Sabit Brokaj: Agron Tufa ishte një bëzhdilë, mos u merrni më me të!

Ish-ministri i Mbrojtjes, Dr. Sabit Brokaj në këtë intervistë për Dita, komenton largimin e Agron Tufës nga Shqipëria.

Ai e konsideron ish-drejtorin e Institutit të Studimeve për krimet e komunizmit një delenxhi dhe bëzhdilë me të cilin nuk ia vlen të merremi gjatë me të.

Brokaj ka një apel për ambasadorin shqiptar në Zvicër dhe për ambasadën zvicerane në Tiranë për rastin Tufa dhe çfarë duhet të bëjë qeveria shqiptare me institutin që ka drejtuar derimë tani Tufa, ndërsa flet dhe për tërmetin.

Doktor, si një nga personat që ju ka hedhur në gjyq Agron Tufa, nuk mund t’ju shmangnim nga një pyetje e thjeshtë: Çfarë ndjetë kur morët vesh se Tufa iku dhe kërkoi azil politik diku?

– Pasi kemi dëgjuar aq shumë histori gjatë këtyre 30 viteve të fundit, nga më të çuditshmet do të thoshja, kjo e arratisjes së Agron Tufës është krejtësisht e papërfillshme. Iku një bëzhdilë. E kujt mund t’i bëjë përshtypje ikja e një bëzhdile? Por me që po më pyesni po ju them: unë nuk u çudita aspak nga ky akt i këtij personi.

E prisja prej kohësh një veprim të tillë prej tij. Ai e kishte paralajmëruar ikjen. Bashkohem me atë që thoshte Fatos Tarifa dy muaj e ca më parë: “Mjaft me këmbana alarmi të rremë! Nga se rrezikohet vërtet z. Agron Tufa?”, të cilin kjo gazetë e botoi në të njëjtën faqe me lajmin e rremë për kërcënimin e Tufës.

Po atë ditë, në një prej rrjeteve socialë, Tarifa u shpreh se nuk duhej të çuditeshim aspak nëse një ditë, z. Tufa, me një kopje të përkthyer e të noterizuar të “kërcënimit” që i ishte bërë dhe që qe njoftuar në media, të kërkonte azil politik diku jashtë vendit. Edhe unë i kisha parandjerë ikjen e tij të turpshme si shumë të tjerë.

Tufa e kishte përgatitur dhe kopsitur ikjen e tij. Prandaj dhe nuk u çudita aspak nga lajmi.

Sidoqoftë, si do ta prisnit një ballafaqim me Tufën në gjyq?

Ky është thjesht një supozim tashmë. Nuk jam shqetësuar hiç nga procedimi që kishte bërë. Ai të njëjtin procedim kishte bërë edhe për gazetën dita, por edhe për personalitete të tjerë si Spartak Braho, Fatos Tarifa, Shaqir Vukaj, Arben Duka e të tjerë.

Edhe i vetëm të isha përballë tij, do ta demaskoja publikisht si një njeri të neveritshëm dhe tejet të paskrupullt, me një mentalitet të para 75 viteve dhe të përbuzur nga një popull i tërë. Por pas gjithë asaj përvoje jetësore dhe politike që kam, do të përballesha me këtë person të padëshirueshëm thjesht për ta demaskuar si një falsifikator, si një mashtrues, si një pinjoll i kolaboracionistëve të dikurshëm.

Nuk e meriton vëmendjen time një person i tillë delenxhi, provokator, plagjiat, hajdut dhe një i arratisur tashmë turpshëm, i diskredituar para gjithë shqiptarëve. Ai nuk meriton asnjë vëmendje. Qeveria shqiptare në këtë rast ka rastin ta shkrijë atë gjoja institut të drejtuar nga një person i papërgjegjshëm dhe të rishikojë shumë qëndrime në raport me Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Si do ta përcaktonit qëndrimin e shtetit shqiptar ndaj aktit të Tufës?

Nuk duhet marrë shumë me Tufën. Nuk e meriton aq shumë vëmendje. Duke u marrë shumë me të ai faktorizohet, bëhet i rëndësishëm, kur në të vërtetë ai është thjeshtënjë bëzhdilë, sikurse ua thashë në fillim. Përsa më pyetët, do të citoja atë që thoshte dje në gazetën tuaj deputeti Spartak Braho: Mendoj se indiferenca e Ramës dhe Ruçit kanë inkurajuar aktet e mbrapshta të Tufës.

Tufa livadhiste dhe mendoi se ishte koha e tij. Dikush ia bënte me sy që t’ia mbathte dhe ai nuk ngurroi. Por i duhej një argument që të konsiderohej i përndjekur politik. Gjithë zhurma e tij mediatike vitin e fundit këtë synim ka pasur. Ai ia mbathi pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë, pavarësisht se zullumet e tij nuk kanë të sosur. Pikërisht këtu qëndron përgjegjësia e qeverisë dhe e shtetit tonë: që lejuan të ikë ky person pa u ndëshkuar për hajdutllëqet e tij.

Që mos të mburret andej nga ka shkuar se u largua për motive politike. Unë i pari, por edhe të tjerë mendoj se do të bëjmë të pamundurën që edhe atje ku ka kërkuar azil politik të mos gjejë vrimë ku të futet dhe do ta denoncojmë zyrtarisht si një hajdut dhe me vese tejet të rrezikshme shoqërore. Të mos pandehë Tufa se e hodhi pa u lagur.

Tashmë ai ka kërkuar azil politik në Zvicër, një vend neutral por edhe vend mik i Shqipërisë. A e meriton ky person azilin politik dhe privilegjet që pasojnë nga një status i tillë?

Jo, ai nuk e meriton statusin e azilantit politik. Ai nuk ishte as i përndjekur, as i kërcënuar. Ai ishte i përkëdheluri i qeverisë aktuale, kishte statusin e një zyrtari të lartë. Ai iku si një hajn, sikurse thonë nga veriu, iku me njollat më të turpshme të një njeriu pa dinjitet.

Pasi u shpërfaq si një nje njeri me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Shqipëri dhe u demaskua me fakte e dokumente si i tillë, të cilave nuk u bënte dot ballë, ai ia mbathi. Po të njëjtën rrezikshmëri shoqërore ai paraqet edhe në vendin që do ta strehoi.

Prandaj ambasada jonë në atë vend, por edhe ambasada zvicerane në vendin tonë, duhet të ngrenë alarmin dhe të mos i japin strehë një njeriu të tillë. Ua bëj këtë apel këtyre ambasadave publikisht. Por edhe vendeve të tjera ku ai mund t’ia mbathë sërish. Tufa e ka marrë rrokullimën dhe nuk i dihet si ku do ta mbajë vrapin…

Doktor, le ta lemë Tufën dhe të merremi me problemet e tjera. Me tërmetin, për shembull. Si ju duket situata pas 26 nëntorit, masat për ta përballuar situatën?

Ky ishte një nga tërmetet më të rëndë që kemi pësuar. Se si do të punojë qeveria për ta kapërcyer situatën, kjo do të duket në muajt e vitet në vijim. Tjetër gjë janë premtimet e tjetër gjë janë veprat. Ajo që më ka pëlqyer e prekur më shumë gjatë këtyre ditëve është solidariteti i shqiptarëve. I Kosovës sidomos.

Ky tërmet mund të krahasohet me atë të vitit 1979 që ra në Shkodër për nga goditjet dhe dëmet që shkaktuan. Atëherë ishte një kohë tjetër, ishte një shtet monopartiak dhe gjërat funksiononin ndryshe. Mirëpo solidariteti treguar nga i gjithë populli, aksioni i madh qeveritar bënë që dëmet e tërmetit të eliminoheshin brenda pak muajve. Tani jetojmë në një kohë tjetër, në një sistem tjetër dhe gjërat funksionojnë ndrye nga atëherë.

Por shqiptarët janë të njëjtët. Mund të përballohet situata në mënyra të tjera. Solidariteti është i njëjtë, por zgjidhja nuk do të jetë aq e shpejtë si dikur. Sidoqoftë le të shpresojmë që të jetë sa më e shpejtë për ata njerëz që e kanë ndjerë dhimbjen drejtpërdrejtë, si me humbjen e jetëve njerëzore, ashtu dhe me humbjen e strehëve. Unë hyj ndër ata që janë optimistë për kapërcimin e kësaj situate në një kohë optimale për të treguar se jemi një komb me vlera të patjetërsueshme morale.

REMOTE_ADDR:[]

4 komente në “Sabit Brokaj: Agron Tufa ishte një bëzhdilë, mos u merrni më me të!”

  1. Azilanti says:

    Mirë ndoshta e ke p Sabit..
    Po shiko se mos i jep CH azil e pastaj ju ngelet dopio 6 në derë..
    Se pastaj do jetë më e rëndë për ju..
    Demokracia dhe liritë e individit i harruat me duket..
    Nqa keshtu ky quhet regres jo progres..
    Dmth Go East JOO Go West…

  2. ASHT BASH KOHA SOT
    BIZDILAT PO PATSROHEN
    DO VIJ DITA E DO GJYKOHEN

  3. Lomy says:

    Foli edhe sabit spiuni. Kardiolog bythe qe ne rini

  4. Doda says:

    Rrespekte profesor SABIT BROKAJ , jeni burr per tu mar shembull , atdhetar korrekt dhe njeti me kultur te gjer SHQIPETAR I VERTET , rrespekte PROFESOR.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *