PD i rikthehet akuzave, Paloka: Vajtojcë me lot fallco, ja cilat janë dy shqetësimet e verteta të Ramës

5 Dhjetor 2019, 09:47Politika TEMA

Nënkryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas mbledhjes së sotme të qeverisë në kuadër të situatës post tërmetit.

Përmes një statusi në ‘Facebook’, ai shprehet se dy shqetësimet e vërteta të Ramës pas katastrofës janë të mos preken përgjegjësit dhe milionat e oligarkëve.

Sipas Palokës, Rama do vazhdojë të dalë me orë të tëra në ekranet e televizioneve në role të ndryshme, herë si klloun dhe herë si fatorino furgoni.

Statusi i plotë i Palokës:

Mbledhja e qeverise

Dy shqetsimet e verteta te Rames pas katastrofes: Mos preken pergjegjesit dhe milionat e oligarkeve!

Rama e tregoi dhe nje here sot se kush jane shqetesimet e tij te verteta pas katastrofes qe solli termeti i 26 nentorit .

Nuk jane familjet e shqiptareve qe humben gjithshka e as ato qe e rrezikojne nje gje te tille! Per Ramen shqetesimi i pare me i madh nuk eshte shpetimi i jetes se shqiptareve por shpetimi nga pergjegjesite i fajtoreve.

Shqetesimi i dyte me i madh per Ramen nuk eshte garancia dhe siguria e jetes per shqiptaret, po garancia dhe siguria e milionave qe ndan me oligarket.

Fjalet e para qe tha sot ne mbledhjen e asaj qe e quan qeveri , ishin pikerisht kunder atyre qe ngrene zerin per nxjerrjen e pergjegjesive te asaj qe ndodhi e qe mund te ishte shmangur.

E tha qarte dhe paster “Nuk do te kete pergjegjesi sepse…KÇK nuk ka te drejte te gjykoje!!!”

Nje justifikim te tille vetem nje si Rama mund ta perdore. Pra me kete “logjike” edhe krimi mund te bej c’te doje se “KCK” nuk ka te drejte te gjykoje e denoje!!!!

Menjehere pas kesaj doli tek shqetesimi i tij i dyte :”Asnje cent nuk do te preket nga PPP”

Ky ju pergjysmon rrogat mesuesve po nuk pranon te prek asnje qindarke nga milionat qe ndan me oligarket ne aferat qe tanime jane demaskuar si teresisht korruptive!

Rama do vazhdoje te dale me ore te tera ne ekranet e televizioneve ne role te ndryshme; here si vajtojce me lot fallco, here si fatorino furgoni, here si klloun e here duke share e fyer ata qe jane vertete ne hall.

Do flase poshte e larte per lagje te reja e pse jo dhe qytete te reja (ne 3D i ka gati) por shqetsimet e tij jane ato qe kane qene gjithnje : mbrojtja e krimit dhe milionave te grabitura.

 

7 komente në “PD i rikthehet akuzave, Paloka: Vajtojcë me lot fallco, ja cilat janë dy shqetësimet e verteta të Ramës”

  1. Jorgo says:

    Nuk te perket ty te flasesh se dhe ti ke qeverisur per disa vite.

  2. Todi says:

    Një njeri pa vlerë je turpe turpe të keni………!!!!!???????

  3. tarrasi says:

    Doli ky paloqja,ky nuk ka bole,po asht bole vete,pallatet ne Shengjin a tu demtun,po ne LALZ ,a pate shqetsime,po te te tjerat,po si s-ju vjen turp,po ju bani sikur nuk keni qeverisur ndonjehere,po bemat tuaja ky popull i njeh mire,prandaj keni shku per lesh,jo termet te bije ketu,po super termet,me ju nuk meret kush,ke psheshi ,te thoshte ai i gjati,se te kaloi orari

  4. Alumi says:

    Thi thi the thte thukuptova o thuthuq?

  5. sand says:

    haaaaaaa, mos prekwn as florinjte e likes, as pallatet e monikes, as gjiri i lalzit, as shengjini i palothes, as pallatet e argites dhe as vilat e lulit.

  6. timo says:

    Mjaft më se u bëtë banalë! Ju ka mbytur mediokriteti. Bëni të paktën 10% të asaj që po bën Edi Rama. Rini kafeneve dhe merni nëpër gojë dynjanë.

  7. THA PO THU
    PO THA PO THU ?
    THPO KUPTHON THA PO THON

    E THATHU THA THRA LA LA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje