Rama: Shkoni dhe flisni me të strehuarit në Kosovë që të kthehen për t’u akomoduar në hotel

Kryeministri, Edi Rama në mbledhjen e Këshillit të Ministrave ka kërkuar nga ministret Besa Shahini dhe Ogerta Manastirliu që të shkojnë në kampin e Prizrenit, ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti për të diskutuar me ta që të kthehen dhe të akomodohen në hotel.

“Do kërkoja që me patjetër sipas agjendës, Besa dhe  dikush tjetër nga shtabi kryesor nga dhe komuniteti i emergjencës, Ogerta, të shkonin në kampion përkatës në Kosovë për të bërë një vizitë atje dhe për të diskutuar dhe për të folur me ta duke ju ofruar që të kthehen dhe të që të akomodohen në hotel”. 

Kreu i qeverisë tha se pasqyra e situatës tashmë paraqitet me pozitive, teksa foli për 12366 persona në situatë emergjence.

 “Pra në total që sot flasim jemi në 12366 persona që janë të gjithë bashkë në këtë infrastrukturë emergjence. Ajo që është e rëndësishme të gjithë janë të garantuar sa i përket ushqimit dhe veshjeve, ka edhe të tjerë që nuk janë ende të sistemuar, dhe do të lutesha për të 3 shtabet të bëjnë maksimumin që të përfundojë për të gjithë kjo përfshirje në infrastrukturën e përkohshme”.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *