Tri këshillat e arta për një ekonomi të goditur nga “tërmetet”

5 Dhjetor 2019, 09:39Blog TEMA

Nga Alfred Peza

Lajmi i mirë që vjen pas tërmetit shkatërrimtar, është se pothuajse të gjitha njësitë tregtare dhe bizneset e vogla, të mesme apo të mëdha në Durrës, Thumanë, Tiranë e në gjithë perimetrin e goditur, i janë rikthyer normalitetit të punës. Kur kemi hyrë në javën e dytë pas katastrofës, të dhënat zyrtare flasin, se qytetarët po i rikthehen niveleve të konsumit që kemi patur përpara 26 nëntorit.

Shembujt për këtë nuk mungojnë. Të premten e javës së kaluar, në një qendër tregtare në Tiranë, filiali shqiptar i njërës prej firmave më të njohura të veshjeve në botë, kishte marë falenderime të posaçme. Arësyeja? Ia kishte dalë si rrallëherë që të realizonte xhiron më të lartë ditore të shitjeve, ndër të gjitha filialet e tjera konkurente të Ballkanit.

Rikthimi në rutinën e mëparshme të jetës së çdo qytetari dhe rikthimi i normave të mëparshme të konsumit nga ana e popullsisë, janë dy nga indikatorët që tregojnë se ekonomia e vendit, do të vijojë të eci përpara me ritmet e saj normale. Çka të bën optimist, se pavarësisht dëmeve të jashtëzakonshme që u shkaktuan, tregjet po reagojnë pozitivisht.

Eshtë e njohur biseda mes arkitektit të ekonomisë amerikane Alen Grinspen dhe Presidentit Bush, pas tragjedisë së 11 shtatorit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, i kërkoi tri këshilla që ai duhet ti jepte botës dhe qytetarëve amerikanë pas sulmit terrorist mbi dy kullat binjake. Nga ana tjetër e telefonit, shefi i Rezervave Fedarale Amerikane i tha: Duhet ti këshilloni qytetarët që; Të konsumojnë. Të konsumojnë. Të konsumojnë!

E pas kësaj, historia dihet. Tregjet nisën të reagonin pozitivisht dhe shumë më shpejt sesa pritej. Njerëzit iu rikthyen jetës normale ndërkohë që ekonomia ritmeve të përpara sulmeve, duke mos e futur ekonominë amerikane dhe atë globale në recension apo në krizë.

Stresi psikologjik që pëson popullsia e një vendi, për shkak të katastrofave natyrore, teknologjike apo me natyrë njerëzore, injektohet jo rrallëherë edhe në sistemin social ekonomik dhe të jetës së tyre shoqërore. Duke sjellë pasoja të cilat më vonë, do të rëndojnë sërisht, në standardin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve.

I kanë ditur apo jo tri këshillat e arta për një ekonomi të goditur nga “tërmetet”, me instikt apo në mënyrë koshiente, realiteti i këtyre ditëve tregon se shqiptarët po i zbatojnë ato. Duke iu rikthyer normalitetit, punës, konsumit dhe të ardhmes. Me optimizëm.

4 komente në “Tri këshillat e arta për një ekonomi të goditur nga “tërmetet””

  1. Drejtesi says:

    Nuk ka gazetar me medioker se ky! Xhanem si shumica e gazetareve – analist te ketij vendi, superinjorant dhe te anshem.

  2. Lee lee says:

    Medioker. Eshte me keq akoma Medioker injorant.. KONSUMONI VESHJE TE PRODHUARA JASHTE. KONSUMONI USHQIME TE PRODHUARA JASHTE.. KONSUMONI… JETA DO KONSUMIM MADE IN CHINA. MADE IN EE.. O pjeper mire keq perfaqson nje parti politike ke detyrim sa do Koqe te jesh te lexosh fakte perpara se te shkruash dicka.

  3. patrioti says:

    O Zot , na ruaj nga budallenjte … dalin ca hajvane me tre klase shkolle , qe nuk dine te shkruajne shqip dhe shajne e kritikojne Alfred Pezen ?!

  4. meu says:

    Si gjithmonë i saktë Alfred Peza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje