartuar diversante e terroriste te mirefillte qe do te kishin ngrene kokrren e plumbit ne cdo vend demokratik per aktetet e tyre banditeske kunder oipullsise se pafajshme civile,kunder vajzave e deri edhe femijeve minorene…
    Veprimtari te tilla ashtu si dhe shitjet deri 50 000 e me shume dollare apo euro te paguara nga pinjollet e ketyre banditeve nga ish- Presidenti i PD-se Bujar Nishani dhe stafi i tij e sterkorruptuar jane frymezim edhe per rekrute e terroriste ne sherbim te Al Keidas dhe ISIS-it qe nuk kane qene te paket as nga Shqiperia, as nga Kosova e as nga Maqefonia !
    Glorifikimi i terrorit dhe tradhetise ndaj Atdheut, nderimi e lartimi e atdheshitesve dhe atdherrenuesve behet vetem nga atdhezhberes e atdheshites te hurit e litarit, nga akademike Plepash e profesore Kristali e Vitrinash qe vetem shisnin diploma !
    Analiza juaj Zoti Shkelzen Cika ( pseudonim shume i gjetur e atdhetar per tiu shmangur lehjeve te antikomunisteve 24 karat fashisto- komuniste ala Agron Tufa e ala Kastriot Hajni me cizme i arshivave ) eshte nje mesazh e kushtrim per cdo shqiptar te ndershem dhe atdhetar per te mbrojtur vlerat dhe virtutet me te mira te shqiptareve si popull e si komb .
    Eshte fakt i dokumentuar historik se ashtu si Kongresi i Berlinit dhe Konferenca e Londres copetuan dhe sakatuan Shqiperine natyrale ne kater shtete ishte po ashtu Jalta de me lapsin e kuq te Churchillit dhe jo me yllin e kuq te Stalinit e perplasen Shqiperine ne preherin e Lindjes se Kuqe !
    A thua e di ky Agron Tufa e qeneve te cartun qe lehin shume po nuk ksfshojne !
    Po shprehjen e fameshme te disidentit antikomunist cek Vacslav Havel : Nuk ka komunist te keq se komunistin antikomunist … a e ka lexuar a degjuar ndonjehere ky krye- Tufa i gomareve!
    Aty ai do ta gjente plotesisht veten si nje antikomunist 24 karat komunist !

  17. betixho says:

    Ky është një artikull shumë i thellë dhe shumë i mënçur për tu marrë në konsideratë nga të gjithë,një manual a leksion për këdo që ka kredo politike dhe për ç’do qorr dhe zuzar politik që flet nga qoshet dhe strofkullat e ngrohta me oreksin për të fituar mbivlerë nga dinamika e realiteteve që nuk duan ta kuptojnë por e nuhasin shumë hollë se mund të edhe të jetosh mirë mbi mohimin dhe nihilizmin e ç’do pune të mundimshme.Bravo artikullshkruesi.Një model arsyetimi.Bravo

  18. Astriti says:

    Analize e sakte dhe e bukur!

  19. A says:

    Ne se gazeta juaj ka probleme me mendimin ndryshe dhe seleksionon komentet ,problemi eshte Juaji, ,jo I komentuesit.Gazeta eshte publike on line,hiqeni dhe shperndajeni ne adresat qe ju pelqeni!ne ne rast te t botoni komentin ,Ju lutem.Flm

  20. Sero says:

    Vetem kerma e shoqes Nexhmije s’paska kapur kompjuterin te shkruaje ca rradhe 😱

  21. mik says:

    Siguria e Agron Tufes dhe familjes tij ketu ne Shqiperi, pasqyrohet ma kjarte se askund tjeter, ne komentet e artikujve mbi Agron Tufen.

  22. Futja kot says:

    Me goditjen e LANC-it dhe luftetareve te saj “en bloc” Tufes i humbi baza morale e luftes se tij. E kishte lufte te humbur dhe e kuptoi qe humbi.

  23. J says:

    Tufa shkeli ne plage ne kerkimet per LNC,zbuloi sekretin e lidhjes se te zgjedhurve te sllavokomuniste te ciftit Hoxha-Xhunglini,te cilet per te fituar pushtetin ushtruan prostitucion te hapur politik gjate lutes,dhe prostitucion te fshehur me vone me sllavokomuniste komuniste.Ata eliminuan qe ne lufte intellectualet dhe patriotet ne mes radheve te partizaneve,kur moren pushtetin me luften e klasave zhduken te tjere,ne rrjeten e tyre u zune dhe intelektualet patriot kosovar .Si rrjedhim per pushtet ata gjymtuan kombin shqiptar dhe perfunduan duke ngrene njeri tjetrin.Kete smund tja falin z.Tufa.Te verteten per faljen Kosoves per pushtet.Keshtu mbetjet sllavokomuniste sulmuan Kadarene ,jo per famen ne letersi qe kalon kufite e vendit por se me personalitetin e ti siguroi mbeshtetjen e te ceshtjes shqiptareShqiperia eshte vend ne Europe ku nuk njihen te drejtat ,ku nuk ka kushtetute te mbroj ligjerisht te drejtet e individit,sigurusht qe ne rast kercenimi me jete do drejtipohesh ne shteti demokratike.Qytetaret shqiptare nuk jane te barabarte kundrejt ligjit,gje e cila Nader te tjera shell mungesen e respktit per veten dhe tjetrin,mungesa tolerance qytetare mungese kulture oer dialog dhe shkembim te mendive ndryshe.Kjo shpegon dhe komentet e dhunshem.Shpresoj qe ky vend te dale nga prapambetja ne nje te ardhme demoratike.Deri atehere shqiptaret e thjeshte do zvarriten pa te drejta rrugeve te Europes,nderkohe qe politikebersit e tyre krekosen me Koke ne ,duke u shtirur si europian…

  24. I. Storiani says:

    Tufa duhet te ikte nga puna dhe ai me nder “instituti” te mbyllet.
    N.q.s. Tufa do t’ja beje gam-gam, le tja beje ne rruge, jo me paret e popullit.
    Per ndryshe duhet te hapej edhe nje institut tjeter qe te mbronte te mirat e socializmit e te denonconte krimet e “demokracise”. Atehere po, do mbroja Tufen… Se ai institut-dhjere e donte nje oponence.
    Ketu qendron problemi!!

Lini një Përgjigje te Macja Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *