"Një moment nga e shkuara", Mero Baze ironizon LDK-në: Nxjerr Vjosën për të marrë vota e pastaj Isën për të bërë pazarin

5 Dhjetor 2019, 11:04Rajoni TEMA

Gazetari Mero Baze ka ironizuar zhvillimet e fundit politike në kryesinë e Lëvizjes Demokratike të Kosovës dhe rolin që po luan lideri aktual Isa Mustafa në formimin e koalicionit.

Duke sjellë një histori nga e shkuara komuniste, ndër të tjera Baze shkruan:

“Dikur në kohë të komunizmit kur nuk kishte vetura në zona te thella, shpesh shikoje gra në anë të rrugës që bënin shenjë me dorë për autostop.

Sapo ndalte shoferi shfaqej burri në vend te gruas për të bërë pazarin.

E gjithë kjo të kujton LDK e sotme që nxjerr Vjosën për të marrë vota e pastaj Isën për të bërë pazarin”, shkruan Baze.

10 komente në ““Një moment nga e shkuara”, Mero Baze ironizon LDK-në: Nxjerr Vjosën për të marrë vota e pastaj Isën për të bërë pazarin”

  1. Lona says:

    I FORTE JE MERO BAZE .
    ESHTE E VERTETE 100000%

    1. Meritoni says:

      jeni shizofren,nuk eshte çudi qe edhe analistet dhe gazetaret janë shizofren.
      ju more çobana kurrë nuk arritet te beni zgjedjèje fer,tani po çuditeni pse pazari eshte i larte!
      pazari eshre pazar,aq sa mendon se vlen,aq e kerkon pazarin.çka ka ketu te pa kjarte?

  2. realisti says:

    Mero ke mbetur në fazën kur po e përmendë. Në Kosovë ka patur më herët vetura dhe bile vet gratë kanë vozitur, nuk ka patur nevojë të flas ashkush në emër të saj. Por, ama, në pluralizëm kandidatin e propozon partia por nuk ia jep mandatin për të folë në emër të partisë. Zonja është e nderueme, bile shumë e nderueme fare nuk po shqetësohet për këtë se e di ajo për mrekulli procedurën. Por ç’ke ti që shqetësohesh? Mjaft je duke tollovitur në Shqipëri mos përziej edhe në Kosovë.

    1. LC says:

      Bravo Realist. Ja ke tregu vendin Meros. Ne Jugosllavine e Milloshevicit grate shqiptare ishin te zhvilluara. Kam qene shofer kamjoni dhe kur i shikoja grate shqiptare te mbuluara me ferexhe dhe punonin arrat dhe burat pinin duhan me binte pika. Gjithe inatin e kishja me titon dhe milloshevicin qe e nxisnin kete prapambetje, por me sa duket kam qene gabim. Faji ka qene i njerzve si ty qe nuk shikojne me larg se hunda e tyre.

    2. Nik says:

      O irealist, do te mbulosh diellin me shoshe, ajo duket qarte qe Isa po e mban pazarin shume lart se ka interes personal, te behet president qe tash! Bisedimet sot jane per qeverrisjen, jo per presidentin sespe s’ka ardhur koha akoma! Kjo nuk eshe fare serioze, peshku ne det digani i Ises ne zjarr!

  3. R.S says:

    E vertete.LDK (Lidhja per Demin e Kosoves).

  4. genta says:

    Po Meroja i gjore, shpirt i paqetesuar kurr.Ky eshte dhe ky do mbetet gjithemone, here me njerin e here me tjetrin….
    Filloi me Berishen te shofim me kend te fundit ta permbyll dashurine.

  5. Baliu says:

    Nxjerr zogun per te fituar vota, e mandej patericen per negociata. Ise, Ise, argati i Kadrise.

  6. Llapjoni says:

    Bash qashtu qysh po thush Mero. Isa osht dhelpen e moqme.

  7. USA says:

    Seriozisht me vjene keq per Vjosa Osmenin,u perdor ne menyren me te poshter nga Isa Mustafa, kur ishte puna per tju drejtuar popullit per voten nxoren Vjosen, se vet nuk ishin te besueshem, tani qe e kaluan lumin nuk ju duhet me Vjosa.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje