Jo vetëm në ndihmë të banorëve të prekur nga tërmeti, FA ndërtojnë urën mbi Shkumbin në Librazhd

Edhe pse shumica më e madhe e trupave të ushtrisë është angazhuar për të përballuar dhe menaxhuar situatën pas tërmetit të 26 nëntorit, kjo nuk ka penguar që një pjesë e xhenierëve të FA përfunduan ndërtimin e një ure 33m të gjatë mbi lumin Shkumbin.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka sqaron se ura që është ndërtuar nga xhenierët e FA, do të lehtësojë lëvizjen e qindra banorëve të fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd

Ndërkohë që pjesa më e madhe trupave janë të angazhuar për përballimin e pasojave të tërmetit, një pjesë e xhenierëve të FA përfunduan ndërtimin e një ure 33 m të gjatë mbi lumin Shkumbin, e cila do të lehtësoje ndjeshëm lëvizjen për qindra banorët e fshatrave Spatharë dhe Dardhë në Librazhd.

FA në krye të detyrës!”-shkruan Xhaçka anë profilin e saj në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *