Ka shqiptarë, por ka edhe tërmet!

5 Dhjetor 2019, 16:04Blog TEMA

Nga Mentor Kikia 

Kur ishim fëmijë dhe udhëtonim me tren në Golem, mezi prisnim të shfaqej deti, pasi nuk e linte pylli i pishave. Mungesa e parave e ruajti këtë gjendje deri aty nga vitit 1997.

Pastaj filloi batërdia. Pa leje, pa projekte, pa asnjë plan urbanistik, pa asnjë etikë dhe estetikë, pa shpirt, pa arsye, pa mëshirë… iu sulën bregdetit të Durrësit.

Pri pisha, hap gropa në rërë e ndërto, secili sipas takatit. Shtëpi, lokale e hotele.

Fillimisht të vogla e të ulëta. Pastaj prish e ngri më lart, hap themele për tre kate e shto çdo vit nga një kat. Çdo vit duke iu afruar më shumë vijës së ujit. Deti bënte përpara, e ndërtimet edhe më përpara. Derisa sot i ndjanë vetëm pak metra.

Sot aty ka më shumë hotele së pemë. Askush nuk mban përgjegjësi. Sepse përgjegjësi nuk ka emër. Ndërtues të babëzitur. Pushtetarë që spyetën fare për bregdetit. Dhe në fund legalizmet i vunë vulën.
Po sikur të kishim ruajtur brezin e gjelbër?

Po sikur të mos ishte ndërtuar poshtë rrugës automobilistike, a do ishte Durrësi dhe Golemi një zonë turistike elitare?

Ka shqiptarë, por ka edhe tërmet!

Ja pasojat e batërdisë. Megjithatë, të heqim kosotn njerëzore, tërmeti ishte zgjidhja e vetme për këtë batërdi.

6 komente në “Ka shqiptarë, por ka edhe tërmet!”

  1. Kur filluan ndertimet ne bregdetin e Durresit, pare kishin vetem shqiptaret e Kosoves. Dhe Jo vetem pare por edhe komunat Rrashbull, Golem e Qerret qe banoheshin prej tyre. 75 % e ndertimeve u kryen prej tyre, deri sa ata te bashkive Durres e Kavaje bene 2 lek dhe ndertuan kusurin

  2. Epiriiiiii says:

    Pane Maimen Shqiptaret dhe doni ta Shndrronin Golemi?? ne Maiemi?????? ju mungonte vetem Pamela ti shpetonte nga Idiotsia e tyre.???

  3. Uliks says:

    Shqiperia eshte udhehequr nga kafshet. Thjesht kafshet kane bere biznes me kafshet.

  4. Qinani says:

    Prit edhe pak
    Se deti po vjen dhe do ja rremoj ate reren rreth themeleve si ato krimbjet e dhembve,qe hapin mishrat dhe dhembi bje vet se s ka baz me.
    Edhe kta pallate t ngrejt mbi rer.
    Do bien si dhemb t prish.
    A i keni pa si jan fundos bunkeret e plazheve t enverit?
    Ashtu edhe kto pallate.kala prej rere..
    Hajt t ma gzofshi ate koken e kollës!

  5. is says:

    Shikon foton e pyllit me pisha të Golemit dhe asnjë shprehje tjetër përveç se………J’u thaftë dora dhe mendja të gjithë atyre që kanë kontribut për këtë masakër………..Mbase edhe ne që nuk e ngremë zërin për asgjë kemi plot faje!

  6. REZI says:

    Nëse kanë ndodhur pas 97-ës, atëherë kish të drejtë Andrea Stefani që thoshte se paratë e firmave po bëheshin ndërtime…Kërkonte llogari Aleksandër Meksit, por ky filloi të bënte filozofin, pasi e hoqën si kryeministër. Ky është mallkimi i tokës që e përcudnuan, por të vjen keq se bie mbi ata që ndoshta nuk do kishin këtë fat, po të qëndronin atje ku ishin në mal. Më shumë se kushdo tjetër hakmerret toka, prandaj mendoni para edhe se të hidhni plehrat, se do ju mbysin dhe ato.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje