Jari përgënjeshtron zërat se qeni i Kosovës është sëmurë pas dekorimit nga Meta

5 Dhjetor 2019, 20:12Antena TEMA

Lajmi, se qeni i ushtrisë së Kosovës, që zbuloi viktimat e tërmetit në Durrës, është sëmurë, pasi e puthi Ilir Meta, ka bërë shumë bujë në opinion publik. Pas kësaj Jari vendosi t’i dalë në mbrojte Ilirit.

Të dashur demokratë!

Jari ju sqaron.

Të gjithë e keni parë skenën që pasi Ilir Meta e puthi qenin e Kosovës, ai u shkund për 20 sekonda.

Më pas ato skenat që dikush e lan qenin, që të shpëtojë nga ndonjë virus prej Metës, janë të sajuara.

E vërteta është se puthja e Ilir Metës e elektrizoi qenin, dhe dridhja e tij ka të bëjë me faktin, se ai e ndjeu emocionin e dekorimit në çdo pjesë të trupit të tij.

Në një farë mënyre, qeni flet me gjuhën e trupit dhe kjo ishte shenja që ai e ndjeu thellë emocionin e dekorimit.

Lajmi se qeni është sëmurë është i vërtetë, por kjo nuk ka lidhje me puthjen e Ilir Metës, por me problemet që ata kanë brenda në Kosovë.

E vërteta është se për shkak të konfliktit mes LDK dhe Vetvendosjes për ndarjen e posteve, qeni ka ngelur pa kujdes ushqimor këto ditë, dhe duke shtuar dhe lodhjen në Shqipëri, atë e kanë kapur ethet dhe është sëmurë.

Pra fati i qenit nuk varet nga puthja e Ilir Metës por nga e ardhmja e koalicionit.

LDK thotë se edhe nëse e marrim ne Ministrinë e Mbrojtjes qeni nuk mund të shëndoshet nëse nuk e marrim dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Vetvendosja këmbëngul se Mbrojtja i takon asaj, pasi po thotë, se qeni duhet me u kthye, në simbol të Unitetit Kosovë-Shqipëri dhe si i tillë, do të ketë status special si simbol kombëtar, pasi duke qenë një qënie pa gojë, ai nuk na krijon probleme mes vëllezërve në dy anët e kufirit.

Aktualisht qeni është në dorë të Ramush Haradinajt që po vazhdon të qëndrojë kryeministër. Ramushi ka bërë një deklaratë për qenin ku ka theksuar se “unë dhe qeni jemi unik për të mirën e kombit”.

Kjo do të thotë se Ramushi dhe qeni janë shumë të veçantë, çka na jep besim se qeni do të mbijetojë si Ramushi në politikë, pavarësisht problemeve.

I juaji Jari!

 

 

3 komente në “Jari përgënjeshtron zërat se qeni i Kosovës është sëmurë pas dekorimit nga Meta”

  1. Koka says:

    Nderkohe fakenews thote se ata qe ka putj rama jane shnderuar ne kokaine marres! Jane bere shume te adiktuar!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje