FOTOT/ U kap mat me kolegen, këngëtari i martuar kërkon falje publikisht: Kisha pirë shumë

Disa ditë më parë në mediat e huaja qarkulluan foto të Justin Timberlake dhe aktores Alisha Wainëright, teksa ndodheshin në një tavolinë së bashku me pjesën tjetër të kastit gjatë xhirimeve të filmit më të ri të dyshes.

Ajo çfarë habiti jo pak publikun në këto foto ishte fakti se Justin dhe Alisha dukeshin tejet të afërt me njëri- tjetrin,  e ndërsa janë parë të rrinë pothuajse ngjitur në tavolinë, madje u fotografuan edhe duke kapur duart nën tavolinë.

Duket se kjo situatë e ka shqetësuar gruan e Timbërale, Jessica Biel me të cilën artisti është martuar prej 7 vitesh, dhe për këtë arsye këngëtari dhe aktori ka bërë një postim publik, duke kërkuar falje për ‘shfaqjen’ aspak të këndshme që dha me kolegene  tij.

Unë dua të qëndroj larg thashethemeve sa të mundem, por për familjen time mendoj se është e rëndësishme të flas në lidhje me thashethemet e fundit që po lëndojnë njerëzit që dua.

Pak javë më parë unë humba llogjikën, por më lejoni të jem i qartë, nuk ka ndodhur asgjë mes meje dhe koleges time.

Piva shumë dhe më vjen keq për sjelljen time.

Duhet të kisha treguar më shumë kujdes. Nuk është ky shembulli që dua të jap për tim bir.

I kërkoj falje gruas time të mrekullueshme dhe familjes që i bëra të kalojnë një situatë kaq të sikletshme.

Do të fokusohem që të jem bashkëshorti dhe babai më i mirë që do të mundem të jem”, ka shkruar Justin në postimin e tij, teksa ka bërë një ‘mea culpa’.

1 komente në “FOTOT/ U kap mat me kolegen, këngëtari i martuar kërkon falje publikisht: Kisha pirë shumë”

  1. Ajo gje i ka ndodhur pothuaj te gjithve
    imagjino hej syt e mjergulluar dhe ti shef perpara nji
    siluete forma etj etj hm ,, qe te zhvendos trurin me nji shikim .
    dhe ti si sexi me i dobet i thyeshem i ksaj Bote ,dorezohesh
    e ajo qe ke perpara te duket per nji cast si e dashura jote ,
    ose gruja dhe hop ja hedh doren
    qafes dhe e perkedhel ,
    pamenduar fare se je duke ber tradhetin .
    Pra gjona behen padashur ,pakuptuar , kur je i dehur koq.
    Feeeemrat s’duhet t’i shfrytezojne te tilla raste dhe kercejne ne prehr tjetrit
    se pastah ahaaa ka mor fund tjetri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *